12/09/2026
Të dashur nxënës dhe të nderuar prindër, ditën e hënë Shkolla “Musa Çakërri” Vlorë hap dyert për një tjetër vit plot dije, ëndrra, mundësi dhe sfida të reja.
Le ta nisim këtë rrugëtim me besim, përkushtim, bashkëpunim dhe zemër të hapur. Të dashur nxënës, besoni te vetja, guxoni të ëndërroni dhe mos kini frikë të gaboni – çdo hap ju çon më pranë suksesit.
Prindër, faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin tuaj. Së bashku ndërtojmë një shkollë ku dija, qytetaria dhe vlerat ecin krah për krah.
Qoftë një vit i mbarë, i suksesshëm dhe i bukur për të gjithë familjen e “Musa Çakërrit”!