Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz

Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz, High School, Tirana.

Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027, u zhvillua mbledhja me prindërit e nxënësve, me qëllim forcimin...
28/09/2026

Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027, u zhvillua mbledhja me prindërit e nxënësve, me qëllim forcimin e bashkëpunimit prind–shkollë dhe krijimin e një klime sa më të mirë për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me:

🔹 Zgjedhjen e Këshillit të Prindërve dhe rolin e tij në bashkëpunimin me shkollën;
🔹 Mbarëvajtjen e vitit shkollor 2026–2027 dhe përgjegjësitë e përbashkëta të shkollës dhe familjes;
🔹 Rregulloren e shkollës, me theks të veçantë te respektimi i rregullave të etikës, paraqitja e përshtatshme, veshja, respektimi i orarit dhe sjellja në mjediset e shkollës;
🔹 Frekuentimin dhe paraqitjen në kohë në procesin mësimor;
🔹 Përdorimin dhe kujdesin ndaj librave dhe mjeteve mësimore;
🔹 Aktmarrëveshjen prind–shkollë, si një angazhim i përbashkët për edukimin, mirëqenien dhe suksesin e nxënësve.

🤝 Bashkëpunimi i vazhdueshëm mes shkollës, prindërve dhe nxënësve mbetet një nga faktorët kryesorë për një vit shkollor të suksesshëm dhe për formimin e të rinjve me përgjegjësi, disiplinë dhe vlera.

🏫 Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz
Së bashku për një shkollë më të mirë!

22/09/2026
📌 Rëndësia e mbështetjes dhe gjithëpërfshirjes së nxënësve me aftësi të kufizuara në shkollëNë kuadër të punës për garan...
18/09/2026

📌 Rëndësia e mbështetjes dhe gjithëpërfshirjes së nxënësve me aftësi të kufizuara në shkollë

Në kuadër të punës për garantimin e një mjedisi arsimor gjithëpërfshirës dhe mbështetës, sot u zhvillua një takim pune me pjesëmarrjen e Drejtorisë së Shkollës, Shërbimit Psiko-Social, Zv.drejtorisë dhe mësueseve mbështetëse, me fokus mbështetjen dhe gjithëpërfshirjen e nxënësve me aftësi të kufizuara.

Gjatë takimit u diskutua mbi nevojat individuale të nxënësve me AK, format e mbështetjes dhe përshtatjes së procesit arsimor, si dhe mbi mënyrat e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet profesionistëve të përfshirë në mbështetjen e tyre.

U theksua rëndësia e një qasjeje të individualizuar, të koordinuar dhe të bazuar në nevojat dhe potencialet e çdo nxënësi, me synim rritjen e pjesëmarrjes, zhvillimit dhe përfshirjes së tyre në jetën shkollore.

🤝 Gjithëpërfshirja ndërtohet përmes bashkëpunimit, mbështetjes profesionale dhe krijimit të mundësive të barabarta për çdo nxënës.

14/09/2026

Urime për fillimin e vitit të ri shkollor!

Një urim i veçantë për nxënësit e viteve të para të Shkollës Profesionale të Kamzës. Ju urojmë një vit të suksesshëm, plot dije, përkushtim dhe arritje në rrugëtimin tuaj të ri profesional.

Suksese dhe mbarësi!

08/09/2026

👨‍🍳 Një praktikë në profesion!

Nga bankat e Shkollës Profesionale Kamëz te kuzhina e një biznesi partner.

Erik Shameti, nxënës në profilin Hoteleri-Turizëm, nisi praktikën profesionale një vit më parë. Pas vetëm dy muajsh praktikë, talenti, përkushtimi dhe puna e tij u shpërblyen me një vend pune në të njëjtin biznes.

Sot, Eriku punon si kuzhinier dhe e bën këtë me pasion e kënaqësi. 👨‍🍳

Sepse arsimi profesional nuk të përgatit vetëm për një profesion të hap rrugën drejt një karriere!

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz:

Shortcuts

Share

Category