Qellimi kryesor i organizates është të aktivizojë të rinjtë në synimin e përbashkët, të mbrojtjes së të drejtave të tyre, nëpërmjet të gjith formave të mundëshme si p.sh, peticion, lëvizje sociale, protestim, deklarata në media etj. Gjithashtu Organizata ka si qëllim aftësimin e të rinjve dhe hapjen e një rruge të re informimi dhe aftësimi, duke formuar Klube të ndryshme, letrare, filozofike, politike etj dhe duke realizuar trajnime të ndryshme si ndihmesë për aftësimin e mëtejshëm të tyre. Temat kryesore ku bazohet veprimtaria e organizatës, është Lidershipi, Qytetaria, kultura dhe 'Qytetari Europian', punësimi dhe ndihma për të gjetur rrugën e duhur drejtë punës së kërkuar. Objektivat e organizatës:
Se pari Lidhet me grupimin e te rinjve ne klubet e ndryshme qe do te funksionojne brenda organizates: Klubi letrar, Klubi filozofik, Klubi I ekonomisteve te rinj, Klubi politik etj. Gjithashtu edhe nxitja e rininsë për nisma të reja dhe aktivizimi tyre i mëtejshëm . Së dyti lidhet me Lidershipin, ku nëpërmjet trajnimeve priret të afirmohen lider të rinj jo vetëm në politikë por edhe ne tere fushat profësionale që të rinjtë ushtrojnë. Pra të qenurin udhëheqës, drejtues të afirmuar. Së treti, mbrojtja e të drejtave te studentit. Përfshire këtu protestimi, peticioni, raportimi i formave të shkeljes në media, denoncimi etj. Moslejimi i asnjë forme shkeljeje apo tjetërsimi të të drejtave të studentit. Së katërti po në kuadrin e problematikave të të rinjvë ne kanalizojme inetersat e tyre, gjejme rrugët dhe drejtimin e tyre për të gjetur punë, shkollim, intershipe, kurse, bursa etj. Ne drejtojmë të rinjtë aty ku ato kërkojnë të arrijnë. Së pesti lidhet me ndërtimin e një modeli të të vërtetë të 'Qytetarit Shqiparë', kultivimin e vlerave qyetare tek te rinjte dhe gjithashtu kalimin në një stad më tej në ate te 'Qytetarit Europian'. Kjo Organizate eshte e pavarur politkisht. Perfaqeson nje Pakt te ri qe te rinjte do te vendosin ndermjet njeri-tjetrit, ku gjithsejcili prej tyre, do kete si prarim primare, moslejimin e asnje forme shkeljeje te te drejtave te tij, si qytetar, student etj Gjithashtu cdo dije e marre do perhapet ne nje mision te perbashket ate te nxitjes se qytetarise, kultures dhe krijimit te modeli te Qytetarit Europian. Pengesa e vetme e jona, si Rini shqiptare eshte vetvetja jone, asnje pengese tjeter nuk mund te na ndale. Duke ju ftuar qe edhe ju te afirmoheni si pjestare te ketij Pakti te ri shqiptare te ndermerrni hapin tuaj drejt ndryshimit dhe permiresimit te cdo problematike. Ne mund te ndermarrim nisma revolucionare sepse fuqia e rinise eshte revolucionare.