SHMB “Murat Paci”,Pac

SHMB “Murat Paci”,Pac Shkolla "Murat Paci " dallohet si shkolla qe ka edukuar dhe arsimuar breza te cilet kane ecur ne jet

Shkolla e mesme e bashkuar “ Murat Paci “, ndodhet në fshatin Pac, krahina e Bytyçit, rrethi Tropoje. Po ju tregojmë pak nga historiku i krijimit të kësaj shkolle. Bytyçasit e kanë dashur gjithmonë diturinë dhe iu kanë përkushtuar asaj, aq sa në mungesë te shkollave në krahinë kanë shkuar edhe deri në Stamboll për studime. Për shkollën e pare shqipe në Bytyç u zgjodh më e mira kullë, ajo e Mustafë

Bekës në Viliq, me katër kate e me gurë të gdhendur, banesë karakteristike në Malsinë e Gjakoves, e cila në vitin 1921 i hapi dyert për bytyçasit me mësues të pare Iliaz Efendinë nga Gjakova. I veçantë është fakti se në vitin 1947 në Hysenaj të pacit, u përdor shkollë kulla e bukur trekatëshe e Avdyl Haxhisë, e cila ishte e vetmja shtëpi që mbeti pa u djegur nga nazistët gjermanë me 1944, pasi ishte në një vend shumë të fshehtë, në mes të pyllit. Në Pac , në vitin 1964, u ngrit shkolla 8- vjeçare e cila më 1976 u bë shkollë e mesme bujqësore, dhe mban emrin e dëshmorit Murat Paci.

08/05/2026

"Valle Lirike Tropojane", interpretuar me mjeshtëri nga nxënësit tanë gjatë "Festivalit të K’cimit." Zyra Vendore Arsimore Tropojë

08/05/2026

“Vallja e Bytyçit “ e kërcyer nga nxënësit e shkollës tonë në "Festivalin e K’cimit të Tropojës" . Zyra Vendore Arsimore Tropojë

Në festivalin kushtuar "K'cimit të Tropojës", nxënësit tanë i dhanë jetë pasurisë sonë në UNESCO përmes veshjeve autenti...
08/05/2026

Në festivalin kushtuar "K'cimit të Tropojës", nxënësit tanë i dhanë jetë pasurisë sonë në UNESCO përmes veshjeve autentike dhe hapave të traditës.
​Nga forca e "Valles së Bytyçit" te eleganca e "Valleve Lirike Tropojane ", ky përfaqësim tregoi përkushtimin e brezit të ri për të mbajtur gjallë rrënjët tona kulturore.

05/05/2026

5 Maji është Dita e Dëshmorëve, një ditë e rëndësishme për të nderuar dhe kujtuar të gjithë ata që sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ky aktivitet u zhvillua nga mësuesja e historisë me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin dhe respektin ndaj figurës së dëshmorëve.

"Dita e Librit" , në shkollën tonë mori jetë përmes konkursit të letërsisë dhe gjuhës . Nxënësit u përfshinë me përkusht...
23/04/2026

"Dita e Librit" , në shkollën tonë mori jetë përmes konkursit të letërsisë dhe gjuhës . Nxënësit u përfshinë me përkushtim, duke vënë në provë dijet mbi veprat, autorët shqiptarë e të huaj, dorëshkrimet e hershme të shqipes dhe enigmat e gramatikës.
Në këtë ditë, letërsia shqiptare , ajo botërore dhe gjuhësia u ndërthurën në një, duke i dhënë nxënësve emocion, garë frytdhënëse dhe mbi të gjitha, dije ...

📐 14 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Matematikës 📐Në kuadër të 14 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Matematikës, nxënësit e sh...
18/03/2026

📐 14 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Matematikës 📐

Në kuadër të 14 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Matematikës, nxënësit e shkollës sonë zhvilluan një aktivitet të veçantë, plot kreativitet dhe pasion për shkencën e numrave.
Nën kujdesin e mësuesit të lëndës Erkand Sinani, nxënësit prezantuan punime të bukura matematikore, duke treguar se matematika nuk është vetëm dije por edhe argëtim dhe mënyrë për të menduar ndryshe.
Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për të nxitur mendimin kritik, bashkëpunimin dhe dashurinë për dijen.

23/02/2026

"Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare", bëri bashkë nxënësit tanë , të cilët përmes artit dhe bashkëpunimit, përcollën mesazhe të vyera mbi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë sonë gjuhësore.

18/02/2026
17/02/2026

Gëzuar pavarësinë KOSOVË ⭐⭐⭐⭐⭐⭐

Punë Praktike klasa 5Tema: Zhvillimi i banesave dhe veshjeve nga parahistoria deri më sot !
02/02/2026

Punë Praktike klasa 5
Tema: Zhvillimi i banesave dhe veshjeve nga parahistoria deri më sot !

Address

Pac
Tropoje

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHMB “Murat Paci”,Pac posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category