Xhamia Mirësia Hasselt

Xhamia Mirësia Hasselt

Delen

Contactgegevens, kaart en routebeschrijving, contactformulier, openingstijden, diensten, beoordelingen, foto's, video's en aankondigingen van Xhamia Mirësia Hasselt, Onderwijs, Hasselt.

31/03/2021

I Dërguari i Allahut (SalAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “A doni t’ju tregoj për një vepër, me anë të së cilës Allahu u fshin mëkatet dhe u rrit gradat? Ata thanë: Sigurisht, o i Dërguari i Allahut! Ai tha: Përsosja e abdesit edhe në kushte të vështira, ecja e gjatë për në xhami, si dhe pritja e namazit (tjetër) pas kryerjes së namazit të mëparshëm. Ky është ribati, ky është ribati, ky është ribati.”
(E përcjell Muslimi.)

Gjithsesi vlerat e xhamisë nuk mbarojnë me kaq, për më tepër Allahu i Madhëruar i ka premtuar atij njeriu, që ndërton një xhami, se do t’i ndërtojë një shtëpi në xhenet. Osman bin Afani përcjell, se e ka dëgjuar Profetin (SalAllahu alejhi ue selem) duke thënë: “Kush ndërton për hir të Allahut një xhami, Allahu do t’i ndërtojë atij një të tillë në xhenet.” (E përcjell Tirmidhiu, ndërsa Albani e konsideron hadith të saktë.)

Hasan Basriu ka thënë: “O ti besimtar! Nga xhamia nuk do të mbetesh pa përfituar pesë gjëra: E para; mëshirën e Allahut, e cila shlyen gabimet e mëparshme, e dyta; gjetjen e një njeriu të mirë, të cilin e do për hir të Allahut, e treta; të njohësh fqinjin tënd dhe të preokupohesh për të vizituar të sëmurin apo të varfrin në mesin e tyre, e katërta; ruan dëgjimin dhe shikimin tënd nga harami, dhe e pesta; dëgjon ajete që të udhëzojnë.”

Për të treguar rëndësinë e xhamisë si dhe vlerën e saj të madhe, puna e parë që bëri i Dërguari i Allahut (SalAllahu alejhi ue selem) çastin që hyri në Medinen e Ndritur ishte ndërtimi i një xhamie. Kjo vepër tregon qartë rëndësinë e ekzistencës së xhamisë në një shoqëri Islame, e nga këtu kuptohet vendi që zë xhamia në Fenë Islame.

Wilt u dat uw scholen hét hoogst genoteerde School in Hasselt wordt?

Klik hier om uitgelicht te worden.

Plaats

Type

Website

Adres


Hasselt
3511