Thënie dhe video të bukura

Thënie dhe video të bukura

Teilen

Në këtë faqe do të publikohen thënie dhe video të bukura. Faqja ka qëllime edukative dhe argëtuese.

22/05/2026

Do marr çiften do dal për gjah

03/05/2026

Te Rrapi në Mashkullorë

27/04/2026

Shtëpia e re

25/04/2026

I lindur në 🇺🇸 East Harlem dhe i rritur që fëmijë mes varfërisë, sherreve të rrugës, duhanit e alkoolit në 🇺🇸 Bronx, duke e thënë me mburrje se është 💯🇮🇹, më shumë siçilian dhe pak napoletan 🤌 Fitues i çmimit Oscar 🌟, një nga më të mëdhenjtë e kinemasë botërore, sot i urojmë ditëlindjen legjendës Al Pacino (86) 🎉 Në cilin film ka shkëlqyer më shumë? 🤩
1️⃣ The Godfather
2️⃣ Scarface
3️⃣ Scent of a Woman
4️⃣ The Devil's Advocate
5️⃣ The Irishman
6️⃣ Carlito's Way
7️⃣ Donnie Brasco
8️⃣ Serpico
9️⃣ Heat
🔟 Ocean's Thirteen

18/03/2026

Ndodh edhe kështu ...!

16/03/2026

Nga Xhensil Shkëmbi

"Babi më ka ndërruar jetë, nënën e kam të sëmurë nga koka, pas shkolle dal dhe shes lajthi"
Në Pogradec, teksa shëtitorja buzë liqenit ishte e tejmbushur me fëmijë që luanin sot për Ditën e Verës e me prindër që kujdeseshin për çdo hap të tyre, përshtypje më bëri një djalë i vogël, me fytyrën e mërzitur, që po shiste lajthi.
E pashë me bisht të syrit, por nuk e ndalova. Mendja më mbeti tek ai. Zoti (fati, natyra a rastësia) e solli afër meje përsëri, teksa po pija kafe. Shoku që isha ulur i kërkoi lajthi.
— Si quhesh? — e pyes unë.
— Eduard.
— Sa vjeç je?
— 13.
— Sa kohë ke që shet lajthi?
— Po kam nja dy-tre vite.
— Po prindërit pse të lënë të punosh kaq i vogël? Nuk shkon në shkollë ti?
— Babi më ka ndërruar jetë. Mamin e kam të sëmurë nga koka. Unë shkoj në shkollë e pas shkolle dal dhe shes lajthi. I çoj lekët mamit për ilaçe.
— Mëson në shkollë?
— Po mësoj. — (i turpshëm dhe ul kokën sikur do të ikë)
Shoku im nxjerr gjithë lekët që kishte dhe ia jep, e Eduardi numëron lajthitë.
— Nuk kam kaq shumë lajthi…
— Mbaji, mbaji lekët, por mos ki turp që punon. Sepse nuk je fëmijë, je burrë, — thotë shoku im që vendos syzet për të mos u parë që i dolën lot nga sytë.
Iku. Me një hap të lehtë. Me kokën ulur. Shok nuk kishte me vete. Në dorë mbante 5-6 qese lajthi që kushtonin një mijë lekë të vjetra e që nuk i haje dot. Më dukej vetja i paaftë për të ngrënë nga duart e atij heroi të vogël. Atij heroi burrë.

Nga: Xhensil Shkembi

14/03/2026

13 Mars 1908 — Dy trima në kalldrëmet e Gjirokastrës
Ishte mëngjes marsi në Gjirokastër.
Dy burra hynë në qytet të veshur si tregtarë.
Kishin prerë flokët e gjatë, mjekrat dhe mustaqet.
Kishin provuar revolverët ditën më parë, larg syve të botës.
E dinin se mund të mos ktheheshin.
Por e bënë njësoj.
Hito Lekdushi dhe Bajram Ligu këmbëngulën vetë që t’u ngarkohej atyre detyra e atentatit. Çerçiz Topulli me shokë ranë dakord. Të dy prenë flokët e gjatë, mjekrat dhe mustaqet, u veshën si tregëtarë për të mos u njohur, provuan revolverët dhe bredhën një ditë të tërë lagjeve të Gjirokastrës për të njohur terrenin.
Bimbashi turk komandanti i xhandarmërisë kishte mbjellë terror në Gjirokastër e Përmet. Kishte masakruar. Kishte frikësuar. Mendonte se ishte i pathyeshëm.
Atë mëngjes marsi, në rrugën e lagjes Hazmurat, dy patriotët e çetës së Çerçiz Topullit e shtrinë përgjithmonë në kalldrëmet e qytetit të gurtë.
Pesë ditë më vonë, çeta e Çerçizit luftoi betejën legjendare të Mashkullorës 9 burra kundër hordhive turke dhe rezistoi.
Katër vjet më vonë u shpall Pavarësia.

23/02/2026

Kënga e Naimit - Grupi Folklorik i Përmetit

17/02/2026
05/02/2026

Marianne vrau vrasësin e vajzës së saj në sallën e gjyqit
Në vitin 1980, në qytetin gjerman të Lübeck-ut, një nënë e vetme, Marianne Bachmeier, po përpiqej të mbante në këmbë jetën e saj dhe të vajzës shtatëvjeçare, Anna. Punonte netë të gjata si kamariere dhe e dinte se mungesa e saj e shpeshtë po ia rrëmbente Annës një pjesë të fëmijërisë. Megjithatë, mes tyre kishte diçka të palëkundur: dashurinë.
Më 5 maj 1980, pas një mosmarrëveshjeje të vogël me të ëmën, Anna nuk shkoi në shkollë. Ajo shkoi te një fqinj, Klaus Grabowski — 35 vjeç, kasap, dhe një abuzues seksual i dënuar më parë, i liruar nga burgu.
Atë ditë, Grabowski e mbajti Annën peng, e dhunoi dhe më pas e mbyti. Trupin e saj e fshehu pranë një kanali. E fejuara e tij, e tmerruar nga ajo që kishte zbuluar, lajmëroi policinë. Grabowski u arrestua po atë mbrëmje.
Për Marianne-n, jeta u shkatërrua në një çast. Vajza e saj kishte humbur jetën nga duart e një njeriu të cilit Anna i kishte besuar.
Gjyqi nisi në mars të vitit 1981. Marianne ishte e pranishme në çdo seancë, ulur në rreshtin e parë. Ajo dëgjoi Grabowski-n të pranonte vrasjen, por edhe ta fajësonte Annën, duke pretenduar se fëmija shtatëvjeçar kishte tentuar ta “joshte” dhe ta shantazhonte.
Një burrë i rritur po e shpallte vajzën e saj fajtore për vdekjen e vet.
Më 6 mars 1981, në ditën e tretë të gjyqit, Marianne hyri në sallë me një pistoletë të fshehur në çantë. Ajo iu afrua Grabowski-t nga pas dhe qëlloi tetë herë. Shtatë plumba e goditën. Ai vdiq pothuajse menjëherë.
Marianne nuk u largua. Qëndroi aty, në pritje të policisë. “Doja ta vrisja,” tha ajo më vonë. “Ai e vrau vajzën time.”
Gjyqi i saj filloi në dhjetor 1982. Fillimisht u akuzua për vrasje, por akuza u ul në vrasje nga pakujdesia e rëndë. Prokuroria argumentoi se veprimi ishte i planifikuar; mbrojtja këmbënguli se ajo kishte vepruar nën një tronditje emocionale të pakontrollueshme.
Gjatë procesit, kur iu kërkua një mostër shkrimi, Marianne shkroi: “E bëra për ty, Anna”
dhe e rrethoi fjalinë me shtatë zemra të vogla — një për çdo vit të jetës së vajzës së saj.
Më 2 mars 1983, ajo u dënua me gjashtë vjet burg. Vuajti vetëm tre.
Pas lirimit, u përpoq të rindërtonte jetën. U martua, u shpërngul në Nigeri dhe më pas në Sicili, ku punoi në një hospice. Aty u diagnostikua me kancer pankreasi.
Në intervistat e fundit, Marianne nuk shfaqi kurrë pendesë për atë që kishte bërë. Tha se qëllimi i saj kishte qenë një: ta ndalte vrasësin nga përhapja e gënjeshtrave për Annën.
Më 17 shtator 1996, Marianne Bachmeier vdiq në moshën 46-vjeçare. Ajo u varros pranë vajzës së saj në Lübeck.
Dy jetë. Një varr. Dhe një pyetje që ende na ndjek:
Kur sistemi dështon të mbrojë të pafajshmit, çfarë është drejtësia?
Për Marianne-n, përgjigjja ishte gjithmonë e njëjtë.
Ajo e bëri për Annën.

Wollen Sie Ihr Schule/Universität zum Top-Schule/Universität in Vienna machen?

Klicken Sie hier, um Ihren Gesponserten Eintrag zu erhalten.

Lage

Kategorie

Webseite

Adresse


Vienna