LAPSH - Avenches

Wegbeschreibung

LAPSH - Avenches Lidhja e arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër

ℹ️ Nis viti i ri shkollor në Shkollën Shqipe në Avenches! Me kënaqësi dhe entuziazëm kemi nisur vitin e ri shkollor në S...
05/09/2026

ℹ️ Nis viti i ri shkollor në Shkollën Shqipe në Avenches!

Me kënaqësi dhe entuziazëm kemi nisur vitin e ri shkollor në Shkollën Shqipe në Avenches, duke mirëpritur nxënësit tanë të rinj dhe ata që vazhdojnë rrugëtimin e tyre në mësimin e gjuhës shqipe.

Përmes mësimit, aktiviteteve dhe bashkëbisedimit, fëmijët do të kenë mundësinë të zhvillojnë njohuritë e tyre në gjuhën shqipe, si dhe të njihen më nga afër me kulturën, historinë dhe traditat shqiptare.

U dëshirojmë të gjithë nxënësve një vit shkollor të mbarë, me shumë suksese, përvoja të bukura dhe kënaqësi në mësimin e gjuhës së të parëve.

Mësimet zhvillohen në Avenches, çdo të premte, nga ora 18:30 deri në 20:00, nën udhëheqjen e mësueses Laurjetë Shala

Me përkushtim dhe dashuri për gjuhën shqipe, mësuesja Laurjeta angazhohet që fëmijëve të rajonit të Broye-s t’ua përcjellë jo vetëm gjuhën, por edhe vlerat, kulturën dhe traditat tona kombëtare.

Prindërit që dëshirojnë që fëmijët e tyre të mësojnë apo të përmirësojnë gjuhën shqipe janë të mirëpritur të na kontaktojnë përmes mesazhit privat për informacione rreth regjistrimit dhe mësimit.

Faleminderit të gjithë prindërve për besimin dhe mbështetjen. Ju ftojmë gjithashtu ta shpërndani këtë publikim me familjarët dhe miqtë tuaj.

Së bashku për ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar te brezat e rinj! 🇦🇱

Me rastin e ditës ndërkombëtare për të drejtat e grave 👩‍🦰👩🏼‍🦱👧🏼👱🏻‍♀️, klasa e mësimit të gjuhës shqipe pran LAPSH-it Av...
08/03/2024

Me rastin e ditës ndërkombëtare për të drejtat e grave 👩‍🦰👩🏼‍🦱👧🏼👱🏻‍♀️, klasa e mësimit të gjuhës shqipe pran LAPSH-it Avenches, me këtë buketë lulesh të punuara nga nxënësit e shkollës, ju uron të gjitha grave, 8 marsin 🌷.

Të nderuar bashkatdhetarë, Ju njoftojmë se nga java e ardhshme LAPSH Avenches fillon me një klasë të re me ciklin e ulët...
03/11/2023

Të nderuar bashkatdhetarë,

Ju njoftojmë se nga java e ardhshme LAPSH Avenches fillon me një klasë të re me ciklin e ulët me nxënës nga mosha 7-8 vjeç, paralelisht me ciklin e mesëm ekzistues me moshatarët 9 vjeç e më shumë.

Të martën, më datë 7 nëntor, mbahet një mbledhje me prindërit e interesuar që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë klasë, ku mund të ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja rreth shkollës shqipe. Mbledhja mbahet në lokalet e shkollës Sous-Ville në Avenches duke filluar nga ora 19:30

Ju kujtojmë se regjistrimi i nxënësve nuk është i kufizuar vetëm për banorët e Avenches por për të gjithë regjionin e gjerë.

Mirupafshim,
Kryesia e LAPSH-it Avenches

Aktive prej vitit 2016 në Avenches, shkolla e mësimit plotësues të gjuhës shqipe LAPSH- Avenches ka filluar, javë më par...
11/10/2023

Aktive prej vitit 2016 në Avenches, shkolla e mësimit plotësues të gjuhës shqipe LAPSH- Avenches ka filluar, javë më parë, vitin e ri shkollor 2023/2024👩‍🎓👨‍🎓.

Çdo të premte prej orës 18:30, kemi kënaqësinë t’i mirëpresim fëmijët shqipëtar (dhe jo vetëm) për mësim të gjuhës, historisë dhe kulturës shqipëtare.

Të gjithë fëmijët e interesuar jan të mirëseardhur, pa pengesë prejardhja apo niveli gjuhësor, që t’i mësojmë një bazë të mirë të gjuhës shqipe. Gjithashtu, t’i ofrojmë momente kreative dhe shoqërore në mesin e bashkatdhetarëve të tyre.

Nëse keni interesim që fëmijët tuaj të vijojnë në një orë mësimore provuese, na shkruani një koment me poshtë 👇 dhe ju kontaktojmë privatisht.

Adresse

Route De Sous-Ville 6A, Bâtiment B
Avenches
1580

Öffnungszeiten

Dienstag 18:30 - 20:00
Freitag 18:30 - 20:00

Website

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn LAPSH - Avenches etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen

Kategorie