13/08/2017
BURRI:
A e ke fal ikindinë?
GRUAJA:
Jo.
BURRI:
Pse?
GRUAJA:
Posa erdha nga puna,
jam shumë e lodhur,
prit të pushoj pak.
BURRI:
Ok…
(Pak më vonë)
BURRI:
Shko, të lutem fale ikindinë
dhe akshamin, derisa nuk
hyri koha e jacisë…
(Ditën e nesërme)
Burri shkoi në udhëtim zyrtar. Disa orë pasi që ishte i planifikuar aterrimi i aeroplanit të tij, ende nuk iu lajmërua me thirrje apo porosi gruas së vet, siq e kishte zakon përndryshe!
Gruaja e thirri disa herë, ai nuk u lajmërua. Përsëri ajo thirri disa herë, ai nuk u lajmëronte. Prapë thirri, por pa përgjigje. Ishte shumë e brengosur, pasi që nuk kishte kontaktuar me burrin e vet pas atyre thirrjeve të shumta. Mendoi menjëherë se mos i ka ndodhur diq, sepse ai gjithnjë thirrte posa arrinte në destinacion.
Pas disa orëve, përnjëherë
cingërroi telefoni.
Ishte burri i vet.
Gruaja e tëra e brengosur e pyet:
Si je, a është çdo gjë në
rregull, a arrite i sigurt?
BURRI:
Çdo gjë në rregull,
elhamdulillah. Arrita.
GRUAJA:
Kur?
BURRI:
Para 4 ore.
GRUAJA:
Para 4 ore?! Pse nuk m'u
lajmërove menjëherë?!
BURRI:
Isha tepër i lodhur,
dhe pushova pak.
GRUAJA:
Disa minuta nuk do të
merrnin asgjë nga gjumi yt,
vetëm t'më kishe lajmëruar
se ke arritur! Edhe akoma,
a nuk e dëgjoje telefonin duke cingërruar, 100 herë
të kam thirr?!
BURRI:
Po, e dëgjoja…
GRUAJA:
Dhe nuk m'u lajmëroje?!
Don të thotë për ty
thirrjet e mia nuk janë
të rëndësishme!?
BURRI:
Thirrjet e tua janë të rëndësishme për mua,
por edhe ty dje nuk të pengonte t'i përgjigjesh ezanit.
Thirrjes së Allahut...
Gruaja pas asaj fjalie
plasi në vaj dhe tha:
Po, ke të drejtë. Më fal...
BURRI:
Pse po më kërkon falje
mua, e dashur? Kërko falje
nga Allahu, dhe mos
e përsërit atë gabim.
Dije se e tëra që dëshiroj në
këtë botë është që Ai të jetë
i kënaqur me neve, dhe të na bashkon në Xhenet, që bashkë t'ia nisim jetën tonë të përjetshme.
Pas asaja dite, gruaja
më asnjë namaz
nuk e ka lëshuar.