04/07/2026
Shkolla e Mesme Profesionale Hoteleri - Turizëm
Përgatisim profesionistët e të ardhmes
04/07/2026
04/07/2026
🎓 REGJISTRIMET PËR VITIN E PARË FILLOJNË MË 6 KORRIK!
Është koha të investosh në të ardhmen tënde! 🌍
Zgjidh Shkollën e Mesme Profesionale “Hoteleri-Turizëm” Tiranë – e vetmja shkollë me program ndërkombëtar, e akredituar me 13 kualifikime profesionale:
🔹 10 kualifikime në sektorin e Hoteleri-Turizmit
🔹 3 kualifikime në sektorin e Teknologjisë Ushqimore
📌 Regjistrimet për nxënësit e vitit të parë fillojnë më 6 Korrik dhe kryhen online nëpërmjet portalit e-Albania.
✨ Praktikë profesionale, mësim bashkëkohor, mundësi punësimi dhe një profesion i kërkuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar.
Zgjidh profesionin. Ndërto karrierën. Zgjidh suksesin! ❤️🏨
🎓 Në kuadër të informimit dhe ndërgjegjësimit mbi grupin NEET, u zhvillua një takim informues me prindër, nxënës dhe perfaqësues nga AKPA dhe Garancia Rinore për prezantimin e programeve që ofrojnë orientim dhe këshillim për të rinjtë, trajnim, kurse profesionale dhe punësim.
Përmes këtij aktiviteti u ndanë informacione të vlefshme mbi hapat konkretë drejt përfshirjes së të rinjve në arsim, formim profesional dhe tregun e punës. 🤝💼📚 #
Ky aktivitet zhvillohet ne kuadër të protamit EU4Youth, që po pilotohet në Bashkinë e Tiranës nga Observatori për të Drejtat e Fëmijeve dhe te Rinjve, financohet nga , zbatohet nga dhe UNICEFShqipëri, në bashkëpunim me .gov.al, , Shqiperi , nën koordinimin e .gov.al.
20/05/2026
5 ditë trajnim intensiv për certifikimin e grupit të dytë të mësuesve,në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Vetë Lincesed by EHL.
Një eksperiencë profesionale që forcon aftësitë dhe rrit standardet në mësimdhënie!
15/05/2026
👨👩👧👦✨ Dita Botërore e Familjes ✨👨👩👧👦
Sot zhvilluam një orë reflektimi me psikologen mbi familjen dhe rëndësinë e saj në jetën tonë. ❤️
Familja është vendi ku marrim dashurinë e parë, mbështetjen më të madhe dhe vlerat që na shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Përmes diskutimeve dhe reflektimeve, nxënësit ndanë mendime mbi rolin e familjes në edukim, mirëqenie emocionale dhe ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme.
Një aktivitet i vlefshëm për të kujtuar se forca e çdo individi fillon nga familja. 🤍
07/05/2026
Trajnim i brendshëm me mesimdhenesit pjese e komisioneve te provimeve te nivelit:
Organizimin i provimeve të nivelit.
🔹 Hartimi i njësive të testit për teorinë profesionale të integruar.
🔹 Praktika profesionale:
• Përgatitja e listave të kontrollit
• Mënyra e organizimit të provimeve të praktikës profesionale
🔹 Fokus në:
• Standardizimin e procedurave të vlerësimit
• Përmirësimin e cilësisë së testimit
• Shkëmbimin e përvojave mes mësuesve
Një aktivitet në funksion të rritjes së cilësisë së procesit mësimor dhe garantimit të një vlerësimi objektiv e profesional për nxënësit tanë.
07/05/2026
📌 Një mundësi më shumë për të ardhmen e nxënësve tanë!
Takim informues mbi Programin e Vetëpunësimit, i prezantuar nga përfaqësues të AKPA. Nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me mundësitë që ofron ky program për të rinjtë që dëshirojnë të ndërtojnë rrugën e tyre profesionale dhe të nisin një biznes të vogël, si dhe të njohin nga afër persona që kanë përfituar nga ky program.
Diskutimet u fokusuan te:
▪️ Mbështetja financiare për ide biznesi
▪️ Hapat për aplikim
▪️ Rëndësia e iniciativës dhe vetëpunësimit në tregun e sotëm të punës
Ky takim shërbeu si një frymëzim për të rinjtë që të besojnë në idetë e tyre dhe të ndërmarrin hapa konkretë drejt pavarësisë profesionale.
07/05/2026
📚✨ Në kuadër të aktiviteteve edukative që zhvillohen gjatë javës në shkollën tonë, u realizua edhe ora edukative me fokus informimin, ndërgjegjësimin dhe përfshirjen aktive të nxënësve në diskutime mbi tema me rëndësi për jetën shkollore dhe shoqërore.
Gjatë kësaj ore, nxënësit patën mundësinë të shprehin mendimet e tyre, të ndajnë eksperienca dhe të diskutojnë mbi vlera të rëndësishme si respekti, bashkëpunimi, komunikimi pozitiv, përgjegjësia dhe rëndësia e një klime të shëndetshme në shkollë.
Aktivitete të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në formimin personal të nxënësve, në forcimin e marrëdhënieve mes tyre dhe në krijimin e një ambienti sa më motivues e mbështetës për të gjithë komunitetin shkollor. 🌟
Shkolla jonë vazhdon të mbetet një hapësirë ku edukimi dhe formimi ecin së bashku për të ndërtuar qytetarë të denjë dhe të përgjegjshëm për të ardhmen.
29/04/2026
zhvillua një orë e hapur në lëndën e matematikës, e karakterizuar nga përfshirja aktive e nxënësve dhe përdorimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies.
Përmes zgjidhjes së ushtrimeve dhe diskutimeve në grup, nxënësit forcuan aftësitë logjike dhe analitike, duke e bërë procesin mësimor më dinamik dhe motivues.
29/04/2026
Mikpritëm vizitorë në ambientet e shkollës sonë, ku patën mundësinë të njihen nga afër me infrastrukturën, programet mësimore dhe aktivitetet që zhvillohen çdo ditë.
Këto vizita janë një mundësi e shkëlqyer për të ndarë përvojën tonë dhe për të prezantuar vlerat që ndërtojmë së bashku në edukimin e brezave të rinj.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the school
Website
Address
Rr. Kavajes , Nr 50
Tirana
Opening Hours
| Monday | 07:45 - 15:30 |
| Tuesday | 07:45 - 15:30 |
| Wednesday | 07:45 - 15:30 |
| Thursday | 07:45 - 15:30 |
| Friday | 07:45 - 15:30 |