Shkolla"Ismail Qemali" Vlorë Faqja Zyrtare

Shkolla"Ismail Qemali" Vlorë Faqja Zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla"Ismail Qemali" Vlorë Faqja Zyrtare, School, Lagjja; "Isa Boletini", Rruga: "Mustafa Bello", Vlorë.

Misioni: Punojmë për të qenë në krye të zgjedhjes që ofrohet, në krye të etikës qytetare, në krye të respektimit të lirive dhe të drejtave më të plota të çdo nxënësi.

17/09/2026
Sot, korridoret e shkollës sonë u mbushën përsëri me zëra, buzëqeshje dhe hapa të vegjël që sjellin gjallëri e shpresë. ...
14/09/2026

Sot, korridoret e shkollës sonë u mbushën përsëri me zëra, buzëqeshje dhe hapa të vegjël që sjellin gjallëri e shpresë. Pas pushimeve të verës, shkolla mori frymë sërish, duke u gjallëruar nga gëzimi i nxënësve dhe përqafimet e mësueseve.🌸📚📝🎉
Emocionuese ishte pritja e nxënësve të klasës së parë, të cilët hodhën sot hapat e tyre në rrugëtimin shkollor. Me sy kureshtarë, duar të vogla dhe zemra plot ëndrra, ata sollën një bukuri të veçantë në oborrin dhe klasat tona. 🌼🎒
Çdo lule ishte një urim, çdo përshëndetje një mirëseardhje dhe çdo zë në korridor një dëshmi se një tjetër vit i bukur sapo ka nisur.🌸💐🌼🌹
Dhe ne jemi gati për një vit shkollor të mbushur me dije, miqësi, suksese dhe momente të paharrueshme!

E nesërmja nuk do të jetë një e hënë e zakonshme 😍Nesër, dyert e shkollës sonë do të hapen sërish për të mirëpritur zëra...
13/09/2026

E nesërmja nuk do të jetë një e hënë e zakonshme 😍
Nesër, dyert e shkollës sonë do të hapen sërish për të mirëpritur zërat, buzëqeshjet, ëndrrat dhe energjinë e nxënësve tanë. 🎒📚❤️
Pas një vere të gjatë, korridoret do të gjallërohen sërish, klasat do të mbushen me jetë dhe shkolla do të marrë edhe një herë atë frymën e veçantë që vetëm fëmijët dinë t’ia japin. 🌱
🎓 Një vit i ri shkollor nuk është thjesht një fillim mësimesh.
Është një mundësi e re për të mësuar, për të zbuluar, për të provuar, për të gabuar e për të mësuar sërish, për të krijuar miqësi, për të besuar te vetja dhe për të hedhur hapa të rinj drejt së ardhmes.
Në ditën e parë, do të njohim njëri-tjetrin, do të flasim për rregullat dhe përgjegjësitë, për kujdesin ndaj vetes, shokut dhe mjedisit dhe për vlerat që na bëjnë një komunitet të fortë, sepse në “ Ismail Qemali”, ne besojmë se arsimi nuk matet vetëm me atë që mësojmë nga librat…
✨ Arsimi është edhe mënyra si sillemi, si bashkëpunojmë, si respektojmë, si ëndërrojmë dhe si bëhemi çdo ditë versioni më i mirë i vetes.
🌷Të dashur nxënës, ju kemi pritur!
Të hënën, sillni me vete buzëqeshjen, kureshtjen, energjinë dhe ëndrrat tuaja.
Pjesën tjetër do ta ndërtojmë së bashku. ❤️
🏫 Mirë se vini në shtëpinë tuaj të dijes!
📚Gëzuar fillimin e vitit të ri shkollor 2026–2027! ❤️

08/09/2026
08/09/2026

📌 NJOFTIM PËR PRINDËRIT
Të nderuar prindër,
Në bazë të nenit 47/1 të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit nr. 627, datë 30.07.2026, të Këshillit të Ministrave, në institucionet arsimore parauniversitare publike do të zhvillohet Programi “Pas Shkolle”.
🌟 Çfarë synon Programi “Pas Shkolle”?
Programi zhvillohet jashtë orarit mësimor dhe synon:
📚 Përforcimin e të nxënit;
🤝 Zhvillimin e aftësive sociale;
🎨 Zhvillimin e aftësive kulturore dhe krijuese;
🏃 Zhvillimin e aftësive sportive.
Programi realizohet për nxënësit e regjistruar në institucionet arsimore parauniversitare publike.
📚 Në arsimin fillor, klasat I–V:
📝 “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë” (BDSH)
🎨 “Klubet e Arteve dhe Zejeve” (KAZ)
⏰ Si do të zhvillohet?
📝 Bëjmë Detyrat e Shtëpisë (BDSH)
• 5 orë në javë – 1 orë në ditë, nga 60 minuta, për 5 ditë.
🎨 Klubet e Arteve dhe Zejeve (KAZ)
• 2 orë në javë – 1 orë në ditë, 2 herë në javë.
Klubet mund të përfshijnë:
🎵 Muzikë • 💃 Kërcim • 🎭 Teatër • 🖌️ Art pamor • 🧵 Zeje
👥 Organizimi i grupeve
Grupet krijohen me minimumi 20 dhe maksimumi 30 nxënës, në përputhje me përcaktimet përkatëse.
📌 TË RËNDËSISHME PËR PRINDËRIT
• Pjesëmarrja në program bëhet mbi bazën e aplikimit të prindit në SMIP.
• Nxënësi nuk vlerësohet me notë gjatë këtij programi.
• Gjatë vitit shkollor do të zhvillohen 2 aktivitete.
• Nxënësit duhet të frekuentojnë rregullisht programin.
• Frekuentimi i nxënësve dhe realizimi i veprimtarive regjistrohen në SMIP.
🌟 Një mundësi më shumë për fëmijët Tuaj☺️
Programi “Pas Shkolle” synon që koha pas mësimit të shndërrohet në një hapësirë ku nxënësit mësojnë, krijojnë, bashkëveprojnë, argëtohen dhe zhvillojnë talentet e tyre.
🤝 Bashkëpunimi shkollë–familje është çelësi isuksesi.🤗
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj!

🏫 Shkolla “Ismail Qemali” vijon të dëshmojë përkushtimin, talentin dhe angazhimin e nxënësve tanë në veprimtari kombëtar...
04/09/2026

🏫 Shkolla “Ismail Qemali” vijon të dëshmojë përkushtimin, talentin dhe angazhimin e nxënësve tanë në veprimtari kombëtare.

👏 Me shumë krenari përgëzojmë nxënëset tona Brisajda Salati dhe Lorena Thomaj, të cilat përfunduan me sukses Konkurset Kombëtare Digjitale:
💻 “Qëndro Aktiv” – Brisajda Salati, me më shumë se 90 pikë, zhvilluar më datë 24.07.2026.
🥗 “Ushqehu Shëndetshëm” – Lorena Thomaj, me më shumë se 90 pikë, zhvilluar më datë 10.07.2026.

01/09/2026

📚 Të dashur nxënës dhe prindër,

Ju njoftojmë se në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor, ka nisur procesi i shpërndarjes së librave për nxënësit.📖📗📚

📖 Njëkohësisht, ju bëjmë me dije se mësimi do të zhvillohet në orët e paradites, sipas orarit zyrtar, nga ora 08:00 deri në 13:10.

Ju urojmë të gjithëve një vit të ri shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje! 📚🎓✨

20/08/2026

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM! 🎒📚

Shkolla “Ismail Qemali” njofton të gjithë prindërit se rihapen regjistrimet online në portalin e-Albania për vitin shkollor 2026–2027.

🎓 Klasa e parë.

📅 Aplikimet: 24 gusht – 7 shtator 2026

Të dashur prindër, ju lutemi të kryeni aplikimin brenda afatit të përcaktuar dhe të respektoni zonën përkatëse të regjistrimit.

💻 Regjistrimi kryhet online nëpërmjet portalit e-Albania.

Ju mirëpresim me kënaqësi në shkollën “Ismail Qemali”! 🏫💙

✨ Suksese në këtë fillim të ri shkollor!

NJË KRENARI PËR VLORËN, DHE SHQIPËRINË🇦🇱🏆Në një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të kërcimit, All Dancer ...
25/07/2026

NJË KRENARI PËR VLORËN, DHE SHQIPËRINË🇦🇱🏆

Në një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të kërcimit, All Dancer Europe – Intercontinental Competition ku morën pjesë artistë që përfaqësonin
14 shtete nga e gjithë bota, Shqipëria u përfaqësua me dinjitet dhe krenari nga nxënësja jonë Reina.

Balerina e talentuar vlonjate 🧑‍🩰💃Reina Bollobani me koreografi te Lorena Hoxha ( Global Dance Academy) arriti të rrëmbejë Çmimin e Dytë në kategorinë Solo Contemporary Dance duke ngritur flamurin shqiptar në skenën ndërkombëtare dhe duke dëshmuar se talenti, puna dhe përkushtimi i të rinjve tanë meritojnë vlerësim në nivelet më të larta.

Ky sukses nuk është vetëm një fitore personale e Reinës, por një arritje që nderon qytetin e Vlorës, shkollën tonë dhe gjithë Shqipërinë. Ajo është një ambasadore e denjë e artit vlonjat dhe një frymëzim për çdo fëmijë e të ri që ndjek ëndrrat e tij.💃🧑‍🩰🎊🇦🇱🏆

Address

Lagjja; "Isa Boletini", Rruga: "Mustafa Bello"
Vlorë
9401

Opening Hours

Monday 07:15 - 14:00
Tuesday 07:15 - 14:00
Wednesday 07:15 - 14:00
Thursday 07:15 - 14:00
Friday 07:15 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla"Ismail Qemali" Vlorë Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category