QKF VLORE Qendra Kulturore e Femijeve

QKF VLORE Qendra Kulturore e Femijeve Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from QKF VLORE Qendra Kulturore e Femijeve, Education, Rruga : "S. Zotaj" ( brenda parkut te lojrave Aulona), Vlorë.

Të bëhemi një qendër frymëzuese dhe gjithëpërfshirëse, ku çdo fëmijë ka mundësinë të zbulojë, zhvillojë dhe shprehë talentin e tij artistik e krijues, duke u rritur me vlera kulturore, besim në vetvete dhe dashuri për artin. Qendra kulturore e Fëmijëve “B.Tushi” Vlore është një qendër që promovon artet, sportet dhe shkencën nëpërmjet aktiviteteve jashtëshkollore për fëmijët e qytetit të Vlorès . Qendra u ofron fëmijëve disa kurse jashtëshkollore, Nëpërmjet këtyre aktiviteteve qendra ka si qëllim të ndihmojë fëmijët të krijojnë besimin dhe konfidencën në vetëvete, të rrisin aftësitë e tyre sociale, të mësojnë aftësi sportive si dhe të përmisojnë aftësitë e tyre të manaxhimit të kohës.

13/09/2026

Qendra Kulturore e Fëmijëve “Bajram Tushi” Vlorë uron të gjithë fëmijët e qendres sone si dhe fëmijët shqiptarë kudo që ndodhen një vit të mbarë, plot dije, gëzim, buzëqeshje dhe suksese! ❤️🌟

Qoftë çdo ditë e re një hap drejt ëndrrave tuaja! 🌈✨

🌟 PSE TË ZGJIDHNI Qendrën Kulturore të Fëmijëve Vlorë ?🎨 Sepse çdo fëmijë ka një talent që meriton të zbulohet!💙 Kurse P...
11/09/2026

🌟 PSE TË ZGJIDHNI Qendrën Kulturore të Fëmijëve Vlorë ?

🎨 Sepse çdo fëmijë ka një talent që meriton të zbulohet!

💙 Kurse PA PAGESË, me mësues dhe instruktorë të përkushtuar.

🏆 Një hapësirë ku talenti, dija dhe pasioni kthehen në mundësi.

👫 Miqësi të reja, eksperienca të bukura dhe më shumë vetëbesim për çdo fëmijë.

✨ Mos e lini talentin të presë!
Vendet janë të limituara . Regjistrojeni fëmijën tuaj pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Bajram Tushi” – Vlorë.

📅 Regjistrimet kryhen çdo ditë, nga e hëna në të premte.

📍 Na gjeni pranë kalçetos, brenda Parkut të Lojërave “Aulona”.

📱 Facebook: QKF Vlore – Qendra Kulturore e Fëmijëve
📸 Instagram: qendrakulturoreefemijevevlore

🌟 E ardhmja fillon me një mundësi.
Jepjani këtë mundësi fëmijës tuaj! 💙

Sot kujtojmë një grua që e ktheu dashurinë në vepër, mirësinë në mision dhe përulësinë në madhështi. ❤️Ajo na mësoi se n...
05/09/2026

Sot kujtojmë një grua që e ktheu dashurinë në vepër, mirësinë në mision dhe përulësinë në madhështi. ❤️

Ajo na mësoi se nuk është e nevojshme të bëjmë gjëra të mëdha për të ndryshuar botën; mjafton të bëjmë gjëra të vogla me shumë dashuri. ✨

🇦🇱 Krenari shqiptare. Përulësi njerëzore. Madhështi

Humanizëm

📣 FILLOJNË REGJISTRIMET NË QKF “BAJRAM TUSHI” – VLORË! 🎭🎨🎶🩰✨ SEZONI 2026–2027 – TALENT, DIJE, SPORT DHE KREATIVITET!Qend...
29/08/2026

📣 FILLOJNË REGJISTRIMET NË QKF “BAJRAM TUSHI” – VLORË! 🎭🎨🎶🩰

✨ SEZONI 2026–2027 – TALENT, DIJE, SPORT DHE KREATIVITET!

Qendra Kulturore për Fëmijë “Bajram Tushi” – Vlorë ju fton të bëheni pjesë e një viti të ri plot mundësi, ku çdo fëmijë mund të zbulojë dhe zhvillojë talentin e tij.

🎉 TË GJITHA KURSET JANË FALAS – PA ASNJË PAGESË! 🎉

📅 Regjistrimet: 1–19 Shtator 2026
🕘 Ora: 09:00–13:00
👧🧒 Mosha: 7–15 vjeç

Gjatë periudhës së regjistrimeve, prindërit mund të konsultohen me stafin dhe instruktorët, të njihen me programet, mënyrën e zhvillimit të kurseve dhe oraret.

🎨 SEKTORI I ARTIT

🩰 Balet klasik, modern & valle popullore
🎤 Këngë
🎭 Recitim & Konferencierë
🎨 Pikturë
🎹 Fizarmonikë
🎻 Violinë
🪈 Klarinetë

📚 SEKTORI SHKENCOR

➗ Matematikë
💻 Informatikë
🇬🇧 Gjuhë Angleze
🇮🇹 Gjuhë Italiane

🏆 SEKTORI SPORTIV

🏀 Basketboll
🏐 Volejboll
⚽ Futboll

🌟 Zbulo talentin. Zhvillo aftësitë. Krijo, mëso dhe shprehu!

📍 QKF “Bajram Tushi” – Brenda Parkut Aulona, Vlorë

💙 Mundësi për çdo fëmijë!
🎓 Arsim, art dhe sport – pa pagesë!

✨ Ejani dhe regjistroni fëmijën tuaj në aktivitetin që do ta frymëzojë të mësojë, të krijojë dhe të shkëlqejë !
Ju mirëpresim !❤️

✨ Vlora nuk ishte thjesht një ndalesë e Twinkle… ishte një skenë ku shkëlqeu talenti i saj! ✨Mbrëmja e 22 gushtit në Lun...
24/08/2026

✨ Vlora nuk ishte thjesht një ndalesë e Twinkle… ishte një skenë ku shkëlqeu talenti i saj! ✨

Mbrëmja e 22 gushtit në Lungomare ishte një festë e bukur e muzikës, artit dhe talentit, por për ne në Vlorë kishte edhe një emocion të veçantë: të shihnim talentet tanë dhe njerëzit që punojnë çdo ditë për t’i zbuluar, formuar dhe çuar më tej. 💫

🎶 Në këtë rrugëtim, një rol të rëndësishëm pati Qendra Kulturore e Fëmijëve “Bajram Tushi” – Vlorë, me kontributin e pedagogëve dhe artistëve të saj.

⭐ Viktor Rapushi – përgjegjës i sektorit te artit muzikant dhe koordinator i këtij bashkëpunimi në Vlorë, një emër që prej vitesh i kushtohet edukimit dhe zhvillimit të talenteve të reja.

🎨 Juxhin Sina – instruktor i piktures në i QKF Vlorë, i cili së bashku me Andi Sinën dhe Rabie Çollakun kontribuoi në realizimin e dioramave të Vlorës për MiniAlbania™️, duke sjellë në miniaturë simbole të qytetit tonë: Sazanin, Zvërnecin dhe Kalanë e Kaninës.

🌟 Dhe mbi të gjitha, talentet e Vlorës – fëmijë e të rinj që me zërin, pasionin dhe punën e tyre dëshmojnë se Vlora ka një galaksi të jashtëzakonshme artistësh të rinj.

Një mirënjohje e veçantë edhe për Anjeza Shehu Agolli dhe Albana Tushe Çuro, për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në zbulimin dhe formimin e talenteve të reja.

Sepse pas çdo performance të bukur ka një fëmijë që ëndërron, një pedagog që beson dhe një familje që mbështet. ❤️

QKF Vlorë vazhdon të jetë një vatër ku talenti zbulohet, rritet dhe merr krahë. 🪽✨

Faleminderit Ëndërro Productions, Elvis Peçit drejtorit artistik dhe gjithë ekipit të Twinkle On Tour + MiniAlbania™️ për këtë bashkëpunim të bukur.

Vlora shkëlqeu.
Dhe talentet e saj vazhdojnë të tregojnë çfarë mund të bëjnë në çdo skenë që ngjiten .💫🎶

BajramTushi ViktorRapushi JuxhinSina Art Muzikë Fëmijët Talent

24/08/2026
✨🎶 TWINKLE ON TOUR + MiniAlbania™️ 2026 – VLORË! 🎶✨Sot, e shtunë, 22 gusht, ora 20:00, Vlora do të ndizet nga muzika, ta...
22/08/2026

✨🎶 TWINKLE ON TOUR + MiniAlbania™️ 2026 – VLORË! 🎶✨

Sot, e shtunë, 22 gusht, ora 20:00, Vlora do të ndizet nga muzika, talenti, energjia dhe buzëqeshjet e fëmijëve! 🌟🎤
📍 Sheshi i Lungomares, Vlorë
🕗 Ora 20:00
Një mbrëmje e veçantë, ku talentet e reja do të ngjiten në skenë për të sjellë emocion, ritëm dhe shumë ngjyra! 💫❤️
🎤 TWINKLE ON TOUR + MiniAlbania™️ 2026
Një festë e madhe e talenteve të vegjël, që meritojnë të duartrokiten fort! 👏🌟
Ejani të festojmë së bashku!
Vlorë, ju presim sonte! ❤️🎶
TalenteTëReja Music KidsTalent 22Gusht

🏆🇦🇱 VLORA SHKËLQEN NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR “EZERSKI BISERI” 🇦🇱🏆✨ Një sukses i jashtëzakonshëm për talentet e Qendrës ...
11/08/2026

🏆🇦🇱 VLORA SHKËLQEN NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR “EZERSKI BISERI” 🇦🇱🏆

✨ Një sukses i jashtëzakonshëm për talentet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Bajram Tushi” – Vlorë, në Festivalin Ndërkombëtar “Ezerski Biseri”, ku morën pjesë përfaqësues nga 20 shtete.

🏆 KLEANDA LAZAJ – FITUESE E VENDIT TË PARË në kategorinë e saj, duke rrëmbyer trofeun me interpretimin e saj të shkëlqyer. 🥇🏆

🥇 ANJA BELLO – FITUESE E VENDIT TË PARË në kategorinë e dytë, e vlerësuar me medalje dhe certifikatë. 🏅📜

🥉 DIORALDA GJIKONDI – FITUESE E VENDIT TË TRETË në kategorinë e tretë, duke u vlerësuar me çertifokatë dhe medalje. 🏅

🌟 Tre vajza, tre kategori dhe tre rezultate që na bëjnë krenarë!

Ky sukses është një tjetër dëshmi e talentit dhe punës së palodhur të vajzave, të cilat përfaqësuan Vlorën dhe Shqipërinë me dinjitet në skenën ndërkombëtare.

👏 Urime Kleandës, Anjës dhe Dioraldës!
👏 Urime familjeve të tyre!
👏 Urime mësuesve dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Bajram Tushi” – Vlorë për këtë sukses të merituar!

🇦🇱 VLORA SHKËLQEU!
🏆 SHQIPËRIA U PËRFAQËSUA ME DINJITET!
✨ TALENTET TONA TRIUMFUAN NË SKENËN NDËRKOMBËTARE!

🇦🇱 Vlora në Finalen e Madhe të Festivalit Ndërkombëtar “Ezerski Biseri” në Maqedoni! 🇲🇰✨ ̈
09/08/2026

🇦🇱 Vlora në Finalen e Madhe të Festivalit Ndërkombëtar “Ezerski Biseri” në Maqedoni! 🇲🇰✨
̈


🇦🇱✨ TALENTET E QENDRËS SONË NË NJË TJETËR SHTET, ME NJË MISION TË MADH: TË PËRFAQËSOJMË SHQIPËRINË! 🇦🇱Me shumë krenari, ...
07/08/2026

🇦🇱✨ TALENTET E QENDRËS SONË NË NJË TJETËR SHTET, ME NJË MISION TË MADH: TË PËRFAQËSOJMË SHQIPËRINË! 🇦🇱

Me shumë krenari, talentet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Bajram Tushi” Vlorë marrin pjesë në Festivalin Internacional “Ezerski Biseri”, në Strugë, në një event që mbledh artistë të rinj nga rreth 15 shtete të ndryshme të botës.

🌟 Anja Bello
🌟 Kleanda Lazaj
🌟 Dioralda Gjikondaj

🇦🇱 Shqipëria
🇽🇰 Kosova
🇲🇰 Maqedonia e Veriut
🇮🇱 Izraeli
🇷🇺 Rusia
🇪🇪 Estonia
…dhe shumë vende të tjera, bashkohen përmes muzikës, artit dhe talentit.

Për ne, kjo pjesëmarrje është më shumë se një festival. Është mundësia që zërat dhe talentet e fëmijëve e të rinjve tanë të ngjiten në një skenë ndërkombëtare, duke përfaqësuar me dinjitet Vlorën dhe Shqipërinë. 🇦🇱❤️
🎤 Çdo notë që këndojnë është një copëz e Vlorës.
🎶 Çdo performancë është një dëshmi e punës dhe përkushtimit.
🌍 Çdo skenë ndërkombëtare është një hap më tej drejt ëndrrave të tyre.
Suksese yjeve tanë! Shkëlqeni në Strugë dhe bëjeni krenare Vlorën dhe Shqipërinë .✨🇦🇱

Address

Rruga : "S. Zotaj" ( Brenda Parkut Te Lojrave Aulona)
Vlorë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QKF VLORE Qendra Kulturore e Femijeve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category