Xhemati i Kokonozit

Xhemati i Kokonozit Xhamia e Kokonozit ndodhet në pjesën lindore të qendrës së qytetit të Tiranës. Ajo është një xhami e Ajo është një xhami e bukur e tipit “xhami mëhalle” (lagje).

Sot ndryshe nga më parë quhet Xhamia e Pazarit të Ri, pasi me prishjen e Pazarit të Vjetër të Tiranës u ndërtua pranë kësaj xhamie Pazari i Ri. Xhamia e Kokonozit së bashku me xhaminë e Tabakëve është një ndër xhamitë më të vjetra (të mbetura) të qytetit të Tiranës. Pas këtyre dy xhamive vjen xhamia e Et’hem Beut. Studjuesi i mirënjohur Zija Shkodra në librin e tij “Qyteti Shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare”, thotë se xhamia e Kokonozit është ndërtuar aty nga fundi i shek. XVIII. Mirëpo ai nuk e mbështet me argumente këtë gjë për ta bërë sa më të besueshme. Ndërsa studjuesi tjetër i mirënjohur Kristo Frashëri në librin “Historia e Tiranës”, vëll. I, pasi tregon se ndërtimi i xhamisë i përket fundshekullit XVIII, thotë se kjo xhami nuk ekziston më. Në të vërtetë ky pohim është i çuditshëm pasi dihet mirë se xhamia në 1967 u mbyll, por nuk u shemb, ajo u kthye në magazinë duhani. Në fillim të viteve ‘90 ajo u rihap dhe rifilloi aktivitetin fetar. Thënia e studjuesit Kristo Frashëri duhet ndarë në dy pjesë; në pjesën e parë ku thotë se xhamia është ndërtuar gjatë shek. XVIII dhe në pjesën e dytë ku thotë se xhamia tani nuk ekziston më. Përsa i përket pjesës së parë atë do ta shqyrtojmë më poshtë, ndërsa pjesa e dytë e thënies është thjesht një mospasje informacioni nga ana e tij pasi xhamia vazhdon të ekzistojë edhe sot e kësaj dite. Për herë të parë emrin e xhamisë së Kokonozit e ndeshim në një dokument të vitit 1775 në të cilin përmendet se qirinxhiu Mustafa Këllezi detyrohej t’i jepte 6 akçe në ditë hatibit të xhamisë në fjalë, ndërtuesi i së cilës (xhamisë Kokonozi) kishte pak kohë që kishte vdekur. (K. Frashëri fq. 166) Nga ky dokument kuptojmë se ndërtuesi ose sponsorizuesi i ndërtimit të xhamisë kishte vdekur në 1775, gjë e cila na tregon se të paktën xhamia ishte ndërtuar 20 vjet para vdekjes së tij (rreth 1750-1760), ose para datës së dokumentit 1775. Kështu arrijmë në përfundimin se Xhamia e Kokonozit i përket mesit të shek. XVIII, viteve 1750-1760, dhe jo fundit të shekullit siç pretendon Zija Shkodra në librin e tij. (Zija Shkodra, fq. 413, shënimi në futnotë ku i referohet K. Frashërit). Dr. Ekrem Hakki Ayverdi në studimin e tij mbi veprat e arkitekturës osmane në tokat shqiptare cilëson se qyteti i Tiranës në fillimet e tij ka qenë pjesë e kazasë së Akçe Hisarit (Krujës). Më vonë gjatë shekullit të XVIII (sipas K. Frashërit) qyteti i Tiranës del kaza më vete me emrin Akçe Hisar – Tiran (kazaja e Krujës dhe ajo e Tiranës). Në librin e tij Dr. E. H. Ayverdi thotë se Akçe Hisari dhe Tirana kishin gjithsej 84 xhami të marra së bashku, ku 16 (Akçe Hisari) dhe 68 (Tirana). Prej këtyre 84 xhamive ai jep emrat e 20 prej tyre, ndërsa të tjerat që mbeten ai i jep vetëm si numër pasi për to nuk ka arritur të mbledhë të dhëna të mjaftueshme. Fatkeqësisht emri i xhamisë së Kokonozit nuk figuron në 20 emrat e xhamive që ai ka dhënë, mbase emri i xhamisë ka mbetur në pjesën e emrave të pazbuluar prej tij. Të gjitha të dhënat ai i ka mbledhur prej defterëve të kazasë së Akçe Hisarit dhe të Tiranës, me këta numëra: def. 181, f. 99. def. 757, f. 10. def. 757, f. 69. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që xhamia e Kokonozit të jetë hedhur në defter me emrin e ndonjërit prej sponsorizuesve të saj, apo të dhuruesit të tokës. Këtë hamendësi e mbështes në faktin se të vjetrit e kësaj xhamie tregojnë se në ndërtimin e xhamisë Kokonozët kanë dhënë vetëm tokën, ndërsa shpenzimet e ndërtimit të xhamisë janë përballuar nga një rreth më i gjerë dorëdhënësish. Gjithashtu Dr. E. Ayverdi na jep edhe një të dhënë tjetër të rëndësishme, sipas së cilës Tirana kishte përveç 68 xhamive edhe 47 teqe. Por kjo sado e ekzagjeruar mund të duket, nuk duhet kuptuar sikur vetëm në Tiranë kishte kaq teqe, në këtë rast flitet për Tiranën dhe rrethinat e saj. (E. Ayverdi, fq. 17-18). Në vitin 1967 xhamia e Kokonozit u mbyll ashtu siç u mbyllën edhe shoqet e saj në të gjitha qytetet e Shqipërisë, madje pati prej tyre që e pësuan edhe më keq, duke u rrafshuar krejtësisht edhe pse shumë prej tyre mund të ishin kthyer në monumente kulture duke ruajtur vlerat e tyre unikale. Ajo u kthye në magazinë duhani dhe ashtu vazhdoi deri në 1990, kur një grup besimtarësh pasi e pastruan xhaminë e rikthyen atë në një gjendje të përshtatshme për të kryer ritet fetare. Pas rihapjes xhamia ishte në një gjendje të mjerueshme, muret e pikturuara me afreske pothuajse tërësisht ishin plasaritur dhe pritej vetëm shembja e tyre. Në pjesën anësore të kupolës suvaja e dekoruar dhe e pikturuar kishte rënë duke krijuar një hartë kallamishtesh që dilnin nga çatia. Në 1967 xhamisë i ishte shembur edhe minarja deri në lartësinë e fundit të murit anësor të xhamisë. Kjo gjendje e mjerueshme vazhdoi kështu deri në fund të vitit 1999, kur një grup besimtarësh filluan restaurimin e xhamisë. Suvaja e pikturuar e mureve, e cila ishte rrëzuar në shumë vende, u shemb dhe muret u risuvatuan përsëri. Prej vitit 1999 e deri më sot xhamia është restauruar disa herë, duke filluar nga çatia, rindërtimi i minares, klasat, oborri, dritaret, mihrabi e mimberi. Ndërhyrje janë bërë edhe në sistemin e kanalizimeve dhe elektrifikimit. Ndërhyrja më e mirë është restaurimi që i është bërë zbukurimeve të kupolës, të cilat janë ruajtur në formën e tyre origjinale ashtu siç janë pikturuar qysh prej ndërtimit, apo rindërtimit të xhamisë. Duke e vendosur vitin e ndërtimit të xhamisë në mesin e shekullit të XVIII, ne kemi zgjidhur vetëm njërin problem. Një tjetër problem qëndron në faktin se në pllakatën e vendosur në hyrjen e portalit të brendshëm (e cila është në osmanisht), në fund të saj, majtas, jepet viti 1269 H. Kjo pllakatë është restauruar (në 2005) prej Bledar Kominit në konsulencë me arkitektin e Monumenteve të Kulturës, Z. Sulejman Dashi. Viti 1269 H i vendosur në pllakatë mund të shënojë vitin e ndonjë ndërhyrje apo restaurimi që mund t’i jetë bërë xhamisë së Kokonozit prej ndonjë familjeje tiranase. Shembuj të tillë në qytetin e Tiranës kemi disa: kështu xhamia e Met Fierës, e cila ka qenë në vendin ku sot është gjimnazi Sami Frashëri, u restaurua në mes të shekullit XIX, 1275 H (1859) prej familjes së Beshirajve (Sulejman Beshirit). Shembull tjetër mund të sjellim restaurimin që iu bë xhamisë së Terzive ose Esnaf Xhamisë në shek. XIX prej familjes së madhe të Karapicëve, prej kësaj xhamia më pas u quajt xhamia e Karapicëve, duke e humbur emrin e parë. Një restaurim i tillë iu bë në mes të shek. XIX edhe xhamisë së Sulejman Pashës. Në bazë të këtyre shembujve mund të biem dakord se edhe xhamisë së Kokonozëve mund t’i jetë bërë një restaurim në vitin 1859, vit i cili është vendosur në fund të pllakatës të sipërpërmendur. Kjo mund të mbështetet në disa thënie të të vjetërve që falen në këtë xhami, të cilët thonë se në fillimet e saj xhamia ka qenë ndërtuar prej druri, por deri kur ka vazhduar kështu kjo gjendje e xhamisë ata nuk e dinë. Një legjendë e vjetër tiranase thotë se kur Kokonozët deshën të ngrinin xhaminë ata nuk u lejuan prej pasardhësve të Sulejman Pashë Bargjinit të ngrinin një xhami të madhe dhe të bukur si ajo e Sulejman Pashës, për këtë në fillim xhamia u ndërtua prej druri. Më pas kur pasardhësit e Sulejman Pashës u futën në luftëra të njëpasnjëshme me Toptanasit e Krujës, ata i kërkuan ndihmë ekonomike gjithë popullit të Tiranës (po ashtu edhe Kokonozëve), në mënyrë që të gjithë të ndihmonin në mbrojtjen e qytetit. Në këmbim të ndihmës, Kokonozët i kërkuan Bargjinëve leje që xhaminë e tyre prej druri ta rindërtonin nga fillimi me gurë dhe ta pajisnin me minare. Kështu nisi jeta e re e kësaj xhamie mëhalle 250 vjeçare. Sado të pavërteta mund të ketë në këto tregime, ajo që mund të jetë më shumë se e besueshme është se xhamia e Kokonozëve vazhdon ende të ekzistojë dhe të mirëmbahet prej besimtarëve të saj. Përshkrim mbi xhaminë
E veçantë e kësaj xhamie është se kupola e saj është e mbuluar prej çatisë, në ndryshim prej shumë xhamive të tjera tek të cilat kupola është e veshur me plumb dhe luan shumë role njëherësh si: rolin e vetë çatisë, atë akustik, zbukurues etj. Mahfili i xhamisë është prej druri dhe ngrihet në lartësinë 3 m prej bazamentit, ai ka shërbyer dhe vazhdon të shërbejë edhe sot si vendfalje për gratë. Xhamia është 10 m e gjatë, 8 m e gjerë dhe 10 m e lartë. Xhamia është e pajisur edhe me “hajat”, i cili në të vërtetë nuk është hajat, por meqë xhamia është ndarë në dy pjesë, pjesa e dytë ka luajtur rolin e hajatit. Protohajati i ka përmasat 5 x 8 m. Dritaret e sipërme të xhamisë janë në formë katrore, ndërsa dritaret e poshtme janë me harkata me majë të ndërtuara sipas stilit gotik. Është e vështirë që të gjesh xhami të tjera në Shqipëri ku stili gotik (në rastin tonë ai i dritareve) të ndërthuret harmonishëm me bukurinë e kupolës dhe afresket e xhamisë. Mihrabi është i harkuar, me dalje nga jashtë, lartësia e tij shkon deri në tavan. Në fund ai është i zbukuruar me disa tipare të veçanta që e bëjnë unikal në Shqipëri për nga forma që ai merr. Ai ngjan më shumë si një derë e madhe që mbahet mbi dy shtylla. Xhamia sot ruan vetëm afresket e kupolës dhe të tavanit, të cilat gëzojnë një gjendje të mirë, ndërsa të gjitha afresket e tjera si ato të mureve, janë prishur. Bledar Komini

27/09/2026

Realiteti i hidhur në fshatrat e Shqipërisë 😢

27/09/2026

Bëhu bujar me atë që je furnizuar, ndihma ndaj fukarait nuk ta pakëson pasurinë !

26/09/2026

Rama paraqet protestën si lëvizje anti-semite nga besimtarët dhe miting partiak nga kundërshtarët politikë, edhe pse skandalet nuk mbarojne në çdo hallkë të shtetit🤦‍♂️
Ky shejtan - njeri ka kohë që mbajtjen e pushtetit e siguron duke u rreshtuar si "ushtar" i interesave sioniste.

24/09/2026

Kupola e partise socialiste dhe nje pjese e organikës së saj duhen shpallur non-grata per nje periudhe te paktën 20 vjeçare ne politiken shqiptare.
1. Në mënyrë të menjehershme t'u behet pezullimi nga detyra.
2. Te arrestohen per tradheti kombëtare, krijim dhe drejtim te bandave kriminale, dekonspirim te informacioneve top-secret te shtetit dhe Nato-s ...etj
3. T'u sekuestrohen pasurite monetare dhe asetet e vendosura gjate kohes qe kane qene ne detyre...

Pavaresisht injorantëve dhe elementëve keqdashës, Kosova rrugëtimin e saj e ka të lidhur ngushtë me popujt vendeve islam...
23/09/2026

Pavaresisht injorantëve dhe elementëve keqdashës, Kosova rrugëtimin e saj e ka të lidhur ngushtë me popujt vendeve islame. Kjo nuk na pengon aspak te jemi evropianë dhe nuk na konflikton me vendet sllavo-ortodokse qe na rrerhojnë.

Ujku ujku... çakalli bën kërdinë !Shpall non-grata pa asnje akuze hoxhen e nderuar Bekir Halimi, nderkohe shteti Shqipta...
23/09/2026

Ujku ujku... çakalli bën kërdinë !
Shpall non-grata pa asnje akuze hoxhen e nderuar Bekir Halimi, nderkohe shteti Shqiptar e arreston si "rrezik kombëtar" 🤦‍♂️
Pyetje per patronazhistët:
Si ka mundesi qe paragjykohet hoxha, i cili ka nje jetë qe punon per edukimin e brezave dhe vetëdijësimin kombetar, aq me teper ish-ushtar i UÇK ne Kosove e Maqedoni, dhe i jepet te drejtē nje imoraleje qe u largua nga detyra në Kosovë si bashkepunetore e UDB-se ?

23/09/2026

Gazetari turk Murat Özer:

Arabia Saudite nuk e ka njohur kurrë Izraelin dhe është mbështetësja më e madhe e kauzës palestineze; ajo ka strehuar mbi 400,000 palestinezë, ka ofruar ndihmë për Palestinën në vlerë që tejkalon 5 miliardë dollarë dhe e ka mbështetur atë ushtarakisht e logjistikisht që nga viti 1948 – ndërkohë që Huthitë e etiketojnë Amerikën si "Djalli", por megjithatë lidhin marrëveshje me të në Oman.

22/09/2026

Në Sana’a janë shfaqur pamje të një strukture në formë të Qabes, rreth së cilës kryhen rite
Historia islame na kujton edhe Ebrehen, i cili ndërtoi një kishë në Jemen për t’i larguar njerëzit nga Qabja dhe më pas marshoi drejt Mekës me ushtrinë e elefantëve për ta shkatërruar Qaben.

Shumë muslimanë, nga padituria, i shohin huthitë si mbrojtës të Palestinës ,ndërsa nuk shikojnë akiden dhe praktikat e tyre.

Ndërsa Karmatët në historinë islame sulmuan Mekën dhe morën Haxherul-Esvedin.

Palestina dhe Mesxhidi Aksa nuk mbrohen me njerëz që i bëjnë shirk Allahut dhe luftojnë Sunetin e të Dërguarit ﷺ, por me njerëz që e duan Allahun, mbrojnë Teuhidin dhe kapen fort pas Sunetit.

Prandaj, o muslimanë, vetëdijesohuni! Mos i gjykoni njerëzit vetëm nga parullat që thërrasin apo nga qëndrimi i tyre politik. Mësoni akiden e tyre, shikoni veprat e tyre dhe kthehuni te Kur’ani dhe Suneti sipas kuptimit të Selefëve.

E vërteta nuk matet me slogane, por me Teuhidin dhe Sunetin.
Nga Umer Hoxha

“NUK DO TË NDODHË KIAMETI DERISA NJERIU MË I LUMTUR ME DYNJANË TË JETË ‘LUKA’ I BIRI I ‘LUKAS’.”Hadithi fisnik flet për ...
17/09/2026

“NUK DO TË NDODHË KIAMETI DERISA NJERIU MË I LUMTUR ME DYNJANË TË JETË ‘LUKA’ I BIRI I ‘LUKAS’.”

Hadithi fisnik flet për një nga shenjat e afrimit të Kiametit kur përmbysen peshoret dhe çrregullohen kriteret shoqërore e morale.

Do të vijë një kohë kur njeriu i ulët i marrë dhe pa ndonjë vlerë të njohur do të ngrihet në pozitë do të bëhet i njohur dhe do të ketë pjesën më të madhe të kënaqësive të kësaj bote ndërsa njerëzit e dijes urtësisë dhe virtytit do të lihen mënjanë.
Nga Florim Islami

14/09/2026

Shiiat janë kopje e jehudëve

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Xhemati i Kokonozit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share