Tirana College of Technology

Tirana College of Technology Mirësevini në faqen zyrtare të Tirana College of Technology! Programi pajis studentin me:
e. f. g. h. Programi pajis studentin me:
a. b. c. d. i. Teorinë e ftohjes
b. e.

Kolegji Profesional i Tiranës është Institucion i Arsimit të Lartë, i tipit Kolegj Profesional, i licensuar nga Ministria e Arsimit, me VKM nr. 699, Datë 26.08.2015. Kolegji Profesional i Tiranës ofron programe studimi profesionale me kohë të plotë në:

- Teknologji informacioni dhe komunikimi;
- Elektronikë;
- Database dhe Web design;
- Elektro-mekanikë;
- Teknologji automjetesh;
- Mekatronikë;
- Teknologji ajrimi dhe kondicionimi;
- Gjeodezi;
- Teknologji ndërtimi. PROGRAMI I STUDIMIT TË NATYRËS PROFESIONALE NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE KOMUNIKIMI”
Programi përgatit specialistë në perdorimin dhe administrimin e rrjetave, të mjeteve dhe mënyrave të transportit, përpunimit të zërit, të të dhënave dhe të figurës, për të ofruar aplikime dhe shërbime komunikuese multimediale në kohë reale, transaksione bankare të sigurta, diagnostikime mjekësore në largësi, etj. me njohuri te thella tekniko-praktike të nivelit profesional dhe praktik, që kërkohen nga fusha të ndryshme të teknologjisë së informacionit për teknik të lartë. aftësi për zgjidhjen e problemeve të teknologjisë së Informacionit dhe për t’u përshtatur me lehtësi me evolimin e vazhdueshëm të teknologjisë. aftësi për të kuptuar dhe analizuar funksionimin e sistemeve relativisht komplekse, për të administruar rrjete të kompleksitetit të ulët dhe të mesëm dhe për të kuptuar parimin e pajisjeve kompjuterike, kabllimin dhe shpërndarjen e internetit dhe shërbimeve të mbështetura në të, etj. aftësi për t’u specializuar brenda një kohe të shkurtër edhe në mënyrë autonome, mbi bazën e kërkesave të tregut të punës. PROGRAMI I STUDIMIT TË NATYRËS PROFESIONALE NË “ELEKTRONIKË”
Programi përgatit specialistë në zbatimin e metodologjive në fushën e elektronikës, veçanërisht asaj të automatizimit dhe elektronikës në industry si dhe në ambjente multifunksionalë, qendra tregtare, qendra biznesi, banesave, në zhvillimin e testimeve, analizimin e rezultateve të tyre dhe riparimin e defekteve, thellimin e aspekteve teoriko-shkencore, për administrimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e sistemeve me kompleksitet të mesëm dhe pse jo të lartë. me njohuri te thella tekniko-praktike të nivelit profesional dhe praktik, që kërkohen nga fusha të ndryshme të aplikimeve të elektronikës. aftësi për zgjidhjen e problemeve tekniko-industriale dhe për t’iu përshtatur me lehtësi evolimit te vazhdueshëm të teknologjisë. aftësi për të kuptuar dhe analizuar funksionimin e sistemeve relativisht komplekse, për të administruar prodhimin, testimin, mirëmbajtjen e komponenteve, aparaturave elektronike, sistemeve kompjuterike, të telekomunikimit, të kontrollit, të matjes, etj. PROGRAMIT I STUDIMIT TË NATYRËS PROFESIONALE NË “DATABASE DHE WEB DESIGN”
Programi përgatitit specialistë në zbatimin e metodologjive në fushën e Database, trajtime imazhi dhe Web Design; profesionistë në zbatime të teknologjisë së lartë e me një tematikë të gjerë, nga faqet e internetit, krijimi i programeve për biznese dhe individë, puna në studiot e imazhit dhe marketingut, etj. njohuri te thella tekniko - praktike të nivelit profesional, që kërkohen nga fusha të ndryshme të aplikimeve të programimit për teknik të lartë. aftësi për zgjidhjen e problemeve të programimit në fusha të ndryshme dhe për t’u përshtatur me lehtësi me evolimin e vazhdueshëm të teknologjisë. aftësi për të kuptuar dhe analizuar funksionimin e sistemeve relativisht komplekse, për të administruar faqe interneti, data base, përpunim imazhi, etj. aftësi për t’u specializuar edhe në mënyrë autonome, mbi bazën e kërkesave të tregut të punës. PROGRAMI I STUDIMIT TË NATYRËS PROFESIONALE NË “ELEKTRO-MEKANIKË”
Programi përgatit specialistë në zbatimin e metodologjive në fushën e mekanikës, ne zhvillimin e eksperimenteve dhe analizimin e rezultateve të tyre, thellimin e aspekteve teoriko-shkencore, për administrimin, projektimin dhe optimizimin e sistemeve me kompleksitet të lartë. njohuri tekniko-praktike që kërkohen nga fusha të ndryshme të aplikimeve të elektro mekanikës;
b. aftësi për zgjidhjen e problemeve tekniko-industriale dhe për t’u përshtatur me lehtësi me evolimin e vazhdueshëm të teknologjisë;
c. njohuri të plota mbi materialet dhe zgjidhjet mekanike për projektimin dhe prodhimin e detaleve dhe elementeve të makinave. eksperiencë praktike profesionale për të pasur sukses në tregun e punës. PROGRAMI I STUDIMIT TË NATYRËS PROFESIONALE NË “TEKNOLOGJI AUTOMJETESH”
Programi përgatit specialistë në zbatimin e metodologjive në fushën e diagnostikimit të defekteve, në riparimin e defekteve dhe servis automjetesh. Programi fokusohet në:
- Ndërtimin e motorave dhe agregateve të tjera të automjetit / llogaritjet
- Diagnostikimin
- Dinamikën e automjetit
- Sistemet ndihmëse. njohuri të thella tekniko-aplikative të nivelit profesional dhe praktik, që kërkohen nga fusha të ndryshme të ndërtimit dhe shërbimit të automjeteve;
f. aftësi për të hyrë menjëherë në tregun e punës të industrisë dhe servisit të automjeteve. njohuri të plota mbi shërbimet, riparimet dhe ndërtimin e automjeteve;
h. eksperiencë profesionale në laboratorët e shkollës, e nevojshme për të pasur sukses në punë. aftësi për të zhvilluar procedurat e vënies në punë, e montimit, riparimit dhe shërbimet e ndryshme të pjesëve të automjetit, duke filluar nga motori, pompat e naftës, sistemet elektrike etj. PROGRAMI I STUDIMIT TË NATYRËS PROFESIONALE NË “MEKATRONIKË”
Programi përgatit specialistë në zbatimin e metodologjive në fushën e projektimit, zbatimit dhe mirëmbajtjes të sistemeve elektromekanike. njohuri tekniko - aplikative, që kërkohen nga fusha të ndryshme të pajisjeve elektromekanike në industri, në ndërtesa, në banesa etj. aftësi për të punuar në fushat e automobilave, të përpunimit të ushqimit, në përpunimin, paketimin, prodhimin e energjisë, minierave, problemeve, testimin, integrimin e sistemeve, mirëmbajtjen, testimin, programim, automatizim;
c. aftësi në automatizimin industrial, robotikë, sistemeve të kontrollit, përpunimit, hidraulikë, pneumatikë, sigurinë, mekatronikë, kontrollorët e programueshëm logjikë (PLCs), elektrike, programimit, procesin e prodhimit, si dhe metodat e kompjuter-kontrollit. PROGRAMI I STUDIMIT TË NATYRËS PROFESIONALE NË “TEKNOLOGJI NDËRTIMI”
Programi përgatit specialistë të mirëfilltë në fushën e ndërtimit, si pjesë përbërëse e zinxhirit projektues të ndërtesave me funksione të ndryshme. Programi paijis studentin me:
a. njohuri për të lexuar dhe analizuar projektet e specialistëve përkatës dhe për t’i implementuar ato në vepër. njohuri të teknologjive më të përdorshme të ndërtimit, të vetive e materialeve të ndërtimit dhe mënyrën e vendosjes së tyre. njohuri të theksuara në fushat e aplikimit të projekteve, në teknologjitë e sotme të ndërtimit, llogaritjeve të thjeshta inxhinierike, matjeve, njohjes së materialeve të sotme të ndërtimit etj. mundësi për të hyrë në tregun e punës në fushën e aplikimit të projekteve arkitektonike, veprave inxhinierike, ndërtimit të rrugëve, mirëmbajtjes dhe rikonstruksionit të objekteve ndërtimore të tipologjive të ndryshme, etj. PROGRAMI I STUDIMIT TË NATYRËS PROFESIONALE NË “TEKNOLOGJI AJRIMI DHE KONDICIONIMI”
Programi përgatit specialistë në zbatimin e metodologjive në fushën e projektimit, zbatimit dhe mirëmbajtjes të sistemeve HVAC. Programi fokusohet në:
a. Qarqet elektrike në HVAC
c. Sistemet e kondicionimit, teoria ajrit të kondicionuar
d. Aplikimet kompjuterike dhe laboratorike. njohuri të thella tekniko-shkencore të nivelit të lartë, që kërkohen nga fusha të ndryshme të impianteve për ngrohje, ftohje dhe ajër të kondicionuar. aftësinë për perzgjedhjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve mjedisore për sektorin e banesave, qendrave multifunksionale dhe ato komerciale. aftësi të qëndrueshme dhe njohuritë e nevojshme për projektimin, operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve mjedisore të ngrohjes, ventilimit, ajrit të kondicionuar dhe ftohjes (HVAC / R). aftësi për të ndihmuar teknologët në projektimin e sistemeve të ndërtesave, duke llogaritur ngarkesen e ngrohjes dhe rrjetin, kanalet e shpërndarjes së ajrit dhe pajisjet. Ata gjithashtu mund të hartojnë planimetritë dhe të bejne vizatimet e nevojshme me ndihmen e kompjuterit dhe softëare-ve respektive. aftësi praktike, duke punuar në kaldajat, kondicionerët, pajisjet ftohëse dhe pajisje të tjera në laboratore. njohuritë e nevojshme mbi instalimet elektrike dhe qarqet e kontrollit per instalimet e realizuara. aftësi për të zhvilluar procedurat e vënies në punë, e montimit, riparimit dhe shërbimet e ndryshme të sistemeve HVAC. PROGRAMI I STUDIMIT TË NATYRËS PROFESIONALE NË GJEODEZI
Programi përgatit specialistë të mirëfilltë në fushën e matjeve, si pjesë përbërëse e zinxhirit projektues të ndërtesave me funksione të ndryshme, veprave inxhinierike, rrugëve, etj. Programi i studimit i kushton një rëndësi të veçantë pajisjes së studentit me njohuri dhe shkathtësi për të punuar në mënyrë të sigurt në industritë ndërtimore. Kohëzgjatja e programeve të studimit është 2 vite akademike (4 semestra) dhe në përfundim të tyre lëshohet “Diplomë profesionale” në fushën e arsimimit të kryer. Ky Kolegj është një alternativë e re për të gjithë ata që mbarojnë shkollën e mesme. Programet e studimit në Kolegjin Profesional të Tiranës janë të bazuara jo vetë në kërkesat apo prioritet e tregut shqiptarë por edhe atij europian. Zgjidh KPT "NDËRTO BOTËN TËNDE"

25/09/2026

🧡 Hapi i radhës drejt profesionit tënd nis në TCT!

Vazhdojnë regjistrimet për raundin e dytë! Zgjidh të mësosh përmes praktikës dhe të zhvillosh aftësi për të ardhmen tënde profesionale. 🛠️💻

📍 Regjistrohu në Tirana College of Technology!
📲 +355 68 2016116

💻🌍 18 shtete, një pasion i përbashkët: teknologjia dhe inovacioni!Tirana College of Technology bëhet pjesë e një prej ng...
17/09/2026

💻🌍 18 shtete, një pasion i përbashkët: teknologjia dhe inovacioni!

Tirana College of Technology bëhet pjesë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të informatikës në rajon, si partner në organizimin e Olimpiadës Ballkanike të Informatikës, duke mirëpritur në auditorët e TCT-së garuesit pjesëmarrës nga 18 shtete.

Një takim mes talenteve të reja, dijes dhe teknologjisë, që e vendos TCT-në në zemër të një aktiviteti ndërkombëtar ku sfidat kthehen në ide dhe idetë në të ardhmen. 🚀

Mirë se vini në TCT! 🧡

⚙️ Kur industria hyn në auditor, mësimi merr tjetër dimension.Piro Dhimitri, pedagogu që sjell botën e profesionit më pr...
16/09/2026

⚙️ Kur industria hyn në auditor, mësimi merr tjetër dimension.

Piro Dhimitri, pedagogu që sjell botën e profesionit më pranë studentëve të TCT-së. 🧡

Sepse pas profesionistëve të së ardhmes, qëndrojnë pedagogë që kanë përvojë për të ndarë.

📲 Njihuni me historinë e tij në faqen e TCT-së.

Pasionin për teknologjinë ktheje në profesion! ⚙️🚀🗓 Më 15–17 shtator 2026, zgjidh Tirana College of Technology në portal...
13/09/2026

Pasionin për teknologjinë ktheje në profesion! ⚙️🚀

🗓 Më 15–17 shtator 2026, zgjidh Tirana College of Technology në portalin U-Albania dhe hidh hapin e parë drejt së ardhmes tënde profesionale.

🧡 Zgjidh TCT. Ndërto botën tënde!

PTI - Projekti i Teknologjisë dhe Inovacionit!Në kuadër të projektit “Zhvillimi i një metodologjie për optimizimin e per...
11/09/2026

PTI - Projekti i Teknologjisë dhe Inovacionit!

Në kuadër të projektit “Zhvillimi i një metodologjie për optimizimin e performancës dhe rritjen e eficencës së energjisë nëpërmjet AI në hidrocentralet e vegjël, HEC Bele 1 dhe HEC Topojan 2, në mbështetje të objektivave kombëtare të energjisë 2030”, u zhvillua një takim informues në ambientet e Tirana College of Technology, me pedagogë dhe inxhinierë të fushës.

Pedagogët Prof. Piro Cipo dhe MSc. David Meçani, folën më gjerësisht për objektivat e këtij projekti, i cili synon të kontribuojë në modernizimin teknologjik të sektorit energjetik shqiptar, përmes aplikimit të zgjidhjeve të bazuara në inteligjencën artificiale. Fillimisht, ai do të aplikohet në dy hidrocentrale të vegjël në vend, për të vlerësuar mundësitë e përdorimit të teknologjive të reja në rritjen e eficencës së energjisë në vend.

Projekti i fituar nga TCT është pjesë e Thirrjes së Programit të Projekteve të Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2026. Ai mbështetet financiarisht nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe kompania Euro Energy.

Kohështrirja e tij do të jetë 2 vite e gjysmë dhe do të konkludohet me një studim final, që specifikon metodologjinë e zhvilluar, rezultatet e testimit, ndikimin në performancën operative, si dhe vlerësime krahasimore me praktikat evropiane dhe modele referuese të digjitalizimit në sektorin hidroenergjetik.

⚡ Inteligjenca artificiale në shërbim të energjisë!Në TCT, teknologjia dhe inovacioni bëhen bashkë në Projektin e Teknol...
10/09/2026

⚡ Inteligjenca artificiale në shërbim të energjisë!

Në TCT, teknologjia dhe inovacioni bëhen bashkë në Projektin e Teknologjisë dhe Inovacionit (PTI), me fokus përdorimin e AI për optimizimin e performancës dhe rritjen e eficiencës energjetike në hidrocentralet e vegjël: HEC Bele 1 dhe HEC Topojan 2. 💡🌊

Një projekt në mbështetje të objektivave kombëtare të energjisë 2030.

🗓 E premte, 11 shtator 2026
🕐 Ora 13:00
📍 Concilium, TCT

07/09/2026

Tre pedagogë, tri dosje dhe vetëm një pyetje: çfarë fshihet brenda tyre? 👀📂
Ndiqeni videon deri në fund dhe njihuni më mirë me pedagogët e TCT-së! 🧡

🚨 NXITO! Kanë mbetur vetëm 4 ditë për të siguruar vendin tënd në TCT!📅 Regjistrimet vazhdojnë më 05, 06, 07 dhe 08 shtat...
04/09/2026

🚨 NXITO! Kanë mbetur vetëm 4 ditë për të siguruar vendin tënd në TCT!

📅 Regjistrimet vazhdojnë më 05, 06, 07 dhe 08 shtator.
⏳ Kuotat janë të limituara, ndaj mos e lër për në momentin e fundit!

Zgjidh programin tënd dhe ndërto të ardhmen me aftësi praktike e profesione të kërkuara në treg. 🎓⚙️💻

📞 +355 68 201 6116
📍 Ndërto Botën Tënde!

Teknologji Automjetesh apo Inxhinieri Mekanike? Për Arlind Belbën nuk kishte asnjë dilemë! 🚗🔧I vendosur për të hyrë sa m...
04/09/2026

Teknologji Automjetesh apo Inxhinieri Mekanike? Për Arlind Belbën nuk kishte asnjë dilemë! 🚗🔧

I vendosur për të hyrë sa më shpejt në tregun e punës dhe për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri, ai zgjodhi programin profesional dyvjeçar në Teknologji Automjetesh në TCT.

Sepse kur e di qartë çfarë dëshiron, zgjedhja bëhet më e lehtë! 🎓

Address

Njësia Bashkiake Nr. 4, Rruga "Xhanfize Keko", Kompleksi "Xhura"
Tirana
1021

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00
Sunday 09:00 - 17:00

Telephone

+355682016116

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Tirana College of Technology posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Tirana College of Technology:

Shortcuts

Share