Redaktime gjuhësore e letrare shqip

Redaktime gjuhësore e letrare shqip Stafi yne merr persiper krijim e perpunim projektesh shkollore, diploma, CV te pershtatshme per tregun e punes dhe redaktim te cdo lloj teksti. Kontakto!

10/10/2017

Kam nje mendim. Pasi Kristi te na mesoje si dhe cfare te hame, ne te hapim nje rubrike: "Ta mesojme Kristin te flase shqip". 😜 Kur do te mesoni t'i zgjidhni prezantueset duke pare pertej fytyres se bukur? 😯

11/07/2017

Meqenese per te tradhtuar nuk na e ha qeni shkopin e s'ka ngelur gje per te mesuar, 😜😎😝te pakten fjalen ta mesojme sic duhet. Thuhet: tradhti, tradhtoj... dhe jo tradhëti, tradhëtoj...

QENDËR: Nis me një e dhe vazhdoj me një ë. Çdo fjalë që krijohet me bazën time, ndjek të njëjtin rregull. Kështu pra, mo...
12/04/2017

QENDËR: Nis me një e dhe vazhdoj me një ë. Çdo fjalë që krijohet me bazën time, ndjek të njëjtin rregull. Kështu pra, mos më shkruaj me dy ë se do mërzitem :O ... (fjalë të tjera me këtë bazë: QENDËRIKËS, QENDËRMBROJTËS, QENDËRSULMUES (për të gjithë burrat :P ), QENDËRSYNIM etj.)

Meqenëse jemi në botën ku gjithçka sh*tet dhe ku reklama zë vendin kryesor ngado, a nuk janë agjencitë publicitare ato q...
28/03/2017

Meqenëse jemi në botën ku gjithçka sh*tet dhe ku reklama zë vendin kryesor ngado, a nuk janë agjencitë publicitare ato që kanë nevojë më shumë se kudo, për redaktorë?

Mobile (celulari) dhe Tableta janë mjete, ndërsa Web, është rrjeti i internetit. Mos kanë dashur të thonë: kompjuter (apo PC, meqë e duan sipas modës? :( )

Gjeni Blendin... me fal, gjeni gabimin! 😯😉😠
14/03/2017

Gjeni Blendin... me fal, gjeni gabimin! 😯😉😠

 DAVARIT kal.1. Përhap diçka andej e këtej, shpërndaj në të katër anët; Dielli e davariti mjegullën. 2. fig. Largoj a he...
30/09/2016


DAVARIT kal.
1. Përhap diçka andej e këtej, shpërndaj në të katër anët;
Dielli e davariti mjegullën.
2. fig. Largoj a heq mendjen nga diçka; heq dyshimin, dhembjen, pikëllimin etj.
I davariti mendimet e këqija.

Tani, zgjidh e merr: ose "extra products", ose "produktet shtese" (te pakten "ekstra" te kishe shkruar 😉)! Per te mos fo...
25/09/2016

Tani, zgjidh e merr: ose "extra products", ose "produktet shtese" (te pakten "ekstra" te kishe shkruar 😉)! Per te mos folur per kerpu(r)dhat qe s'i di as shqip,as anglisht! 😯😆

A ka gjaku temperature? Si jo! Ai mund te jete edhe i bute, ose i ri ;)  - Me gjak të ftohtë: me gjykim te ftohte. - Me ...
23/09/2016

A ka gjaku temperature? Si jo! Ai mund te jete edhe i bute, ose i ri ;)
- Me gjak të ftohtë: me gjykim te ftohte.
- Me gjak të ndezur: me inat të madh, gjithë zemërim.
- Me gjak të ngrirë: duke pritur me frikë a me shqetësim.
- Me gjak të nxehtë: që zemërohet shpejt, që merr zjarr menjëherë
- Me gjak të butë: i urtë e i shtruar.
- Gjak i ri: grup njerëzish që pranohen në një organizatë për ta forcuar e gjallëruar atë.

13/09/2016

Dhe meqe ende jemi ne atmosfere Bajrami, gezuar Bajramin (dhe jo Barjamin ;) ). Pike.

26/08/2016

- Si po shkon me gruan?
- Kam frikë se më tradhton…
- Jo, mor, s’e besoj… E nga e ke kuptuar?
- Për shkak të punës sime jetojmë në qytete të ndryshme për periudha të gjata kohe; kemi qenë dy vjet në Sarandë, një vit në Shkodër, katër vjet në Berat…
- E pastaj?
- Po ja... kudo që shkojmë, gjejmë të njëjtin postier!
;)

22/08/2016

Pacienti është në shtratin e vdekjes, pranë të cilit ndodhet mjeku, avokati, gruaja dhe fëmijët. Papritur, ndërsa presin që ai të japë shpirt, i sëmuri ngrihet ulur në shtrat, shikon përreth dhe bërtet:
- Vrasës, hajdutë, të pacipë, mosmirënjohës! – dhe shtrihet prapë në shtrat.
Mjeku, konfuz pas kësaj skene, thotë: - Më duket se po përmirësohet...
- Përse mendoni kështu, doktor? – pyet gruaja.
- Sepse na njohu të gjithëve...

19/08/2016

- Jam në një dilemë të madhe, - i hap zemrën shoku shokut, - Të martohem me një vajzë të re me të cilën kam rënë në dashuri, apo me një vejushë plakë që është shumë e pasur…
- As mos e mendo fare, po martohu me vajzën. S’ka gjë më të rëndësishme se dashuria! Vetëm ajo mund të ta japë lumturinë...
- Faleminderit. Po shkoj të takoj vajzën...
- Ej, prit... para se të ikësh, ma jep pak numrin e telefonit të vejushës...

Address

Tirane
Tirana
00355

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Redaktime gjuhësore e letrare shqip posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Redaktime gjuhësore e letrare shqip:

Shortcuts

Share

Category