14/06/2026
ESHG 2026, Gothenburg! 🇸🇪
Nga data 13–16 Qershor 2026, komuniteti më i madh evropian i gjenetikës po mblidhet në European Society of Human Genetics Conference 2026 në Gothenburg, duke sjellë së bashku ekspertë, studiues dhe profesionistë të gjenetikës nga e gjithë bota për të diskutuar zhvillimet më të fundit në gjenomikë, diagnostikë molekulare, mjekësi të personalizuar dhe shëndet publik.
Genetics Albania përfaqësohet në këtë ngjarje prestigjioze ndërkombëtare, duke kontribuar në shkëmbimin e njohurive shkencore, krijimin e bashkëpunimeve të reja dhe promovimin e zhvillimit të gjenetikës në Shqipëri.
Pjesëmarrja jonë në ESHG 2026 është një mundësi e rëndësishme për të sjellë përvojat më të avancuara evropiane në fushën e diagnostikës gjenetike, këshillimit gjenetik dhe mjekësisë precize, si dhe për të forcuar praninë e komunitetit shqiptar në rrjetin ndërkombëtar të gjenetikës.
Së bashku për një të ardhme ku shkenca, inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i shërbejnë më mirë pacientëve dhe familjeve.
🇦🇱🧬🇪🇺
12/06/2026
⏰ The countdown is ON! Just 24 hours until our Get2Gether at ! ⏰
Join us tomorrow to dive into:
🔹 Explore European clinical practice differences (diagnostics, counselling, workflows)
💼 Navigate diverse career paths
🤝 Share challenges & brainstorm solutions!
Whether you want to expand your network or find inspiration for your next career step, this is the place to be. See you there! 👋✨
Genetics Albania SIGF - Société des Internes et jeunes Généticiens de France Società Italiana di Genetica Umana - SIGU Societatea Romana de Genetica Medicala - SRGM
30/04/2026
Ndahet nga jeta J. Craig Venter, një nga figurat më të rëndësishme dhe më polemike të biologjisë moderne. Ai u bë i njohur botërisht për rolin e tij kyç në garën për deshifrimin e gjenomit njerëzor në fund të viteve 1990, duke udhëhequr kompaninë Celera Genomics kundër projektit publik ndërkombëtar të gjenomit.
Kontributet e tij kryesore përfshijnë:
përdorimin dhe popullarizimin e metodës whole genome shotgun sequencing, që përshpejtoi ndjeshëm sekuencimin e ADN-së;
publikimin e një prej hartave të para të gjenomës njerëzore në vitin 2000;
krijimin e qelizës së parë bakteriale me genomë sintetike funksionale në vitin 2010, një moment historik për biologjinë sintetike;
themelimin e J. Craig Venter Institute, një qendër me ndikim të madh në kërkimet gjenomike.
Venter njihej si shkencëtar vizionar, energjik dhe shpesh sfidues ndaj mënyrave tradicionale të kërkimit. Pavarësisht debateve që shoqëruan karrierën e tij, ndikimi i tij në gjenetikë, mjekësi precizioni dhe bioteknologji mbetet i jashtëzakonshëm.