Institucionet Arsimore "Shkolla Internacional"

Institucionet Arsimore "Shkolla Internacional" Ndërtoni Sot të Ardhmen Tuaj...! Me punën tonë, kemi krijuar stabilitet dhe qëndrueshmëri në komunitet.

“Me ne Europa nuk është më një ëndërr”

Ne jemi Institucionet Arsimore “ Shkolla Internacional” që çelën dyert drejt suksesit për një “Arsim” ndryshe. Ofrojmë standarde europiane të mësimdhënies , dije cilësore dhe një staf profesorësh tepër të kualifikuar dhe me dëshirën e madhe për t`u përçuar dijet brezit të ri, vizion dhe kërkesa të larta për nxënësit e nivelit 9–vjeçar dhe parauniversitar. Ne synojmë zgjerimin, afrimin dhe mbështetjen e më të mirëve, më cilësorëve duke u mundësuar hapjen e dyerve për studime të mëtejshme në universitetet më prestigjoze që sigurojnë tregun e së ardhmes, duke u ndier mirë me cilësinë e dijeve të marra nga “Shkolla Internacional”. Të vendosur në mes të gjelbërimit, qetësisë, ajrit të pastër, larg zhurmës dhe rrëmujës së qytetit, sigurojmë kushtet më të mira për studim. Institucionet Arsimore “ Shkolla Internacional” ofrojnë këto shërbime arsimore:

1- Kopshtin me dhe pa gjumë

2- Ciklin 9 – vjeçar
Ciklin e ulët
Cilin e lartë
Studimin dhe ushqimin
Shkollën verore

3- Gjimnazin

4- Konservatorin Artistik Internacional
Dega Balet
Dega Muzikë

5- Qendrën e testimit të Cambridge ESOL

17/09/2026
🌍✨ NJË TJETËR SUKSES I MADH QË NA MBUSH ME KRENARI! ✨🌍Me shumë krenari ndajmë një lajm të jashtëzakonshëm, Dora Hodaj nx...
17/09/2026

🌍✨ NJË TJETËR SUKSES I MADH QË NA MBUSH ME KRENARI! ✨🌍

Me shumë krenari ndajmë një lajm të jashtëzakonshëm, Dora Hodaj nxënëse ekselente e Shkollës Internacional, ka fituar bursë studimi për programin prestigjioz International Baccalaureate (IB) në UWC Adriatic, Itali. 🇮🇹🎓

Kjo arritje e rëndësishme është rezultat i përkushtimit të saj të jashtëzakonshëm, rezultateve të shkëlqyera akademike, potencialit të spikatur, angazhimit në komunitet dhe pasioneve të saj artistike e kulturore.

Përzgjedhja për një bursë në UWC është një vlerësim i jashtëzakonshëm i një të riu që jo vetëm shkëlqen në dije, por dëshmon edhe karakter, kuriozitet, përgjegjshmëri, kreativitet dhe dëshirë për të kontribuar në një shoqëri më të mirë.

🎓 Në UWC Adriatic, Dora do të ketë mundësinë të ndjekë një nga programet më të njohura të arsimit ndërkombëtar, në një mjedis ku takohen kultura, gjuhë, ide dhe perspektiva nga e gjithë bota.

Për ne, ky sukses është më shumë se një bursë.
Është një dëshmi e fuqisë së ëndrrave, punës së palodhur dhe edukimit cilësor.

👏 Urime, Dora!
Jemi jashtëzakonisht krenarë për ty dhe për këtë hap të madh drejt një të ardhmeje ndërkombëtare.

Le të jetë ky vetëm fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm! 🌟

Shkolla Internacional – aty ku talenti, puna dhe ëndrrat marrin krahë. 🌍🎓✨

Vit të mbarë shkollor në Institucionet Arsimore       # Shkolla Internacional #
14/09/2026

Vit të mbarë shkollor në Institucionet Arsimore # Shkolla Internacional #

Një ditë si kuzhinierë të vërtetë me vogëlushët tanë!Kopshti ynë u shndërrua në një kuzhinë të vërtetë magjike, ku duart...
12/09/2026

Një ditë si kuzhinierë të vërtetë me vogëlushët tanë!
Kopshti ynë u shndërrua në një kuzhinë të vërtetë magjike, ku duart e vogla u bënë mjeshtrat e shijeve! Të veshur me përparëse dhe kapele kuzhinieri, fëmijët tanë u argëtuan shumë sot.

Kopshti Institucionet Arsimore "Shkolla Internacional"
10/09/2026

Kopshti Institucionet Arsimore "Shkolla Internacional"

🎓⚡ NJË TJETËR SUKSES I MADH! 🇳🇱Me shumë krenari përgëzojmë maturantin tonë DAVID SERJ, i cili pas rezultateve të shkëlqy...
28/08/2026

🎓⚡ NJË TJETËR SUKSES I MADH! 🇳🇱
Me shumë krenari përgëzojmë maturantin tonë DAVID SERJ, i cili pas rezultateve të shkëlqyera gjatë viteve të shkollës, ka fituar pranimin në një prej universiteteve më prestigjioze të teknologjisë në Evropë:
🎓 Eindhoven University of Technology (TU/e)
🇳🇱 Holandë
⚡ Electrical Engineering – Inxhinieri Elektrike
👏 Urime David!
Të urojmë një rrugëtim të suksesshëm universitar dhe shumë arritje në të ardhmen!
Jemi krenarë për ty! ❤️

Address

Lgj " 28 Nëntori" Rr " Lef Sallata"
Vlorë
9427

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Institucionet Arsimore "Shkolla Internacional" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Institucionet Arsimore "Shkolla Internacional":

Shortcuts

Share

Category