Shkolla 9-vjeçare YLBER - faqja zyrtare

Shkolla 9-vjeçare YLBER - faqja zyrtare Kopshti dhe Shkolla 9-vjeçare jopublike YLBER janë drejtuar nga motrat të URDHRIT TË SHOQËRISË SË ZONJËS MARI. Një shkollë në jetë dhe për jetën.

Dita e parë në shkollën "Ylberi"☺️ Suksese të gjithëve!🌈
15/09/2026

Dita e parë në shkollën "Ylberi"☺️ Suksese të gjithëve!🌈

Ne, FILLUAM….🌈🌈❤️ Me buzëqeshje në fytyrë, energji te reja dhe plot pozitivitet. Çdo vit  shkollor është një fillim i ri...
02/09/2026

Ne, FILLUAM….🌈🌈❤️
Me buzëqeshje në fytyrë, energji te reja dhe plot pozitivitet.

Çdo vit shkollor është një fillim i ri, njohuri të reja, arritje të reja por edhe sfida te reja.
Duke vendosur gjithmonë nxënësin në qendër, përpiqemi çdo vit e më shumë, ashtu siç thoshte Shën Xhovava “ … të bëjmë gjithmonë e më mirë….” të jemi ekselencë edukative në këtë realitet të kohës, duke lënë shenjë në formimin integral të çdo fëmije, duke e bërë të jetë protagonist i të nxënit, që të jetë i aftë të zhvillojë mundësitë e tij në ndërtim të vetvetes.

Urojmë për një vit sa më të mbarë e të suksesshëm për të gjithë, nxënës, mesues, prindër! 🌈🌈🌈🌈🌈🙏💐❤️

Mbyllëm javën e parë të Kampit "Ylberi" me temë:❤️ "Gjërat e rëndësishme nuk shihen me sy, por me zemër."Kjo javë na dhu...
22/06/2026

Mbyllëm javën e parë të Kampit "Ylberi" me temë:
❤️ "Gjërat e rëndësishme nuk shihen me sy, por me zemër."
Kjo javë na dhuroi emocione shumë të bukura, miqësi të reja, aventura, të qeshura dhe shumë momente që do t’i mbajmë gjatë në zemër. Çdo fëmijë la gjurmën e tij, duke na kujtuar se bukuria më e madhe gjendet në mirësinë, bashkëpunimin, dashurinë dhe kujdesin për njëri-tjetrin.
🦊 Mësuam të krijojmë miqësi. 🌹 Mësuam të kujdesemi për atë që duam. ⭐ Mësuam të shohim me zemër.
Por udhëtimi ynë nuk mbaron këtu... 🚀✨ Na pret edhe një javë tjetër plot surpriza, emocione të reja, aktivitete tepër argëtuese dhe kujtime të paharrueshme.
💛 Deri tani kemi mbledhur yje kujtimesh... dhe galaktika jonë sapo ka filluar të ndriçojë! ⭐🌙✨

01/06/2026

🌈 Gëzuar festën e 1 Qershorit🎈🎈🎈🎊🎊🎊🎉🎉
Gëzuar të gjithë fëmijëve që me prezencën e tyre e bëjnë botën më të bukur, janë drita dhe shpresa e së ardhmes.
Sot festojmë buzëqeshjet, ëndrrat, talentet e tyre.
Le të vazhdojmë së bashku të krijojmë një mjedis ku çdo fëmijë të ndihet i mbështetur dhe i motivuar për të ndjekur ëndrrat dhe dëshirat.
Ata janë krenaria dhe e ardhmja jonë! ❤️❤️❤️❤️⭐️⭐️⭐️⭐️🌺🌺🌼🌹🌷🌻🌈🌈🌈🌈🌈

Klasa e IB në Festën e Abetares.✍️🧑‍🎓👩‍🎓🎓📖🎉🎉🎊🎊Një fillim i bukur dhe një rrugëtim i mrekullueshëm  i këtyre vogëlushëve,...
25/05/2026

Klasa e IB në Festën e Abetares.✍️🧑‍🎓👩‍🎓🎓📖🎉🎉🎊🎊
Një fillim i bukur dhe një rrugëtim i mrekullueshëm i këtyre vogëlushëve, ku shkonjë - shkronjë, fletë - fletë, arritën të mbyllin me sukses një etapë të parë të rrugës së dijes.
Sot ata shkruajnë shkronjat dhe numrat, nesër do të shkruajnë ëndrrat e tyre!
Vazhdoni të ëndërroni, të mësoni dhe të shkëlqeni vogëlushë!🌸🌺🌼🌟🌟🌟🌟❤️❤️❤️❤️🌈🌈🌈🌈🌈✍️🎓⭐️

Klasa e IA në Festën e Abetares.✍️🧑‍🎓👩‍🎓🎓📖🎉🎉🎊🎊Një fillim i bukur dhe një rrugëtim i mrekullueshëm  i këtyre vogëlushëve,...
25/05/2026

Klasa e IA në Festën e Abetares.✍️🧑‍🎓👩‍🎓🎓📖🎉🎉🎊🎊
Një fillim i bukur dhe një rrugëtim i mrekullueshëm i këtyre vogëlushëve, ku shkonjë - shkronjë, fletë - fletë, arritën të mbyllin me sukses një etapë të parë në rrugën e dijes.
Sot ata shkruajnë shkronjat dhe numrat, nesër do të shkruajnë ëndrrat e tyre!
Vazhdoni të ëndërroni, të mësoni dhe të shkëlqeni vogëlushë!🌸🌺🌼🌟🌟🌟🌟❤️❤️❤️❤️🌈🌈🌈🌈🌈✍️🎓⭐️

Nxënësit e klasave të 9-ta kurorëzuan me një ceremoni tëmrekullueshme nëntë vitet e tyre në shkollën Ylber.  Një moment ...
13/05/2026

Nxënësit e klasave të 9-ta kurorëzuan me një ceremoni të
mrekullueshme nëntë vitet e tyre në shkollën Ylber. Një moment që nuk matet me kohë, por me rrahje zemre, një moment që mbart emocionet e një rrugëtimi të tërë.
Një atmosferë feste, gëzimi dhe krenarie për nxënësit tanë që i shohim sot vajza e djem të rritur e të formuar me vlera të larta humanizmi dhe qytetarie.
Suksese të mëtejshme nxënës të dashur. Kjo ishte vetëm një festë përshëndetëse, pasi ajo që kemi ndërtuar së bashku nuk mbaron këtu, ajo vazhdon në çdo hap që do të hidhni, në çdo ëndërr që do të ndiqni.
Fluturoni lart, sepse qielli është shumë i vogël për ëndrrat tuaja…..
Jini gjithmonë krenarë për veten pasi secili prej jush ka një dritë të veçantë që mund ta bëjë botën më të bukur❤️❤️❤️❤️❤️❤️🌺🌺🌺🌸🌟🌟🌟🌟🌈🌈🌈🌈🌈🌈🌈

Nxënësit e klasave të 8-ta, zhvilluan një aktivitet me përfaqësues të organizatës YMCA-Albania.Gjatë takimit nxënësve ju...
07/05/2026

Nxënësit e klasave të 8-ta, zhvilluan një aktivitet me përfaqësues të organizatës YMCA-Albania.
Gjatë takimit nxënësve ju fol mbi edukimin digjital dhe sigurinë online.
Gjithashtu u zhvillua një diskutim çfarë është bullizmi kibernetik dhe masat penalizuese që parashikon ligji për personat që përdorin sharje, fyerje dhe cënim të dinjitetit te personit në rrjete të ndryshme sociale.
Sa më shumë njohuri dhe sensibilizim aq më shumë i përgatitim nxënësit tanë të jenë të ndërgjësuar për sigurinë online.🖥️👩‍💻🧑‍💻🌈🌈🌈🌈

Prilli – Muaji i Ekologjisë 🌱Nxënësit e klasave të 3-ta, me idetë, propozimet e tyre për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedis...
21/04/2026

Prilli – Muaji i Ekologjisë 🌱
Nxënësit e klasave të 3-ta, me idetë, propozimet e tyre për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit në kuadër të projektit të ekologjisë.🌎🌻🌼🌸💧💧🌈🌈🌈🌈

Prilli – Muaji i Ekologjisë 🌱Kështu është cilësuar muaji prill në shkollën tonë.Përgjatë gjithë këtij muaji po realizohe...
21/04/2026

Prilli – Muaji i Ekologjisë 🌱
Kështu është cilësuar muaji prill në shkollën tonë.
Përgjatë gjithë këtij muaji po realizohen projekte nga nxënësit e ciklit të ulët dhe ciklit të lartë duke zhvilluar aktivitete të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen e mjedisit.
Ide, iniciativa të ndryshme, veprime konkrete dhe diskutime edukative për rëndësinë e natyrës.

Një ndër këto aktivitete ishte dhe ora e hapur e zhvilluar sot me nxënësit e klasave të gjashta nga pedagogia e Universitetit Bujqësor të Tiranës Znj. Lirika Dorri, njëkohësisht edhe prind i njërit prej nxënësve.
Ajo ju foli fëmijëve për rolin e gjithësecilit në mbrojtjen e mjedisit duke dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm “Le të kujdesemi të gjithë për mjedisin sot,
për të krijuar një të ardhme më të shëndetshme dhe të bukur nesër.”
Falenderojmë profesoreshë Lirikën për përkushtimin dhe punën me profesionalizëm që bëri me fëmijët!❤️👏🌍💧🌈🌈🌈🌈

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 07:45 - 16:30
Tuesday 07:45 - 16:30
Wednesday 07:45 - 17:00
Thursday 07:45 - 17:00
Friday 07:45 - 17:00

Telephone

044504755

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjeçare YLBER - faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla 9-vjeçare YLBER - faqja zyrtare:

Shortcuts

Share