Parashkollor Dimal

Parashkollor Dimal Promovimi i aktiviteteve edukative, kulturore e sportive në Kopshtet e Bashkisë Dimal

01/08/2026

DIMALI BASHKI ME VETE
Dimali, ka ekzistuar prej shekullit të V p.e.s. Në atë site në kodrinat e bukura të Cukalatit rreth
shekullit të II p.e.s gëlonte jeta, bujqësia e tregtia. Aty përballë dy maleve, Shpiragut dhe
Tomorit , ishte një sy vrojtues për të mbrojtur Apoloninë. Artifaktet gëlonin në nëntokën e
Dimalit, duke konfirmuar vemendjen e munguar të instiutucioneve përkatëse të shtetit ndër
vite.
Ekonomia lokale e zonës sonë të dalë nga reforma territoriale e 2015, gëlon nga bujqësia
dhe tregtia , njësoj si dikur, zonë me potencial zhvëllimor, zonë e begatë , e me njerëz të
ndershëm e punëtor , që duket se me punën e tyrë në vite kanë lënë gjurëmë në këto troje.
Ndaj në një proces të filluar në Janar të vitit 2020 edhe që përfundoi në 23 Prill të vitit 2021,
me në një pëfshirje të gjerë qytetare finalizuam ndryshimin e emrit për të krijuar një brand
për ekonominë tonë lokale edhe një përfaqësim dinjitoz të zonës, për ta ngritur më lart
emrin e Saj që fliste Shqip.
Gjithë ky proces kaloi etapat e përcaktuara në ligj që kërkon një riorganizim pa dryshim kufijsh.
Ky proces vërtetoi edhe njëherë se vullneti i këtij komuniteti të dalë nga reforma e 2015 është
të qëndrojnë bashkë si një njësi e tërë, se ata janë të lidhur nga historia , tradita, dhe potenciali
ekonomik .
Pse e miratoi Kuvend këtë nismë edhe ia ndryshoi emrin Bashkisë me ligjin nr. 34/2015???
Përse e bëri kur kjo njësi vendore do të shkrihej???!!!. A nuk kanë politikanët tanë , një qartësi
të asaj që do të ndodhë nesër???!!!,
Kaq e paqartë dhe e paparashikueshme është e ardhmja në këtë vend???
Pa u dashur të zgjatem me tej, që prej antikitetit vijnë shembuj, të qartë , se aty ku ka ligje të
qarta e jetëgjatë ka zhvillim të qëndrueshëm e shtet të fortë ( reforma e Likurgut zgjati 500
vjet ).
10 vjet për të gjykuar për një reformë territoriale është shumë pak. Aq më tepër kur analiza e
bërë për riorganizimin territorial dërguar në Kuvend nuk na është vënë në dipozicion që stafet
tona të kishin mundësi te njiheshin e të bëheshin kundërshtimet, sygjerimet dhe nga gjithë
procesi të dilte më e mira pa paragjykuar rezultatin.
Është e paqartë se si u arrit në konkluzionin se Bashkia Dimal ,Polican , Divjakë apo ndonjë
tjeter do të jenë më mirë nën administrimin e nje njësie tjeter vendore?
Si do të jetë më mirë Bashkia Dimal me Beratin, kur Bashkia Dimal rezulton ta ketë mesataren
raportit të invetsimeve të kryera nga buxheti i vetë me totalin e buxhetit faktik, në këto 10
vite nga 33% deri ne 38 % të totalit të buxhetit??, Ndërsa Bashkia Berat vetëm 18 %?.
Nisur nga profilet e ndryshme të këtyre bashkive është e paqartë se si do të operojë më mirë
kjo njësi e re që do dalë nga riorganizimi, kur vlera e investimeve të kryera në fshat nga
Bashkia Dimal është 54 % e totalit të investimeve të kryera nga kjo e fundit dhe në qytet 46 %
???!!!. Pra Kjo bashki ka bërë një ndarje të drejtë kudo në territor, duke i dhënë peshën që i
takon fshatit. Lind pyetja a do ti japë njësia e re vendore të njëjtën peshë zonës rurale?.
Si do të jetë më eficente Bashkia Berat kur Bashkia Dimal rezulton të ketë një munër më të
ulët punonjësish për 1000 banorë??!
Një njësi vendore që arriti të gjenerojë 5 herë më shumë të ardhura gjatë ekzistencës së saj
edhe duke bërë të mundur që këto të ardhura ti rikthehen qytetarit, në invetsime kapitale dhe
shërbime e duke mos i keqmenaxhuar ato vetëm në shpenzime paga, pse duhet të shkrihet???
Si drejtues institucioni, nuk kam dijeni se ku bazohet analiza e ekspertëve të kësaj reforme
pasi nuk na është vënë në dispozicion, por sido që të jetë , mbajtja e standarteve të ndryshme
për bashki të njëjta për nga profili apo demografia e zhbëjnë totalisht cilësinë e aktit të
prodhuar prej tyre.
Një organizëm administrativ është një qënie e gjallë, kjo e cituar edhe në dipsozita ligjore ,
prandaj mendoj se cdo ndryshim duhet te jete i miremenduar, argumentuar në bazë
kriteresh të gjithëpranuara dhe të dalë nga nga një proces gjithëpërfshirës e transparent.
Në vlerësimin tim nuk duhet të shkrihet asnjë bashki, qëndrimin tim për reformën e kam
mbajtuar pranë komisonit të reformës territoriale, biles kam shkuar më tej duke thënë, se aty
ku vetë njerëzit janë iniciator të shkëputjeve nga ndonjë njësi vendore , mund të rishihet
mundësia e krijimit të ndonjë njësie vendore të re shtesë , por vetëm si nevojë e ardhur nga
komunitetet.
Ende sot nuk kam një përgjigje, përse përfaqësuesit e PS-së Komisionit të Posaçëm
Parlamentar për Reformën Administrativo- Territoriale në Republikën e Shqipërisë ,propozon
të shkrijë në mënyrë të beftë, një Bashki me ekonomi lokale, një bashki që në censusin e vitit
2025 rezulton me shtim popullsie ndryshe nga shumë të tjera??? Pse përzgjedh të shkrijë një
bashki që ka ritmin më të ulët, të uljes së numrit të nxënësve në qark ???, Pse përzgjedh të
shkrij një bashki që ka gati ½ e buxhetit faktik nga të ardhurat???? Pse përzgjedh një bashki
që gjeneron 50 milion euro eksporte bujqësore në vit, e mos ti kthejë kësaj të fundit pjesën
që i takon nga ndarja e taksave që gjenerohen nga futja e kësaj vlerë në ekonomi???? Pse
përzgjedh të shkrijë një bashki me identitet, dhe histori etj, etj.
Mungesa e kritereve te qarta, të metat e procesit edhe anashkalimi i respektimit të zërit
qytetar e bëjnë këtë propozim të pavlefshëm.
Përfundimisht,
DIMALI DUHET TË VIJOJË TË JETË NJËSI VENDORE MË VETE!

15/06/2026

NJOFTIM

Të nderuar prindër,
Në mbështetje të Ligjit Nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, ju bëjmë me dije se kanë filluar regjistrimet e fëmijëve në kopshtet publike të Bashkisë Dimal për vitin shkollor 2026–2027.

Regjistrimi i fëmijëve do të kryhet pranë kopshtit publik që mbulon zonën e vendbanimit të fëmijës.
Afati i fundit për regjistrim është data 30 Qershor 2026.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:
-Çertifikatë personale e fëmijës ;
-Çertikatë familjare;
-Vërtetim vendbanimi;
-Libreza e vaksinimeve ose vërtetim nga qendra shëndetësore për kryerjen e vaksinave të detyrueshme;
-Çdo dokument tjetër që mund të kërkohet nga kopshti për plotësimin e dosjes së regjistrimit.

Ftojmë të gjithë prindërit të kryejnë regjistrimin brenda afatit të përcaktuar, me qëllim planifikimin dhe organizimin sa më të mirë të procesit edukativo-arsimor në institucionet parashkollore të Bashkisë Dimal.

Për çdo informacion ose sqarim, mund të drejtoheni pranë Sektorit të Arsimit, Kulturës dhe Sporteve në Bashkinë Dimal.

Në kuadër të festimeve të 1 Qershorit, fëmijët e kopshteve sollën performanca me këngë e kercime  në pedonalen e qytetit...
02/06/2026

Në kuadër të festimeve të 1 Qershorit, fëmijët e kopshteve sollën performanca me këngë e kercime në pedonalen e qytetit, duke krijuar një atmosferë të gëzueshme dhe festive për të gjithë të pranishmit.
Faleminderit, yje të vegjël, që na e zbukuruat ditën me buzëqeshjet tuaja ✨️✨️✨️🎈🎈🎈

🦋🍒 Si fluturat që vallëzojnë mes luleve të qershisë, ju urojmë të rriteni të lumtur, të lirë dhe plot ëndrra të bukura.G...
02/06/2026

🦋🍒 Si fluturat që vallëzojnë mes luleve të qershisë, ju urojmë të rriteni të lumtur, të lirë dhe plot ëndrra të bukura.

Gëzuar 1 Qershorin, vogëlushë të dashur! Buzëqeshja juaj e bën botën më të bukur. 💕🌸✨
Kopshti Poshnje👏🏻👏🏻🍒🍒

🌈 Gëzuar 1 Qershorin, vogëlushë të dashur! 🌈Qoftë jeta juaj plot ngjyra si ylberi, me buzëqeshje, lojëra, ëndrra dhe lum...
02/06/2026

🌈 Gëzuar 1 Qershorin, vogëlushë të dashur! 🌈

Qoftë jeta juaj plot ngjyra si ylberi, me buzëqeshje, lojëra, ëndrra dhe lumturi pa fund. Vazhdoni të ndriçoni botën me gëzimin dhe pafajësinë tuaj të bukur! 💖✨
Kopshti Syzes👏🏻👏🏻🥰

Urime të përzemërta për vogëlushët që përfundojnë parashkollorin! 🎓✨Sot mbyllet një etapë e bukur plot lojë, buzëqeshje ...
02/06/2026

Urime të përzemërta për vogëlushët që përfundojnë parashkollorin! 🎓✨

Sot mbyllet një etapë e bukur plot lojë, buzëqeshje dhe miqësi, dhe hapet një rrugë e re drejt dijes. Ju urojmë suksese të mëdha, ëndrra të bukura dhe shumë gëzim në çdo hap të shkollës! 🌟📚
Kopshti Banaj💛💛👏🏻👏🏻

1 Qershori solli shumë gëzim në kopsht 🌟🌟Buzëqeshje të vogla, zemra të pastra dhe kujtime të bukura që mbeten gjatë ❤️❤️...
02/06/2026

1 Qershori solli shumë gëzim në kopsht 🌟🌟
Buzëqeshje të vogla, zemra të pastra dhe kujtime të bukura që mbeten gjatë ❤️❤️🎈🎈
Kopshti Pobrat👏🏻👏🏻🥰

🎈 Gëzuar Festën e Fëmijëve! 🎈Sytë tuaj plot shkëlqim dhe buzëqeshjet tuaja janë lumturia jonë më e madhe. Ju urojmë një ...
02/06/2026

🎈 Gëzuar Festën e Fëmijëve! 🎈

Sytë tuaj plot shkëlqim dhe buzëqeshjet tuaja janë lumturia jonë më e madhe. Ju urojmë një fëmijëri të mbushur me dashuri, gëzim dhe ëndrra të bukura. ❤️🌈
Kopshti Hingë👏🏻👏🏻

02/06/2026

🌟 Gëzuar Festën e Fëmijëve! 🌟

Bota është më e bukur me buzëqeshjet tuaja. Ju urojmë një fëmijëri plot gëzim, dashuri dhe kujtime të lumtura. ❤️🎈
Kopshti Gajdë👏🏻👏🏻🥰

02/06/2026

🌸 Fëmijët janë lulet që zbukurojnë jetën tonë. 🌸

Gëzuar Festën e Fëmijëve të gjithë vogëlushëve tanë! Ju urojmë shumë buzëqeshje, dashuri dhe momente të bukura çdo ditë. 🎈❤️
Kopshti Samaticë👏🏻👏🏻

Address

Ura Vajgurore

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Parashkollor Dimal posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Parashkollor Dimal:

Shortcuts

Share

Category