Fakulteti i Shkencave Humane - Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

  • Home
  • Albania
  • Vlorë
  • Fakulteti i Shkencave Humane - Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

Fakulteti i Shkencave Humane - Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë Fakulteti i Shkencave Humane, themeluar më 2009 mbi bazën e Fakultetit të Edukimit (2007), përb?

Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, pati kënaqësinë të mirëpriste Prof. Dr. Alex Akulli...
04/06/2026

Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, pati kënaqësinë të mirëpriste Prof. Dr. Alex Akulli (Furman University, SHBA) në një sesion informues mbi programin prestigjioz Fulbright.

Përveç prezantimit të procedurave dhe hapave të aplikimit, Prof. Dr. Akulli ndau këshilla praktike për ndërtimin e një aplikimi të suksesshëm, duke theksuar rëndësinë e autenticitetit dhe shmangien e klisheve. Sugjerimet e tij u mbështetën në përvojën shumëvjeçare si vlerësues i aplikimeve Fulbright.

Interesi i lartë dhe diskutimet aktive dëshmuan dëshirën e studentëve, doktorantëve dhe pedagogëve për të përfituar nga mundësitë ndërkombëtare të studimit dhe kërkimit shkencor.

LEKSION I HAPUR"Tingulli i gjuhës. Hyrje në fonetikën akustike me Praat" Në kuadër të veprimtarisë së grupit mësimor-kër...
19/05/2026

LEKSION I HAPUR
"Tingulli i gjuhës. Hyrje në fonetikën akustike me Praat"
Në kuadër të veprimtarisë së grupit mësimor-kërkimor të gjuhësisë, në mjediset e Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pranë Fakultetit të Shkencave Humane, u zhvillua leksioni i hapur me temë: "Tingulli i gjuhës. Hyrje në fonetikën akustike me Praat"
• Leksioni u mbajt nga Dr. Valbona Sinanaj, fonetikane pranë Departamentit të Gramatikës dhe të Historisë së Gjuhës Shqipe, në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Gjatë leksionit, Dr. Sinanaj tregoi rëndësinë e fonetikës si fushë studimore, por veçanërisht të fonetikës akustike, aplikimet e së cilës shkojnë përtej studimeve dialektologjike. Ajo i njohu studentët me studimet e fundit të shqipes në fushën e fonetikës eksperimentale, duke u ndalur konkretisht në përdorimin e Praat-it, dhe realizoi analiza akustike të disa regjistrimeve zanore.
• Aktiviteti u ndoq me interes nga pedagogë dhe studentë në një atmosferë ndërvepruese me pyetje dhe diskutime, duke dëshmuar vlerën shkencore dhe pedagogjike të leksionit, në funksion të rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor.

24/03/2026

Parlamenti Rinor Europian zhvilloi një seri aktivitetesh në mjediset e Unviersitetit të Vlorës "Ismail Qemali". Aktivtetet nisën më 20 mars dhe u mbyllën më 23 mars 2026. Ceremonia e mbylljes së EYP u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, duke shënuar fundin e një eksperience që për shumë studentë ishte më shumë se një konferencë.
Pas disa ditësh intensive me diskutime, debate dhe bashkëpunim, pjesëmarrësit u mblodhën për të reflektuar mbi rrugëtimin e tyre. Disa prej anëtarëve mbajtën fjalime falënderuese, ku shprehën mirënjohjen për organizatorët, drejtuesit e komiteteve dhe mbi të gjitha për njëri-tjetrin. Në këto fjalë u rikujtuan momente nga seancat e punës, debatet e forta, por edhe të qeshurat dhe situatat spontane që e bënë eksperiencën edhe më të veçantë.
Studentët e përshkruan këtë përvojë si një mundësi që i ndihmoi të rriten në shumë aspekte, nga mendimi kritik dhe aftësitë komunikuese, deri te vetëbesimi dhe puna në grup. Por përtej anës akademike, ajo që mbeti më shumë në zemrat e tyre ishin miqësitë e krijuara dhe lidhjet e reja që do të vazhdojnë edhe përtej kësaj konference.
Në përmbyllje, të gjithë u bashkuan në një moment simbolik dhe emocional, duke kënduar së bashku këngën “Imagine” të John Lennon. Një moment i thjeshtë, por shumë domethënës, që solli ndjesinë e unitetit dhe reflektimit, duke e mbyllur këtë eksperiencë me një kujtim që do të mbetet gjatë në zemrat e tyre.
Artemisia Zeneli

Çdo arritje shkencore e stafit akademik shënon rritje të cilësisë së mësimdhenies në fakultetion tonë. Lektorja e Univer...
10/12/2025

Çdo arritje shkencore e stafit akademik shënon rritje të cilësisë së mësimdhenies në fakultetion tonë. Lektorja e Universitetit të Vlorês "Ismail Qemali" në Fakultetin e Shkencave Humane, Irena Skëndo në kuadrin e kërkimeve të mëtejshme shkencore të saj, përfundoi me sukses doktoratën e dytë në studime gjuhësore pranë Universitetit Silesia, Poloni. Ceremonia u zhvillua në Qytetin e Katovicës në praninë e Rektorit të Universitetit dhe udhëheqësit shkencor.

Sot salla “Ali Asllani” u mbush me emocion, energji dhe një atmosferë të jashtëzakonshme festive! 🎉🇦🇱Aktiviteti, i organ...
26/11/2025

Sot salla “Ali Asllani” u mbush me emocion, energji dhe një atmosferë të jashtëzakonshme festive! 🎉🇦🇱
Aktiviteti, i organizuar plotësisht dhe i menduar me shumë kujdes, deri ne detaj, nga Këshilli Studentor i Universitetit “Ismail Qemali”, solli një spektakël që i dha edhe më shumë shkëlqim festave të 28–29 Nëntorit.

Çdo moment reflektoi përkushtimin, kreativitetin dhe pasionin e tyre. Të ftuarit u larguan duke marrë me vete buzëqeshje, energjinë fantastike që vetëm të rinjtë mund të ta falin dhe ndjenjën e krenarisë në këto ditë të veçanta. ❤️✨

Faleminderit studentëve tanë për punën e palodhur dhe energjinë e tyre frymëzuese! Një aktivitet vërtet për t’u mbajtur mend!
Krenarë për studentët tanë!
Nga Vlora e flamurit, Gëzuar Festat e 28-29 Nëntorit! 🇦🇱🔥

Qendra Kërkimore Shkencore e Albanologjisë dhe Ballkanistikës mbajti sot në mjediset e Fakultetit të Shkencave Humane tr...
26/11/2025

Qendra Kërkimore Shkencore e Albanologjisë dhe Ballkanistikës mbajti sot në mjediset e Fakultetit të Shkencave Humane tryezën shkencore me temë “Onomastika e Lumit të Vlorës, trashëgimi arkeologjike gjuhësore”. Takimi u zhvillua në kuadër të projektit të fituar nga AKKSHI-it, për vjeljen shteruese të njësive onomastike të kësaj krahine dhe hartimin e Fjalorit Onomastik të Lumit të Vlorës.
Të pranishmit u njohën me projektin: Me qëllimin dhe objektivat e projektit, me aktivitetet që janë zhvilluar dhe do të zhvillohen për realizimin e tij me sukses, me rezultatet e synuara, dhe përfituesit direkt dhe indirekt nga produkti i këtij projekti kërkimor. Në takim u mirëpritën idetë e ngritura prej pjesëmarrësve, të cilat do të përfshihen në vazhdimësinë e projektit.

Qëndra Kërkimore Shkencore e Albanologjisë dhe Ballkanistikës,pranë FSHH, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, më dt. 26...
25/11/2025

Qëndra Kërkimore Shkencore e Albanologjisë dhe Ballkanistikës,
pranë FSHH, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, më dt. 26 nëntor, ora 11.00 fton studiuesit në një Tryezë Shkencore me diskutime mbi
onomastikën e Lumit të Vlorës. Ky aktivitet organizohet në kuadër të
projektit “Onomastika e Lumit të Vlorës, trashëgimi arkeologjike
gjuhësore”.

22/11/2025

Gezuar Diten e Alfabetit!

20/11/2025

Address

Vlorë
9400

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti i Shkencave Humane - Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Fakulteti i Shkencave Humane - Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë:

Shortcuts

Share