"Shoqata Ameda"

"Shoqata Ameda" Shoqata "AMEDA" është një shoqatë në ndihmë të fëmijëve në vështirësi dhe familjeve të Shoqate Multidisiplinore per Femijet ne Veshtiresi ne Shqiperi.

13/09/2015

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2015-2016, shoqata AMEDA uron gjithë nxënësit me ose pa aftësi të kufizuara, në veçanti ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës dhe mësuesit e tyre fillim të mbarë dhe suksese në procesin mësimor-edukativ.

Shoqta "AMEDA" falenderon nxënësit dhe mësuesit e shkollave që morën pjesë në konkursin e vizatimit me temë "Të barabart...
25/05/2015

Shoqta "AMEDA" falenderon nxënësit dhe mësuesit e shkollave që morën pjesë në konkursin e vizatimit me temë "Të barabartë, por të ndryshëm" të zhvilluar nga data 1 mars deri më 31 maj 2015 në qytetet Elbasan, Vlorë, Shkodër. Shoqata falenderon në veçanti nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare "Dëshmorët e Prishtinës" Shkodër, të shkollës 9-vjeçare "Ismail Qemali" Vlorë, të shkollës jobublike Nr.1, Vlorë, të shkollës jopublike "Internacional" Vlorë dhe të shkollës Speciale Elbasan për punën e tyre të mirë dhe serioze. Komisioni shpall nxënësit fitues sipas temave si më poshtë:
1. Adela Zeneli, shkolla Nr.1, Vlorë
2. Aleksia Zyka, shkolla Nr.1, Vlorë
3. Dardan Imeraj, shkolla "Dëshmorët e Prishtinës" Shkodër
4. Eljona Lekaj, shkolla "Dëshmorët e Prishtinës" Shkodër
5. Klajdi Grixhja, shkolla "Dëshmorët e Prishtinës" Shkodër
6. Klevisa Kapo, shkolla Nr.1, Vlorë
7. Sheilan Nukaj, shkolla Nr.1, Vlorë
8. Xhenovefa Kruta, shkolla Nr.1, Vlorë
9. Xhulia Cuberi, shkolla Nr.1, Vlorë
Konkursi mbetet i hapur deri më 30 qershor 2015 për dy tema:
1. Hiperaktiviteti dhe çrregullimet e vëmendjes
2. Shurdhëria

25/05/2015

MINI-PROJEKT
Të barabartë, por të ndryshëm

Përshkrim i shkurtër i projektit : konkurs vizatimi me fëmijët e kopshteve dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe shkollave speciale me temë : « Të barabartë, por të ndryshëm ». Vizatimet e përzgjedhura (10 vizatime) nga një komision i specializuar do të botohen në një manual të pedagogjisë së specializuar në ndihmë të profesionistëve (edukatorë, mësues, psikologë, punonjës socialë, terapistë,etj.) dhe prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Një kopje e librit do ti jepet falas çdo shkolle pjesmarrëse në projekt për bibliotekën e shkollës.
Qëllimi : sensibilizimi i nxënësve të arsimit parashkollor, Ciklit Fillor dhe Ciklit të Mesëm të Ulët dhe të Lartë për njohjen dhe pranimin e bashkëmoshatarëve të tyre me aftësi të kufizuara.
Përfituesit : nxënësit e kopshteve dhe shkollave 9-vjeçare të rretheve Vlorë, Elbasan, Shkodër.
Organizator dhe financues : Shoqata AMEDA (Shoqatë Multidisiplinore për Fëmijët në Vështirësi në Shqipëri).
Kohëzgjatja : 1 mars - 31 maj 2015. Dorëzimi i vizatimeve nga data 6 prill deri më 10 prill 2015. Shpallja e nxënësve fitues dhe dorëzimi i çmimeve deri në fund të muajit maj 2015.
Buxheti : 100 000 lekë të reja. Cdo vizatim i përzgjedhur do të shpërblehet me 10 000 lekë të reja, shumë e cila do të jepet në formën e materialeve shkollore (libra, fletore, ngjyra, bojra, kolora, etj) për klasën e nxënësit fitues.

MENYRA E ORGANIZIMIT TE KONKURSIT

AMEDA, shoqatë që punon kryesisht në ndihmë të fëmijëve dhe adoleshentëve me aftësi të kufizuara, organizon një konkurs të madh vizatimi me fëmijët e kopshteve dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare.

Çdo klasë e nxënësit fitues (10 nxënës fitues) do të marrë materiale shkollore (libra, fletore, ngjyra, kolora, etj. ose materiale të tjera sipas këkesës së mësuesit) për të gjithë nxënësit e klasës me një vlerë 10 000 lekë të reja.

Atëhere, mos hezitoni filloni nga puna !

Ja se çfarë duhet të realizoni konkretisht :

Vizatime bardhë e zi (me laps, kolor të zi ose bojë kine të zezë, por jo me ngjyra!)

Në një fletë formati A4 (fletë e bardhë)

Mbrapa çdo vizatimi duhet të figurojë emri, mbiemri dhe mosha e nxënësit si dhe koordinatat e mësuesit (emri, mbiemri, qyteti ose fshati, emri i kopshtit ose i shkollës, numri i celularit) dhe tema e zgjedhur.

TEMA : Çfarë përfytyrimi keni ju për aftësitë e kufizuara të paraqitura më poshtë ? Shprehni idetë tuaja me anë të një vizatimi të një fëmije/adoleshenti që paraqet llojin e aftësisë së kufizuar që ju keni zgjedhur ose me anë të një objekti, një metafore që simbolizon këtë lloj aftësie të kufizuar. Çdo klasë/shkollë duhet të dorëzojë të paktën një vizatim për secilën nga 10 temat e mëposhtme :

1. Një fëmijë/adoleshent që paraqet një defiçencë intelektuale (vonesë mendore, dawn) ose një objekt që simbolizon këtë situatë.
2. Një fëmijë/adoleshent që paraqet një aftësi të kufizuar fizike (motore) ose një objekt që simbolizon këtë situatë.
3. Një fëmijë/adoleshent që paraqet një çrregullime të gjuhës dhe komunikimit (që ka vështirësi në të folur ose në të kuptuarin e gjuhës) ose një objekt që simbolizon këtë situatë.
4. Një fëmijë/adoleshent autik ose një objekt që simbolizon këtë situatë.
5. Një fëmijë/adoleshent shurdh-memec (që nuk dëgjon dhe nuk flet) ose një objekt që simbolizon këtë situatë.
6. Një fëmijë/adoleshent i verbër (që nuk shikon) ose një objekt që simbolizon këtë situatë.
7. Një fëmijë/adoleshent me çrregullime të sjelljes (agresiv, i dhunshëm) ose një objekt që simbolizon këtë situatë.
8. Një fëmijë/adoleshent me vështirësi në të nxënë (që ka vështirësi në lexim, shkrim, matematikë) ose një objekt që simbolizon këtë situatë.
9. Një fëmijë/adoleshent hiperaktiv dhe çrregullime të vëmendjes (që është shumë i lëvizshëm, që bën shumë gjëra njëherësh) ose një objekt që simbolizon këtë situatë.
10. Një fëmijë/adoleshent me një sëmundje kronike të rëndë (epilesi, diabet, astme,kancer) ose një objekt që simbolizon këtë situatë.

10 vizatimet më të mira të përzgjedhura do të përdoren si ilustrime për një manual të pedagogjisë së specializuar, në ndihmë të profesionistëve, studentëve të edukimit special dhe prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Çdo shkollë që do të marrë pjesë në konkurs do të marrë falas një kopje të manualit për bibliotekën e shkollës.

Mësuesit mund të mbledhin të gjitha vizatimet e realizuara në klasë/shkollë (të paktën një vizatim për çdo temë) dhe ti dërgojnë me postë ose dorazi në adresën e mëposhtme nga data 6 prill deri më datën 10 prill 2015 :

Shoqata AMEDA
Viktor Lami
Qendra e Zhvillimit për PAK
Lagja : Pavarësia, Skelë
VlORE

Prindërit që dëshirojnë që fëmija i tyre të marrë pjesë në konkurs në mënyrë individuale, mund gjithashtu ti dërgojnë vizatimet e fëmijës së tyre (të paktën 3 vizatime mbi tema të ndryshme) në adresën e mësipërme nga data 6 prill deri në datën 10 prill 2015.

Fituesit do të njoftohen për rezultatet e konkursit deri në fund të muajit maj 2015.
Për AMEDA-n :
Anne Rodi Viktor Lami
[email protected] [email protected]
069 23 15 172

05/03/2015

Shoqata AMEDA uron të gjithë mësuesit që presin në klasat e tyre nxënës me aftësi të kufizuara GËZUAR 7 MARSIN, këtë festë simbolike dhe kuptimplote për të gjithë profesionistët e edukimit të brezit të ri. Mirënjohje për punën e tyre fisnike!

Shoqata "AMEDA" financon Festën e Vitit të RI 2015 me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në GRAMSH. Shoq...
31/01/2015

Shoqata "AMEDA" financon Festën e Vitit të RI 2015 me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në GRAMSH. Shoqata falenderon mësuesen Elena Latifi bashkë me koleget e saj për organizimin e kësaj feste të bukur.

Shoqata "AMEDA" financon dy guzhina për QZHPAK Vlorë.
31/01/2015

Shoqata "AMEDA" financon dy guzhina për QZHPAK Vlorë.

01/12/2014

Me rastin e 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar, shoqata "AMEDA" u uron gjithë personave me aftësi të kufizuara një jetë sa më gjithpërfshirëse në komunitet dhe gjithë profesionistëve të edukimit të specializuar më shumë përkujdesje për këta persona. Shoqata i bën apel gjithë shoqërisë shqiptare të tregojë më shumë vëmendje për PAK dhe familjet e tyre.

14/09/2014

Shoqata AMEDA uron të gjithë nxënësit me ose pa aftësi të kufizuar dhe mësuesit e tyre një vit shkollor të mbarë me sa më shumë projekte edukative.

06/03/2014

Shoqata AMEDA uron të gjithë mësuesit që kanë në klasat e tyre Fëmijë më Aftësi të Kufizuar GEZUAR FESTËN E MËSUESIT.

22/02/2014
Për dy javë gjatë pushimeve të festave të fundvitit, Anne Rodi dhe Catherine Berset, nga shoqata AMEDA Zvicër, punuan ba...
08/01/2014

Për dy javë gjatë pushimeve të festave të fundvitit, Anne Rodi dhe Catherine Berset, nga shoqata AMEDA Zvicër, punuan bashkë me fëmijët dhe adoleshentët e Qendrës së Zhvillimit Vlorë, për zbukurimin dhe personalizimin e dhomave të gjumit

Babagjyshi i Vitit të Ri erdhi me më shumë dhurata për fëmijët dhe adoleshentët me aftësi të kufizuara në Qendrën e Zhvi...
08/01/2014

Babagjyshi i Vitit të Ri erdhi me më shumë dhurata për fëmijët dhe adoleshentët me aftësi të kufizuara në Qendrën e Zhvillimit Vlorë.

Address

Vlora

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when "Shoqata Ameda" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to "Shoqata Ameda":

Shortcuts

Share