Sherbim Mjetesh Transporti (Mekanik Automobili)
2. Instalues i Pajisjeve idro sanitare ( Hidraulik)
3. Elektro Teknike
5. Teknik Ndertimi
6. Teknollogji Informacioni dhe Komunikimi
Keto jane deget qe funksionojne aktualisht por ne varesi te kerkesave te tregut te punes shkolla jone ofron edhe mesimin ne profesione te tjera. Shkolla funksionon me sistemin 2+1+1
Nxenesit qe mbarojne sistemin 2 vjecar pajisen me certifikate profesionale si punetore te kualifikuar. Nxenesit qe mbarojne sistemin 2+1 vjecar pajisen me certifikate profesinale si teknik te mesem. Nxenesit qe mbarojne sistemin 2+1+1 vjecar pajisen me diplome te shkolles se mesme dhe me certifikate si teknik menaxher. Keta nxenes kane te drejte njesoj si gjimnazistet te konkurojne ne maturen shteterore dhe njekohesisht kane te drejte te licensohen dhe te marrin pjese ne tendera. Ne vitin e trete nxenesit profilizohen sipas nje profili te vecante p.sh. ne degen Auto ne vitin e trete nxenesit mund te profilizohen si xhenerik, elektroaut, motorist, pompist, llamarinist, etj. Keshtu funksionojne edhe deget e tjera. Nxenesit pervec lendeve te gjimnazit ne shkollen tone zhvillojne edhe lende te tjera teorike profesionale po keshtu nje pjese te mire te procesit mesimor e ze praktika praktika profesionale te cilat zhvillohen ne pajisjet moderne te shkolles.