Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit [U.B.T]

Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit [U.B.T] Faculty of Biotechnology and Food
"Agricultural University of Tirana" Dekan i Fakultetit __ Prof.
(1)

Dr. Kapllan SULAJ

STRUKTURA E FAKULTETIT TE BIOTEKNOLOGJISE


STRUKTURA E FAKULTETIT TE BIOTEKNOLOGJISE DHE
USHQIMIT DHE FUNKSIONET E NJESIVE BAZE TE SAJ

Edukimi në Shkencat dhe Teknologji Ushqimore (ShTU) në Universitetin Bujqësor të Tiranës ka filluar në vitet 1960, nëpërmjet disiplinave teknologjike, si:

Konservimi dhe përpunimi i produkteve bujqësore,
Teknologjia e përpunimit të fruta-perimeve,
Teknologjia e përpunimit të rrush*t (Enologjia),
Teknologjia e përpunimit të produkteve blegtorale. Pas viteve 1990, veç disiplinave të mësiperme, u shtuan edhe disiplina të tjera, si:

Teknologjia ushqimore
Kontrolli higjieno-sanitar i ushqimeve me origjinë blegtorale
Mikrobiologjia dhe bioteknologjia ushqimore
Këto disiplina u zhvilluan në departamente të UBT, pa përfillur këtu një numër disiplinash biologjike teorike e zbatuese, të lidhura ngushtë me shkencat dhe teknologjinë ushqimore. Programet mësimore kanë qënë të fokusuara në Industrinë e Agropërpunimit (IAP) dhe në transformimin e produkteve me origjinë bujqësore, pyjet dhe peshkimin. Modulet kryesore përmbanin njohuri shkencore për prodhimin e lendeve të para me origjinë bimore e shtazore, përpunimi pas korrjes, vjeljes, mjeljes, therrjes, transformimet e lëndëve të para në produkte ushqimore, ambalazhimi, ruajtja, shpërndarja dhe tregtimi i tyre. Me vonë u zhvilluan disiplinat shkencore në kuadër të zinxhirit ushqimor ku zbatohen teknologji të manipulimit, transformimit, të ruajtjes dhe sistemet e drejtimit të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit. Pas vitit 1992, në Universitetin Bujqesor të Tiranës u krijuan kushtet për ristrukturimin e drejtimeve të diplomimit e të strukturave akademike për zhvillimin e shkencave dhe teknologjisë ushqimore dhe të veprimtarisë kërkimore shkencore në fushën e ushqimit. Në vitin 1992, u krijua, fillimisht, Seksioni i Teknologjisë Ushqimore, në varësi të Fakultetit të Agronomisë. Me Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 138, datë 04.08.1998, pranë Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, krijohet “Departamenti i Teknologjisë Agroushqimore” dhe Kursi i Studimit “Teknolog ushqimor”, me kohëzgjatje 4,5 vjet. Për nevojat e zhvillimit të sektorëve të specializuar të industrisë ushqimore në kuadrin e sistemit agroushqimor dhe të sistemit të edukimit jouniversitar, me Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.873, datë 05.06.2001, u hap Kursi i Studimit: Teknologji Agroushqimore”, me kohëzgjatje 3 vjet, me tre profile: “Teknologji ushqimore”, “Vreshtari-enologji” dhe “Konservimi i produkteve me origjinë bimore”

Në vitin akademik 2005-2006, pranë Departamentit të Teknologjisë Agroushqimore të Fakultetit të Bujqësisë, në kushtet e reja dhe në kuadrin e reformës në arsimin e lartë në UBT, sipas sistemit 3+2, kurset e studimit 4,5 vjet në Teknologji ushqimore, u zhvilluan në 3 vjet studime në Inxhinieri Agroushqimore, me dy profilet:

Profili: Teknologji agroushqimore
Profili: Vreshtari-enologji (Teknologjia e Pijeve),
Emërtimi Inxhinieri agroushqimore, në profilin e Teknologjisë agroushqimore dhe të Vreshtari-enologjisë, tregon një drejtim në ShTU, që shpreh në thelb:

Karakterin modifikues të ushqimeve me origjinë bimore e shtazore, kontrollin dhe optimizimin e cilësisë në proceset teknologjike të krijimit, manipulimit, transformimit, ambalazhimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve ushqimore;

-Garantimin e cilësisë së proceseve e të produkteve, me anën e zbatimit të sistemeve të sigurimit të cilësisë dhe administrimit të saj. Ligji Nr.9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqiperisë”, miratoi sistemin e ri të arsimit të lartë, riorganizimin e kërkimit shkencor të vendit dhe unifikimin e sistemit të edukimit të lartë me atë të kërkimit shkencor, në vitin akademik 2006-2007. Në bazë të tij, kursi i studimit në Inxhinieri Agroushqimore u emërtua “Cikli I i Studimeve-Bachelor” dhe u propozua i njejti kurs studimi per “Ciklin e II, Master i Shkencave në vitin akademik 2008-2009. Cikli i II i studimeve u plotësua më vonë edhe me programin e Masterit Profesional “Cilësia dhe Siguria Ushqimore”. Ky ndryshim u shoqërua njekohesisht me ristrukturimin e departamentit të Teknologjisë Agroushqimore në “Departamenti i Bioteknologjisë Agroushqimore”. Ne vitin 2014, Departamenti i Bioteknologjise Agroushqimore dhe Departamenti i Biologjise dhe Kimise u ristrukturuan ne tre departamente: Departamenti i Teknologjise Agroushqimore, Departamenti i Shkencave te Ushqimit dhe Bioteknologjise dhe Departamenti i Kimise, me synimin edhe të përgatitjes së specialiteve të lartë në drejtimet e Shkencave te ushqimit, te Sigurise ushqimore dhe Biotenologjise ushqimore.

📣📣📣HAPEN APLIKIMET PER STUDIMET E CIKLIT TE DYTE:-MASTER PROFESIONAL-MASTER SHKENCOR PRANE  -SE.📆Afati aplikimit deri ne...
06/09/2023

📣📣📣HAPEN APLIKIMET PER STUDIMET E CIKLIT TE DYTE:
-MASTER PROFESIONAL
-MASTER SHKENCOR PRANE -SE.

📆Afati aplikimit deri ne 4 tetor 2023!

Suksese🍀!

28/08/2023

📣Behu pjese e duke u rregjistruar ne✅ 7 fazat 48-oreshe, nga 📅29 Gushti-11 Shtator, ne programet e studimit prane Fakultetit te Bioteknologjise dhe Ushqimit.

👨‍🎓👩‍🎓Eja dhe studio ne deget:

-Inxhinieri Agroushqimore, Teknologji Agroushqimore

- Teknologjia e Pijeve Alkoolike dhe Joalkoolike

-Shkencat e Ushqimit dhe te Ushqyerit.

✅Perfitimet dhe mundesite ne tregun e punes pasi te keni mbaruar studimet ne FBU i gjeni ne intervisten e dhene nga Dekani i Fakultetit te Bioteknologjise dhe Ushqimit, Prof.Dr. Kapllan Sulaj.

Suksese🍀!

Behu

📣Njoftim për studentët e shkëlqyer dhe studentët që ndjekin programet e studimit që përbëjnë prioritet kombëtar pranë Fa...
12/12/2022

📣Njoftim për studentët e shkëlqyer dhe studentët që ndjekin programet e studimit që përbëjnë prioritet kombëtar pranë Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit [U.B.T] Universiteti Bujqësor i Tiranës - Faqja Zyrtare

🏤Ministria e Arsimit dhe Sportit, njofton të gjitha IAL-të se;

Me propozim të MAS është miratuar vendimi nr. 386 datë 01.06.2022, të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e fushave dhe të programeve të studimit, që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetje financiare të studentëve të shkëlqyer e studenteve, që ndjekin këto programe në institucionet publike të arsimit të lartë", i cili parashikon në pikën 8, se ministri përcakton rregullat e hollësishme për afatet e aplikimit, shqyrtimi dhe procedurat për përcaktimin e masës dhe të mënyrës së financimit.

Në zbatim të këtij udhëzimi është miratuar udhëzimi nr. 30, datë 04.11.2022, "Për përcaktimin e rregullave dhe afateve të aplikimit, si dhe procedurat të përcaktimit të masës dhe mënyrës së financimit të studentëve të shkëlqyer dhe atyre që ndjekin programe studimi që përbëjnë prioritet kombëtar"

Aplikimi për përfitimin e mbështetjes financiare për rezultate të shkëlqyera apo ndjekës së programeve prioritare, mund të bëhet nga studentët pranë AKFAL-it (Agjensia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë).

✅Aplikoni sipas formularit model.

Sa më sipër gjeni :
1-shkresën e MAS-it;
2- Formularin e aplikimit për përfitim të mbështetjes financiare;
3- Udhëzimin nr. 30, datë 04.11.2022

💪Suksese!

https://www.instagram.com/p/CmEU2B1t5cJ/?utm_source=ig_web_copy_link

🤝Vazhdojnë aktivitetet e vitit të dytë në kuadër të projektit dy palësh Shqipëri-Kosovë i bashkëfinancuar nga Agjencia K...
12/12/2022

🤝Vazhdojnë aktivitetet e vitit të dytë në kuadër të projektit dy palësh Shqipëri-Kosovë i bashkëfinancuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit AKKSHI dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

👨‍💻👩‍💻Projekti me titull “Vlerësimi i Indikatorëve të Monitorimit të Cilësisë së Ujërave të Shkarkimit që Gjenerohen nga Industria Agro-Ushqimore” implementohet nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (Departamenti i Kimisë, FBU) dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji – Prishtinë (Departamenti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë).

⏳Në periudhën 27-29 Tetor 2022:
▪ U realizuan takimet e gupeve të punës në ambjentet e kampusit UBT-Prishtinë
▪ U mor pjesë në konferencën e 11-të IC-AFST2022 organizuar nga UBT-Prishtinë ku u prezantua punimi “Vlerësimi i Situatës Aktuale mbi Menaxhimin e Mbetjeve të Gjeneruara nga Industria Agro-ushqimore në Shqipëri” mbështetur në informacionin e siguruar gjatë vitit të parë të implementimit të projektit.

⏳Në periudhën 01-03 Dhjetor 2022 të dy gupet e punës realizuan:
▪ Vizitë në Kantinën e Verës “Faba”, Fier
▪ Vizitë në Fabriken e Vajit të Ullirit “Musai”, Panaja, Vlorë.

🎯Në këto takime u diskutua mbi praktikat e mira të prodhimit dhe menaxhimin e mbetjeve dhe ujërave të shkarkimeve.

🤝Falenderojmë kompanitë OLIVE OIL Kantina
të cilat gjithmonë na kanë mirëpritur dhe kanë ndarë me ne problematikat rreth menaxhimit të mbetjeve.

https://www.instagram.com/p/Cl8sKzxsk7H/?utm_source=ig_web_copy_link

Studentët tanë dhe ndërkombëtarizimi 🍀👩‍🔬👨‍🔬🌏💚Arsida, Dejvi dhe Melinda ndajnë me ne eksperiencën e tyre Erasmus +...
17/11/2022

Studentët tanë dhe ndërkombëtarizimi 🍀👩‍🔬👨‍🔬🌏💚

Arsida, Dejvi dhe Melinda ndajnë me ne eksperiencën e tyre Erasmus + pranë Universitetit Hungarez të Bujqësisë dhe Shkencave të Jetës. bodlli

"The main hope of a nation lies in the proper education of its youth."(Desiderius Erasmus)

Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit📗🔬 shared a post on Instagram: "Studentët tanë dhe ndërkombëtarizimi 🍀👩‍🔬👨‍🔬🌏💚 Arsida, Dejvi dhe Melinda ndajnë me ne eksperiencën e tyre Erasmus + pranë Universitetit Hungarez të Bujqësisë dhe Shkencave të Jetës. ...

📅🕦 📥Ditën e Enjte 17.11.2022 nga ora 9.00 deri në 16.00 pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës zhvillohen zgjedhj...
15/11/2022

📅🕦 📥Ditën e Enjte 17.11.2022 nga ora 9.00 deri në 16.00 pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës zhvillohen zgjedhjet për Anëtarin e Bordit të Administrimit, përfaqësues i studentëve.

Kandidatët janë : Altin Prenga, Armir Shkurti, Zhaklin Rira.

Ju mirëpresim 🍀

10/11/2022

🔊🔊🔊NJOFTIM!

🗓Fillon neser ne date 11.11.2023

⏰ 12:30 mesimi per Programet e Studimit Master Profesional ne Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit [U.B.T].

Mesimi do te mbahet ne sallen E201!

Suksese dhe fillim te mbare!

REGJISTROHU NGA 8 -17 NENTOR NỀ PROGRAMIN E CIKLIT Të DYTỂ TẺ STUDIMEVE PARAQITU PRANë ZSS Në 📯 Në Fakultetin e Biotekn...
09/11/2022

REGJISTROHU NGA 8 -17 NENTOR NỀ PROGRAMIN E CIKLIT Të DYTỂ TẺ STUDIMEVE PARAQITU PRANë ZSS Në 📯 Në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit janë shpallur listat e fituesve në programet e ciklit të dytë (Master i Shkencave dhe Master profesional).

📍 Paraqitu pranë ZSS në Universitetin Bujqësor të Tiranës për të kryer regjistrimin.

Të presim 🍀

https://www.instagram.com/p/CkvZzzMItoM/?utm_source=ig_web_copy_link

01/11/2022
🗣🗣🗣 Maturantë jeni akoma në kohë të zgjidhni të ardhmen tuaj!📅3-6 Nëntor keni mundësinë të rregjistroheni në programet e...
01/11/2022

🗣🗣🗣 Maturantë jeni akoma në kohë të zgjidhni të ardhmen tuaj!

📅3-6 Nëntor keni mundësinë të rregjistroheni në programet e studimit të Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit edhe pse nuk jeni shpallur fitues në Raundin e III për këto programe.

👨‍💻 Paraqituni pranë sekretarisë mësimore për të dorëzuar kërkesën dhe bërë rregjistrimin.

🍀Suksese!

Address

Koder-Kamez
Tirane
1029

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit [U.B.T] posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share