Departamenti i Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Departamenti i Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

Departamenti i Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Departamenti i Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, Community College, Fakulteti i Ekonomise, Rr. Arben Broci, Tirana.

Programet Master të Departamentit të Financës, Fakultetii Ekonomisë, Universiteti i TiranësDepartamenti i Financës preza...
07/09/2026

Programet Master të Departamentit të Financës, Fakulteti
i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

Departamenti i Financës prezanton programet Master që u ofrojne studenteve mundesi per te thelluar njohurite, per te zhvilluar aftesi profesionale dhe për t'u orientuar drejt një
karriere të suksesshme në fushën e gjere të finances.
Departamenti i Finances i ofron këto mundesi studimi si përmes programeve të veta, ashtu edhe në kuader te bashkëpunimeve me departamente të tjera brenda Fakultetit të
Ekonomisë, me struktura të tjera të Universitetit të Tiranës, si
dhe permes partneriteteve akademike me universitete te huaja, duke zgjeruar mundësite per formim, shkembim akademik dhe
nderkombetarizim te studimeve.
Programet ndërthurin formimin teorik me qasjen praktike dhe krijojne mundesi te shumta per zhvillim profesional, certifikime, internship-e dhe punesim.
Në prezantimin e mëposhtem, si dhe në link-un e FEUT, mund të njiheni më nga afër me programet tona, planet mësimore, drejtimet e specializimit dhe mundêsité e karrieres qé ato
ofrojnë.

Investoni në njohuri. Ndërtoni profilin tuaj profesional.
Zgjidhni të ardhmen tuaj në Financë!

https://Inkd.in/eaxFEUKA

04/09/2026

Fillojnë aplikimet për studimet e Ciklit të Dytë, Master, Viti Akademik 2026-2027
Njoftohen aplikantët e interesuar që në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës do të kryhen aplikimet për studime në Ciklin e Dytë të studimeve "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional", për vitin akademik 2026-2027.

Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë do të kryhen nga data 09 Shtator 2026 deri në 05 Tetor 2026, ora 08:00 - 16:00, në Zyrën e Procesit Mësimor, kati II, pranë sallës A201.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

a. Diplomë dhe listë notash e ciklit të parë, të njehsuara me origjinalin (të noterizuara);

b. Formulari i aplikimit (kliko këtu për të shkarkuar);

c. Deklarata sipas shtojcës 1 (kliko këtu për të shkarkuar);

d. Deklarata sipas shtojcës 2 (kliko këtu për të shkarkuar);

e. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (ID ose Pasaportë);

f. Një fotografi personale;

d. Çertifikata e mbrojtjes së gjuhës së huaj për aplikantët në "Master i Shkencave"

Ju mirëpresim!

Klikoni për më tepër:

Kritere Pranimi Master, Viti Akademik 2026-2027 (https://feut.edu.al/programe-studimi/master/216-kriteret-e-pranimit-ne-ciklin-e-dyte-te-studimeve-master/2425-kriteret-e-pranimit-ne-ciklin-e-dyte-te-studimit-master)

Udhëzim Nr. 12, datë 30.06.2023 mbi “Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë”

Klikoni për më tepër: https://feut.edu.al/lajmerime/3268-fillojne-aplikimet-per-studimet-e-ciklit-te-dyte-master-viti-akademik-2026-2027

Konsultimet e Departamentit Financë, Sezoni i Vjeshtës, Shtator 2026
01/09/2026

Konsultimet e Departamentit Financë, Sezoni i Vjeshtës, Shtator 2026

21/08/2026

Listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për të ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës!

Njoftim për Maturantët!

Të dashur Maturantë që keni aplikuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Ju falenderojmë për besimin që transmetoni për Fakultetin e Ekonomisë të UT, nëpërmjet aplikimit tuaj. Bashkëngjitur do të gjeni listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për të ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Deri tek vija e kuqe janë fituesit e fazës së parë të raundit të parë, sipas çdo programi studimi. Në datën 26 Gusht 2026 fillojnë regjistrimet e kandidatëve fitues, pranë Fakultetit të Ekonomisë, sipas njoftimeve që do të publikohen në vijim. Nëse ndonjë prej jush ka ankimim për rezultatin e shpallur, kërkesa mund të dorëzohet pranë Sekretarisë Mësimore, FEUT, në datën 24 Gusht 2026.

Përgjigjia do të merret brenda 24 orëve.

Të dashur aplikantë që ndodheni poshtë vijës së kuqe, edhe sikur të gjithë kandidatët fitues në listat paraprake të shpallura, të regjistrohen në FE, mbeten ende 285 kuota të lira, për shkak se i njëjti kandidat është shpallur fitues njëkohësisht në disa degë sipas sistemit të aplikimit. Përveç kësaj, shumë kandidatë janë shpallur fitues edhe në Fakultete të tjera.

Ju urojmë suksese!

Klikoni për më tepër: https://feut.edu.al/lajmerime/3262-listat-e-plota-paraprake-te-renditjes-se-kandidateve-per-te-ndjekur-studimet-ne-fakultetin-e-ekonomise-te-universitetit-te-tiranes-7

Të nderuar studentë, Siç është bërë traditë e përvitshme e institucionit, edhe për vitin 2026 Banka e Shqipërisë ka këna...
13/07/2026

Të nderuar studentë,

Siç është bërë traditë e përvitshme e institucionit, edhe për vitin 2026 Banka e Shqipërisë ka kënaqësinë e veçantë t’Ju informojë se ka shpallur të hapur konkursin “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2026”.

Në këtë konkurs, Banka e Shqipërisë fton të gjithë studentët shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit gjatë periudhës tetor 2025 – tetor 2026, të konkurrojnë me temat e tyre të diplomës mbi çështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik, ekonomiksin monetar e ndërkombëtar, stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar, etj.

Si çdo vit, përzgjedhja e tre temave fituese do të bëhet nga një komision i posaçëm shkencor i ngritur pranë Bankës së Shqipërisë për këtë qëllim.

Për informacione të mëtejshme lutemi të konsultoheni me faqen e web-it të Bankës së Shqipërisë në link-un në vijim:

https://lnkd.in/eVksfsEQ

Ju ftojmë të aplikoni!

This link will take you to a page that’s not on LinkedIn

Departamenti i Financës FEUT, Universiteti i Tiranës, fton të gjithë ish-studentët e programeve të Financës, të cilët pl...
06/07/2026

Departamenti i Financës FEUT, Universiteti i Tiranës, fton të gjithë ish-studentët e programeve të Financës, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në thirrjen e publikuar, të aplikojnë për regjistrim në programin e Doktoratës për vitin akademik 2025–2026.

Ky program përbën një mundësi të rëndësishme për të gjithë ata që dëshirojnë të thellojnë formimin e tyre akademik dhe kërkimor në fushën e financës, të zhvillojnë kapacitetet e tyre shkencore dhe të kontribuojnë në kërkimin akademik e profesional.

Ftojmë veçanërisht ish-studentët e Departamentit të Financës, por jo vetem, që kanë interes për kërkimin shkencor, jetën akademike dhe zhvillimin profesional në fushën e financës, të njihen me kriteret, dokumentacionin dhe afatet e aplikimit, si dhe të aplikojnë sipas procedurave të parashikuara në thirrje.

Për më shumë informacion dhe për aplikim, lutemi referojuni thirrjes së publikuar nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Faqja zyrtare e Fakultetit të Ekonomisë, UT

Konsultimet e lëndëve të Departamentit Financë, Bachelor, Qershor 2026
07/06/2026

Konsultimet e lëndëve të Departamentit Financë, Bachelor, Qershor 2026

Departamenti i Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pati kënaqësinë të mirëpriste në një leksion të ...
05/06/2026

Departamenti i Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pati kënaqësinë të mirëpriste në një leksion të hapur znj. Ana Goga, Drejtoreshë e Financës (CFO) në Credins Bank Kosova, e cila ndau me studentët e programit Bachelor në Financë njohuritë dhe përvojën e saj profesionale mbi temën:
“Investimet individuale dhe roli i bankave në menaxhimin e kursimeve dhe alternativave të investimit”.
Gjatë leksionit u diskutuan mënyrat se si individët i qasen investimeve, roli i institucioneve bankare në orientimin financiar të klientëve, si dhe alternativat kryesore të kursimit dhe investimit që ofron tregu financiar. Studentët patën mundësinë të njihen me shembuj praktikë nga industria bankare dhe të diskutojnë mbi faktorët që ndikojnë në vendimmarrjen financiare të investitorëve individualë.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të Departamentit të Financës për të sjellë më pranë studentëve ekspertë të tregut dhe për të lidhur njohuritë teorike me praktikën profesionale.

Gjatë diteve të para të qershorit 2026, Departmenti i Financës FEUT, Universiteti i Tiranës, pati kënagësinë të mirëpris...
03/06/2026

Gjatë diteve të para të qershorit 2026, Departmenti i Financës FEUT, Universiteti i Tiranës, pati kënagësinë të mirëpriste Konrad Sobański, Profesor i Asociuar ne Departmentin e Finances Nerkombetare, Poznan University of Economics And Business, në kuadër të mobilitetit akademik Erasmus+.
Përgjatë kësaj jave, Prof. Sobański zhvilloi një seri leksionesh të hapura me studentët e Financës, duke trajtuar tema bashkëkohore dhe me interes të lartë për tregjet financiare globale, si Blockchain Technology, Decentralized Finance (DeFi) dhe Stablecoins.
Vizita shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e njohurive, përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe njohjen e studentéve me zhvillimet me te fundit né financen digjitale. Diskutimet interaktive dhe perspektiva ndërkombëtare e sjellë nga Prof. Sobański kontribuan ё pasurimin e përvojës akademike të studentëve tanë.
Falënderojmë Prof. Sobański për kontributin e tij të vyer, për angazhimin me studentët dhe për bashkëpunimin e frytshëm me Departamentin e Finances. Shpresojmë që kjo vizitë të jete vetëm një hap i radhës në forcimin e marrëdhënieve akademike ndermjet institucioneve tona.

Address

Fakulteti I Ekonomise, Rr. Arben Broci
Tirana
1000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Departamenti i Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share