SHKOLLA SARINA 2002

SHKOLLA SARINA 2002 Shkolla jopublike "Sarina 2002"

Shkolla “Sarina 2002”, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027, uron të gjithë nxënësit, prindërit dhe më...
13/09/2026

Shkolla “Sarina 2002”, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027, uron të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësuesit një vit të mbarë, plot dije, arritje dhe suksese!
Me krenari nisim një tjetër vit të rëndësishëm në rrugëtimin tonë arsimor, duke mirëpritur nxënësit tanë të dashur, nga arsimi parashkollor deri në gjimnazin e përgjithshëm. Një mirëseardhje të veçantë u urojmë të gjithë nxënësve të rinj që këtë vit bëhen pjesë e familjes “Sarina 2002”. Çdo fillim i ri sjell mundësi të reja për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të ëndërruar më shumë. Ne do të jemi pranë çdo nxënësi me përkushtim, kujdes dhe mbështetje, duke i udhëhequr në çdo hap të rrugëtimit të tyre drejt dijes dhe suksesit.
Shkolla “Sarina 2002” mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të ofruar një edukim cilësor, për të kultivuar vlera dhe për të përgatitur breza të rinj me dije, aftësi dhe besim për të ardhmen.

Suksese në vitin shkollor 2026–2027! 📚✨

Presidenti i Shkollës “Sarina 2002” Liman Hoxha

08/07/2026
14/06/2026

🎓 Urime Maturantëve të Gjeneratës 2023–2026 të Shkolles “Sarina2002”🎓
Dje përjetuam një nga momentet më të bukura të jetës shkollore – Ceremoninë e Diplomimit të Maturës 2023–2026. Nën moderimin e Gazetarit të talentuar zotin Defrim Methasani dhe Mesueses së gjuhë-letërsisë Eva Metaj!
Me krenari dhe emocion përcollëm një brez të rinjsh që, pas tre viteve pune, përkushtimi dhe sfidash, mbyllin një kapitull të rëndësishëm dhe hapin dyert drejt ëndrrave të reja.
Të dashur maturantë, ju urojmë suksese në çdo hap të jetës suaj! Mbani gjithmonë me vete vlerat, dijet dhe kujtimet e krijuara në shkollën tonë. Besoni në veten tuaj dhe mos ndaloni kurrë së ëndërruari.
Falënderim të veçantë për mësuesit dhe prindërit që kontribuan në këtë rrugëtim të suksesshëm.
🌟 Suksese, Matura 2026! E ardhmja ju pret✨🌟

02/06/2026

Si lulet më të bukura të pranverës,vogëlushët tanë u ngjitën sot në skenë për të festuar festën e tyre të bukur të 1-Qershorit👫
Me zërat e tyre gazmorë kënduan,recituan dhe vallëzuan plot gëzim,duke lumturuar prindërit dhe të gjithëve ne që patëm kënaqësinë t’i duartrokisnim nga salla.💚
Të mbështetur me shumë dashuri nga edukatoret e tyre dhe në bashkëpunim të ngushtë me prindërit,ata po hedhin çdo ditë hapa të sigurt drejt dijes.📚
Rrituni të lumtur,të shëndetshëm dhe me ëndërra të mëdha ,vogëlushët tanë!☺️
Suksese dhe mirënjohje për zyshë Valbonën dhe zyshë Rudinën për përkushtimin,dashurinë dhe punën e palodhur me fëmijët!👏👏👏👏👏

30/05/2026

Vazhdojnë festat në shkollën tonë dhe radha ishte e nxënësve të klasës së 1-B!
Të lumtur më shumë se kurrë,nën shoqërinë e prindërve dhe me një shkëlqim më të bukur se ai i yjeve,ata ndriçuan jo vetëm skenën,por të gjithë shkollën.💥
Ishte dita e tyre;dita kur treguan me krenari rrugëtimin e parë drejt dijes.📚
Me koncertin e tyre”Lamtumirë Abetare”,ata dëshmuan se hapat e parë tashmë i kanë hedhur me shumë siguri dhe se,ashtu si Abetarja deri më sot, miku i tyre më i mirë do të mbetet libri.✨
Një falenderim i veçantë shkon për prindërit,të cilët,jo vetëm që e ndanë me ne këtë emocion të bukur,por janë pjesë e rëndësishme e suksesit!👌
Suksese mësuese Albjana për përkushtimin me të cilin i shoqërove nxënësit e tu në çdo hap të këtij rrugëtimi të paharrueshëm!👏👏👏

28/05/2026

Nxënsit e klases se 1-A,sot festuan me krenari festen e tyre te bukur,” Festen e Abetares”.
Nje moment i vecante,plot emocion,buzeqeshje dhe hapat e pare drejt botes se dijes.📚
Mes duartrokitjeve dhe pranisë se ngrohtë të prindërve,vogëlushët tanë ndanë me krenari gjithcka kanë mësuar deri më sot.✨
Urime nxënësve për këtë arritje të bukur, falenderim prindërve për mbështetjen dhe emocionet që i dhanë kësaj feste,si edhe një mirënjohje të veçantë për mësuese Marselën, për përkushtimin,durimin dhe dashurinë me të cilën i ka udhëhequr në këtë rrugëtim të parë të dijes!

🎓✨ REGJISTROHU SOT NË SHKOLLËN PRIVATE “SARINA 2002” ! ✨🎓📚 Viti i ri shkollor 2026–2027 po afron!Mos e lini për momentin...
07/05/2026

🎓✨ REGJISTROHU SOT NË SHKOLLËN PRIVATE “SARINA 2002” ! ✨🎓

📚 Viti i ri shkollor 2026–2027 po afron!
Mos e lini për momentin e fundit zgjedhjen e shkollës së fëmijës tuaj.

✅ 24 vite eksperiencë në arsim
✅ Mësues të kualifikuar dhe të përkushtuar
✅ Klasa me numër të kufizuar nxënësish
✅ Program i miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit
✅ Edukim cilësor në një ambient të sigurt dhe profesional

💰 Tarifat vjetore vetëm për mësimdhënie:
• Parashkollor & 9-vjeçare — 160.000 lekë
• Gjimnaz — 180.000 lekë

📍 Na gjeni tek:
Autostrada Tiranë–Durrës, kilometri i parë, përballë Vodafone

📞 0682037865 Regjistrimet janë të hapura — vendet janë të kufizuara!

🌐 Informacione të mëtejshme:
www.sarina2002.edu.al

🌟 Sarina 2002 — Vendi i duhur për të ardhmen e fëmijës tuaj!

Address

MËZEZ-FUSHË, KASHAR
Tirana
1050

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:00
Tuesday 08:30 - 16:00
Wednesday 08:30 - 16:00
Thursday 08:30 - 16:00
Friday 08:30 - 16:00

Telephone

+355682037865

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHKOLLA SARINA 2002 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHKOLLA SARINA 2002:

Shortcuts

Share

Category