NJOFTIM I GJIMNAZIT “QEMAL STAFA”
Të nderuar prindër/kujdestarë ligjorë të nxënësve të shkollave:
• “Avni Rustemi”�• “Hasan Vogli”�• “Jeronim De Rada”�• “Dora D’Istria”�• “Konferenca e Pezës”�• “Naim Frashëri”
Ju informojmë se, prej datës 6 korrik e deri më 31 korrik 2026, do të jenë të hapura regjistrimet për nxënësit e klasës së X-të për vitin shkollor 2026–2027.
Aplikimi kryhet nëpërmjet platformës e-Albania nga prindërit ose kujdestarët ligjorë, edhe në rastet kur dëftesa e përfundimit të arsimit bazë nuk është publikuar ende.
Pas paraqitjes së aplikimit, kërkesa do të kalojë në proces shqyrtimi. Miratimi i regjistrimit do të kryhet brenda 10 ditëve nga data e aplikimit, në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara në urdhrin përkatës.
Ju ftojmë të aplikoni brenda afateve të njoftuara dhe të ndiqni statusin e kërkesës suaj në platformën e-Albania.
Për çdo informacion shtesë, mund t’i drejtoheni administratës së shkollës.
Me respekt,
�Klotilda Jaupi
Drejtor
Gjimnazi “Qemal Stafa”�Tiranë
Shkolla "Avni Rustemi" Tiranë
Veprimtari mësimore dhe edukative nga nxënësit e shkollës "Avni Rustemi"
06/07/2026
🔴NJOFTIM SHUMË I RËNDËSISHËM‼️
🏫 💻 Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 6 korrik në dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 korrik, për t’u dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre brenda këtyre afateve.
💻Regjistrimi në klasën e parë 🔗
Detajet e shërbimit - eAlbania e-Albania është portali qeveritar që shërben për marrjen në mënyrë elektronike të shërbimeve publike nga institucionet shtetërore. Dhënia e shërbimeve bëhet e mundur falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, që ndërlidh sistemet e institucioneve me njëri-tjetrin. Portali luan ...
30/06/2026
Sot mbyllëm me sukses programin e Shkollës Verore 2026.🙏
Gjatë këtyre dy javëve nxënësit tanë mësuan, duke u argëtuar, sipas klubeve të ngritura enkas për këtë program.
Vizatimi, Muzika, Sporti, Kërcimi, Shkenca, Teknologjia, Leximi, Mjedisi, Art dhe Zeje ishin klubet më të preferuara të fëmijëve, ku ata u argëtuan, krijuan miqësi të reja, zhvilluan aftësitë e tyre dhe lanë kujtime shumë të bukura...
Faleminderit nxënësve tanë, që u bënë bashkë në këtë eksperiencë të bukur! 🤗
Faleminderit prindërve për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen!
Falenderim i veçantë dhe për punën e bukur dhe kreative të mësuesve tanë, të cilët punuan me dashuri me fëmijët!
Urojmë për të gjithë pushime verore sa më të bukura, për t'u rikthyer përsëri në shtator! 🤗👋👋🙏
29/06/2026
26/06/2026
Shkolla Verore është një mundësi ndryshe, ku fëmijët plot energji dhe kreativitet përfshihen në veprimtari të larmishme, ku mësojnë duke u argëtuar, shpalosin talente, forcojnë dhe lidhin miqësi të reja...
🙏🤗 👏👏👏👏👏👏👏👏
25/06/2026
Sot nxënësit e Shkollës Verore përjetuan emocione të veçanta dhe momente plot gëzim në ambientet e Bazës Ajrore në Farkë. Fëmijët, shoqëruar nga mësuesit, kaluan një ditë të paharrueshme, të mbushur me entuziazëm dhe kureshtje...
Veprimtari të tilla sjellin jo vetëm argëtim, por edhe mundësi për të ndarë momente të bukura së bashku dhe për t'i bërë këto ditë të nxehta më të gëzueshme për nxënësit tanë. Faleminderim për ata që na mundësuan këtë eksperiencë fantastike! Faleminderit kolegë për përkushtimin dhe punën tuaj! 👏👏👏👏👏👏👏
24/06/2026
Një ditë të veçantë, ndryshe, mbushur me emocione, kaluan sot nxënësit e Shkollës Verore, pasi artistë të Cirkut të Tiranës realizuan një spektakël të vërtetë, në bashkëpunim me fëmijët dhe mësuesit tanë. Falenderim për këta artistë të mrekullueshëm dhe urojmë t'i kemi sërish mes nesh! 🙏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏
23/06/2026
Përfundoi dhe dita e sotme për Shkollën Verore, por me shumë emocione dhe entuziazëm për t'u rikthyer përsëri ditën e nesërme...Mirënjohës për prezencën dhe bisedën interesante me muzikanten, violinisten e shquar, nj. Abigeila Voshtina. Falenderim për momentet e bukura!
🙏👏👏👏👏👏👏👏👏
23/06/2026
Momente nga veprimtaritë e organizuara ditën e sotme me fëmijët tanë në Shkollën Verore... 👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Website
Address
Rruga E Bogdaneve
Tirana
1001
21/06/2026