25/05/2021
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, në bashkëpunim me Shkollën e Drejtorëve, ka hartuar Standardet Profesionale të Vlerësuesit të Institucioneve Arsimore Parauniversitare. Hartimi i standardeve ishte domosdoshmëri, pasi ato përcaktojnë se çfarë duhet të dijë, çfarë shkathtësish duhet të demonstrojë dhe nga ç’vlera e qëndrime duhet të karakterizohet një specialist në veprimtarinë vlerësuese/inspektuese. Standardet unifikojnë performancën e vlerësuesit, duke vënë theksin në kriteret e rekrutimit dhe zhvillimin profesional të tij, për sigurimin e cilësisë së arsimit parauniversitar. Ato synojnë të zhvillojnë dhe të sigurojnë që vlerësuesi zotëron kompetencat profesionale, duke dëshmuar përgjegjshmëri, paanshmëri dhe besueshmëri, në veprimtarinë vlerësuese/inspektuese. Kompetencat profesionale janë një qasje e re konstruktive për rekrutimin, zhvillimin profesional, si dhe pikë referimi për vlerësimin e performancës së specialistit vlerësues.
Linku i shkarkimi:
https://www.ascap.edu.al/wp-content/uploads/2021/05/Standardet-profesionale-te-vleresuesit-te-IAP-ve.pdf