MUZ - Kursi muzikor për fëmijët 4-7 vjeç

MUZ - Kursi muzikor për fëmijët 4-7 vjeç Ky kurs është një mënyrë e mrekullueshme qasjeje për fëmijët në botën muzikore. Të gjithë Fëmijët janë të tërhequr nga Muzika.

Nëpërmjet lojës ata njihen dhe përvetësojnë koncepte melodike, teorike dhe ritmike Bëni pjesë të muzikës fëmijët tuaj dhe mësoni sesi zhvillimi i fëmijës dhe muzika ecin hap pas hapi me njëra tjetrën, në mënyrë të pandashme. MUZ është i ideuar për fëmijët e moshave 3-7 vjeç si një orë artistike në grup e cila ndihmon në hapat e para të hyrjes në muzikë për fëmijë që janë ose jo studentë të Akademisë Hollywood. Kursi MUZ është një mundësi për prindërit që të ndihmojnë fëmijët e tyre në hapjen e horizontit, fantazinë si dhe ekspresionin muzikor. Kjo nuk do të thotë që ata do të bëhen muzikantë, por një kurs si MUZ i ndihmon të familjarizohen me zërin dhe të kënduarin, me dallimin e tinugujve të ndryshëm, me njohjen e ritmeve si dhe me lëvizjen trupore në bazë të një melodie. Kursi MUZ ndihmon në zbulimin e instrumentave të ndryshëm, se si funksionojnë dhe se si mund të luajmë me to. Gjithashtu, njohja e shumë zhanreve të muzikës, nga ajo moderne në atë tradicionale. Me anë të lojërave të ndryshme, fëmijët do të mësojnë bazat e solfezhit pa qenë nevoja për të ndjekur një orë solfezhi të veçantë. Kursi MUZ sensibilizon fëmijët me muzikën, duke i zhvilluar kapacitetin e tyre në të dëgjuar, në të shprehur, në komunikim si dhe në ndjeshmërinë artistike. Një orë e kursit MUZ:
Këndim
Ekspresion korporal
Dëgjimi i tingujve
Loja në një instrument
Lëvizje Ritmike
Koordimi në kohë dhe në hapësirë
Dëgjim dhe njohja e pjesëve muzikore

05/10/2025
17/07/2017

Një nga kurset më edukative dhe më interasante në Akademinë Hollywood është dhe kursi i MUZ.
E ndarë në grupmosha të ndryshme, çdo te mërkurë, në sallat e Akademisë Hollywood zhvillohet kursi për të vegjëlit.
Një orë leksioni që përfshin dhe prek disa nga inteligjencat humane.

Regjistrimet për vitin e ardhshëm shkollor kanë filluar qe tani:
Plotësoni formular:
https://goo.gl/forms/x1WSoT747eW4OFn73

02/12/2016

Kursi i Muz nis të mërkurën në orën 17:30

07/11/2016

Përshëndetje,
Ju njoftojmë që javës tjetër rihapet klasa e MUZ të mërkurave pasdite.
Për informacione kontaktoni në 04 224 7862 ose 06922 111 58
Ju faleminderit,

15/09/2016

Kënga LODRAT e kompozuar për kursin MUZ

11/09/2015

Kurset e Muz do të organizohen çdo të mërkurë
Kursi Muz nis në fund të Shtatorit

Address

Rruga Qemal Stafa Nr. 206
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when MUZ - Kursi muzikor për fëmijët 4-7 vjeç posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category