06/12/2018
Mes atyre mijera studenteve isha edhe une,e pse do kisha dashur qe keto protesta te beheshin shume me perpara,atehere kur ne FSHN studentet e Departamentit te Kimise ngriten zerin,por rektori aktual atehere ish-dekan solli policine per t'i larguar prej flokesh.Kemi pafund te drejte,ashtu sic edhe shpeshhere duhet te ndihemi te turperuar qe nuk reagojme kur brenda auditoreve ose fakultetit shikojme cudira.Problemi nuk eshte ai 670 lekesh te rinj per kredit,se ka me miliona probleme qe nga pedagoget e paafte e deri tek ata pedagog qe nis e mbaron mesimi rrijne e ngrohin karrigen.Nuk ka laboratore,hapesira per studentet,sekretare qe rrine ne kafene gjithe kohes e vertetime qe me shpejt te vijne nga Afrika ose Amerika me poste se sa i merr ne fakultetin tend.Une jam me studentet qe ngrene zerin,me ata qe e dine qe kjo eshte nje kosto e paperballueshme,sepse e di shume mire qe te mesojne sa te duan,por ka pedagog qe nuk te kalojne si Mister 700 Euroshi.Por ama pash ne proteste edhe shoke e shoqe qe ishin ngrit me nate per te ardh ne proteste,po qe kurre nuk e lene gjumin per te ardhur ne mesim,qe kurre nuk i lene party-t e kafenet per te hapur librat,nuk e di ku e gjeten ate zell proteste.Gjithsesi qofte studentet qe e duan dijen,qofte edhe ata qe duan thjesht nje diplome,uroj te jemi te gjithe keshtu te bashkuar per cdo problem,edhe atje ne auditor ku nuk ka kamera apo televizione. Uroj te jemi nje ze i vetem per te drejtat tona,edhe atehere kur nuk prekemi individualisht ππ