Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore - Universiteti “Ismail Qemali”

  • Home
  • Albania
  • Vlorë
  • Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore - Universiteti “Ismail Qemali”

Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore - Universiteti “Ismail Qemali” Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore - Universiteti “Ismail Qemali”, College & University, Skelë, Rruga Kosova, Vlora, Vlorë.

14/09/2026

📢 FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE DHE NATYRORE
🎓 NJOFTIM PËR STUDENTËT:
REGJISTRIMI NË PROGRAMET E CIKLIT TË DYTË TË STUDIMIT
MASTER PROFESIONAL OSE MASTER I SHKENCAVE
Të nderuar studentë,
Për kryerjen e procedurës së aplikimit dhe regjistrimit në programet e ciklit të dytë të studimit Master Profesional ose Master i Shkencave, studentët duhet të paraqiten pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit, me dokumentacionin e mëposhtëm.

📑 DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
1. Diploma e parë Bachelor: kopje e noterizuar.
2. Lista e notave Bachelor: origjinal ose kopje e noterizuar.
3. Programet e lëndëve, në përputhje me lëndët e pasqyruara në Listën e Notave.
4. Fotokopje e Kartës së Identitetit ose Pasaportës.
5. Dëftesa e Shkollës së Mesme: origjinal ose kopje e noterizuar.
6. Pagesa e tarifës së aplikimit, e cila tërhiqet pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit.
7. Fatura për aplikim, e cila tërhiqet pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit.

📅 AFATI PËR APLIKIM DHE REGJISTRIM: DERI MË 05.10.2026

⚠️ KUJDES!
Studentët duhet të paraqiten për aplikim me dokumentacionin e plotë, të rregullt dhe në përputhje me kërkesat e përcaktuara.

Suksese!

25/08/2026

📢 UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË
🎓 FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE DHE NATYRORE

📌 NJOFTIM PËR STUDENTËT!
📄 DOKUMENTACIONI PËR REGJISTRIM NË PROGRAMET E STUDIMIT BACHELOR
Të nderuar studentë,

Për kryerjen e procedurës së regjistrimit në programet e studimit Bachelor, duhet të paraqiteni pranë Sekretarisë Mësimore me dokumentacionin e mëposhtëm:

📋 DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Diploma e shkollës së mesme (Matura Shtetërore) dhe lista e notave, të printuara nga portali e-Albania.
Nëse diploma dhe lista e notave nuk janë të disponueshme në portalin e-Albania, duhet të paraqitet kopje e noterizuar e tyre.

Kartë ID ose Pasaportë, në origjinal, së bashku me fotokopjen.

2 (dy) fotografi në format pasaporte.

Pagesa e tarifës së regjistrimit, në shumën 2,000 (dy mijë) lekë të reja.
▪️ Fatura për pagesën tërhiqet pranë Sekretarisë Mësimore.
▪️ Pagesa kryhet pranë bankës ose Postës Shqiptare.
▪️ Pas kryerjes së pagesës, mandati i pagesës dorëzohet pranë Sekretarisë Mësimore.

Formulari i aplikimit, i plotësuar dhe i firmosur.
(Plotësohet pranë Sekretarisë Mësimore.)

Formulari i të dhënave personale, i plotësuar dhe i firmosur.
(Plotësohet pranë Sekretarisë Mësimore.)

⚠️ KUJDES!
Studentët duhet të paraqiten për regjistrim me dokumentacionin e plotë dhe të rregullt, në mënyrë që procedura e regjistrimit të kryhet pa vonesa.

🎓 Ju urojmë suksese në rrugëtimin tuaj akademik!

📢 NJOFTIM PËR FITUESIT E RAUNDIT TË PARË NË PROGRAMET E STUDIMIT NË FSHTN🎓 Kandidatët e shpallur fitues në raundin e par...
25/08/2026

📢 NJOFTIM PËR FITUESIT E RAUNDIT TË PARË NË PROGRAMET E STUDIMIT NË FSHTN

🎓 Kandidatët e shpallur fitues në raundin e parë në programet e studimit të FSHTN-së mund të kryejnë procesin e regjistrimit nga 26 gusht deri më 8 shtator 2026.

📅 Regjistrimi do të zhvillohet në 7 faza 48-orëshe:

26–27 gusht
28–29 gusht
30–31 gusht
1–2 shtator
3–4 shtator
5–6 shtator
7–8 shtator
📌 Kandidatët duhet të paraqiten pranë sekretarive mësimore të FSHTN-së, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet, duke dorëzuar dokumentacionin përkatës.

⏰ Mos e humbisni afatin e regjistrimit!

20/07/2026

📢 TNS 2026 | 1st Call for Papers

Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore, Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë, ka kënaqësinë të shpallë organizimin e: 1st International Conference on Technical and Natural Sciences (TNS 2026).

📅 30–31 Tetor 2026

🌍 Një konferencë ndërkombëtare që bashkon studiues, akademikë dhe profesionistë nga e gjithë bota për të prezantuar kërkime inovative dhe për të ndërtuar bashkëpunime në fushat e shkencave natyrore, shkencave kompjuterike, inxhinierisë dhe teknologjisë, si edhe shkencave detare..

🔗 Më shumë informacion dhe Call for Papers:
https://ictns.univlora.edu.al/

08/07/2026

🎓📖 Për të gjithë maturantët e viteve të kaluara, por edhe ata që s’kanë arritur të aplikojnë në kohë,
👉🏻 Në datat 9-10 korrik hapen aplikimet për "Matura Shtetërore 2026"👨🏻‍💻, për formularët A1 dhe A1Z dedikuar gjithë kandidatëve të cilët duan të aplikojnë në Institucionet e Arsimit të Lartë!

👨‍💻👩‍💻Aplikimet kryhen më 9 dhe 10 korrik, nga ora 8:00 16:00📲

👩‍🎓📚

01/07/2026
29/06/2026

Me ceremoninë përmbyllëse u mbyll me sukses një javë intensive mësimi, bashkëpunimi dhe inovacioni në kuadër të workshopit: “Workshop on Foundations of AI”.

Gjatë ceremonisë u ndanë çmimet për ekipet fituese të Hackathon-it AlbaNovus, si dhe certifikatat e përfundimit për pjesëmarrësit e AlbaNovus Introductory Course dhe AlbaNovus Advanced Course, duke vlerësuar përkushtimin, punën dhe arritjet e tyre gjatë programit.

Falënderojmë të gjithë studentët, lektorët, organizatorët dhe partnerët për kontributin e tyre të çmuar në suksesin e këtij aktiviteti. Së bashku krijuam një hapësirë frymëzuese për shkëmbimin e njohurive, zhvillimin e aftësive dhe ndërtimin e bashkëpunimeve të reja.

Shihemi në aktivitetet e ardhshme! 🚀

29/06/2026

📢 Përmbyllja me sukses e workshop-it ndërkombëtar: “Workshop on Foundations of AI”

Në datat 15–19 Qershor 2026, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë mirëpriti workshop-in ndërkombëtar “Workshop on Foundations of AI”, një nismë akademike e dedikuar forcimit të njohurive në matematikë, inteligjencë artificiale, shkencë të dhënash dhe sisteme inteligjente.
Në program morën pjesë 120 studentë nga 20 institucione të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor nga Shqipëria dhe vendet partnere, duke e shndërruar këtë javë në një hapësirë të vërtetë bashkëpunimi, inovacioni dhe shkëmbimi akademik.

Një nga aktivitetet kryesore ishte Hackathon-i i parë AlbaNovus (18–19 Qershor 2026), ku studentët u sfiduan të testonin saktësinë e modeleve të inteligjencës artificiale (LLM) duke i krahasuar me të dhëna publike të verifikuara.

Në vetëm 24 orë, ekipet zhvilluan eksperimente me nivel të lartë teknik për të kuptuar jo vetëm sa të sakta janë chatbot-et, por edhe faktorët që ndikojnë në gabimet e tyre.

🏆 Ekipet fituese:
🥇 The Overfitters – Vendi i Parë, për metodologjinë e shkëlqyer eksperimentale.
🥈 LLMs in First-Aid – Vendi i Dytë, për punën e tyre mbi njohuritë e ndihmës së parë.

Në hackathon morën pjesë studentë nga Universiteti i Korçës, Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Tetovës dhe UIST Ohër, duke e bërë këtë një bashkëpunim të vërtetë rajonal.

Falenderojmë të gjithë studentët, lektorët, organizatorët dhe partnerët që kontribuan në suksesin e këtij aktiviteti.🚀

Workshop & Summer School on Inverse Problems and Nonlinear PDEs (IPNPDE-2026)Universiteti "Ismail Qemali" i Vlorës, përm...
28/06/2026

Workshop & Summer School on Inverse Problems and Nonlinear PDEs (IPNPDE-2026)
Universiteti "Ismail Qemali" i Vlorës, përmes Departamentit të Matematikës dhe Fizikës, mirëpret zhvillimin e Workshop & Summer School on Inverse Problems and Nonlinear PDEs (IPNPDE-2026), i cili do të mbahet nga 29 Qershor - 1 Korrik 2026.
Ky aktivitet shkencor ndërkombëtar organizohet në kuadër të programit READ – Research Expertise from the Academic Diaspora, financuar nga Albanian-American Development Foundation (AADF), në bashkëpunim me Rutgers University (SHBA).
Përgjatë tre ditëve, profesorë dhe studiues të njohur nga universitete prestigjioze në Itali, Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbajnë mini-kurse dhe leksione kërkimore mbi Inverse Problems dhe Nonlinear Partial Differential Equations (PDEs).
Ky workshop përfaqëson një mundësi të rëndësishme për shkëmbim njohurish, bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim të kërkimit shkencor, duke sjellë në Fakultetin e Shkencave Teknike dhe Natyrore ekspertë të fushës dhe studiues të rinj.

29 Qershor – 1 Korrik 2026
Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore, Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë

Address

Skelë, Rruga Kosova, Vlora
Vlorë
9401

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore - Universiteti “Ismail Qemali” posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore - Universiteti “Ismail Qemali”:

Shortcuts

Share