Universiteti Reald

Universiteti Reald Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Universiteti Reald, Community College, Rruga Zahir Pajaziti, Vlorë.

AMMISSIONI 2026/2027 APERTE ~~~Kolegji Universitar “Reald” 🎓🇦🇱 Programe studimi ne gjuhen shqipe🇮🇹 Corsi di laurea in li...
25/07/2026

AMMISSIONI 2026/2027 APERTE
~
~
~
Kolegji Universitar “Reald” 🎓
🇦🇱 Programe studimi ne gjuhen shqipe
🇮🇹 Corsi di laurea in lingua Italiana
📍 Rruga “Zahir Pajaziti”, Vlorë, Albania
☎️ (+355) 6820-32298
_

Një delegacion i Kolegjit Universitar Reald zhvilloi një vizitë zyrtare në Kocaeli University në Turqi, në kuadër të for...
09/07/2026

Një delegacion i Kolegjit Universitar Reald zhvilloi një vizitë zyrtare në Kocaeli University në Turqi, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar. Gjatë takimit me drejtuesit e universitetit u diskutua për shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik përmes Erasmus+, projekte të përbashkëta kërkimore, konferenca shkencore dhe iniciativa të tjera akademike.

Gjatë vizitës u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi (MoU), i cili vendos bazat për bashkëpunim në fushën e arsimit, kërkimit shkencor dhe partneriteteve ndërkombëtare. Delegacioni vizitoi gjithashtu kampusin, laboratorët dhe qendrat kërkimore të universitetit. Vizita përfaqëson një hap të rëndësishëm në strategjinë e ndërkombëtarizimit të Kolegjit Universitar Reald dhe krijon mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik të të dy institucioneve.
~
~
~
Kolegji Universitar “Reald” 🎓
🇦🇱 Programe studimi ne gjuhen shqipe
🇮🇹 Corsi di laurea in lingua Italiana
📍 Rruga “Zahir Pajaziti”, Vlorë, Albania
☎️ (+355) 6820-32298
_

16/05/2026
🩺 Workshop Ndërgjegjësues “Diabeti dhe Shëndeti Oral”📍 Kinemaja Verore – Lungomare, Vlorë📅 15 Maj 2026🕘 Orari: 09:00 – 2...
09/05/2026

🩺 Workshop Ndërgjegjësues “Diabeti dhe Shëndeti Oral”

📍 Kinemaja Verore – Lungomare, Vlorë
📅 15 Maj 2026
🕘 Orari: 09:00 – 20:00

Kolegji Universitar “REALD” organizon workshop-in sensibilizues dhe ndërgjegjësues me temë:

🔹 “Diabeti dhe Shëndeti Oral”

Në kuadër të promovimit të kujdesit shëndetësor dhe parandalimit të sëmundjeve, studentët e Kolegjit Universitar “REALD”, nën supervizimin e pedagogëve dhe mjekëve të specializuar italianë, do të ofrojnë një sërë shërbimesh falas për qytetarët.

🩺 Shërbimet që do të ofrohen:

• Teste falas për diabetin
• Konsulta dhe këshilla profesionale me mjekë të specializuar
• Kontrolle dhe vlerësime të shëndetit oral
• Këshillim për parandalimin e problemeve dentare dhe shëndetësore

Në rastet kur do të evidentohen nevoja për trajtime apo shërbime të mëtejshme stomatologjike, do të hapet kartela përkatëse dhe pacientëve do t’u ofrohen shërbime falas në ditët në vijim pranë Klinikës Universitare “REALD”.

🎯 Qëllimi i këtij workshop-i është ndërgjegjësimi, parandalimi dhe promovimi i një stili jetese më të shëndetshëm për komunitetin.

👥 Aktiviteti zhvillohet me pjesëmarrjen e:
• Studentëve të shkencave mjekësore dhe stomatologjike
• Pedagogëve universitarë
• Mjekëve specialistë italianë

📬 Për më shumë informacion: [email protected]

🌐 Website: Reald University College

🔬 Konferenca Ndërkombëtare Shqipëri–Itali 2026“Bashkimi i Inovacionit dhe Shëndetit – Konferenca Ndërkombëtare Shqipëri–...
09/05/2026

🔬 Konferenca Ndërkombëtare Shqipëri–Itali 2026

“Bashkimi i Inovacionit dhe Shëndetit – Konferenca Ndërkombëtare Shqipëri–Itali mbi Menaxhimin, Shkencat Farmaceutike, Stomatologjinë dhe Shkencat Mjekësore”

📍 Kolegji Universitar “REALD” – Vlorë, Shqipëri
📅 16 Maj 2026
🕘 Orari: 09:30 – 14:30

Kolegji Universitar “REALD”, në bashkëpunim me Universitetin e Salernos, ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Konferencës Ndërkombëtare Shqipëri–Itali 2026, kushtuar promovimit të bashkëpunimit ndërdisiplinor në fushën e menaxhimit, shkencave farmaceutike, stomatologjisë dhe shkencave mjekësore.

Ky aktivitet prestigjioz ndërkombëtar synon të mbledhë akademikë, studiues, profesionistë të shëndetësisë dhe ekspertë nga Shqipëria, Italia dhe vende të tjera, për të shkëmbyer njohuri shkencore, për të diskutuar qasje inovative dhe për të forcuar bashkëpunimin akademik e profesional.

🎯 Temat Kryesore:

• Menaxhimi dhe Inovacioni në Shëndetësi
• Shkencat Farmaceutike dhe Kërkimi Klinik
• Stomatologjia dhe Zhvillimet në Shëndetin Oral
• Shkencat Mjekësore dhe Kujdesi i Integruar Shëndetësor
• Teknologjitë Moderne në Diagnostikim dhe Trajtim
• Bashkëpunimi Ndërdisiplinor Shkencor

👥 Institucionet Organizatore:

• Kolegji Universitar “REALD” – Vlorë
• Universiteti i Salernos – Itali

👤 President i Konferencës:

Prof. Serrik Muskaj

📢 Ftesë për Pjesëmarrje:

Ftohen studiues, akademikë, profesionistë të shëndetësisë dhe studentë të marrin pjesë në konferencë dhe të kontribuojnë me prezantime shkencore, punime kërkimore dhe diskutime akademike.

📬 Për më shumë informacion: [email protected]

🌐 Website: Reald University College

Address

Rruga Zahir Pajaziti
Vlorë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Universiteti Reald posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Universiteti Reald:

Shortcuts

Share