Shkolla 9- vjecare "Hasan Prishtina" faqja zyrtare

Shkolla 9- vjecare "Hasan Prishtina" faqja zyrtare

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla 9- vjecare "Hasan Prishtina" faqja zyrtare, Elementary School, Rruga "Qemal Stafa", Tirana.

09/05/2025
Photos from Ogerta Manastirliu's post 21/11/2024
Photos from Shkolla 9- vjecare "Hasan Prishtina" faqja zyrtare's post 14/05/2022

Na kishte marre malli te dyjave....
Sa mall qe kishim grumbulluar per njera- tjeren saqe edhe p***e ishte erresire mu hodhe ne krahe dhe me therrite me emrin qe ti me ke vendosur:
"Fitore Ramku"
Emer qe kur me therret ti Iris une mbushem me jete!
Ishte malli im apo lumturia jote qe ne moment e filluan biseden aty ku e kishim lene!
Syte te shkelqenin kur te pyeta per shkollen, per mesuesit, per shoqerine, e ti mu pergjigje: Jam dhe jane shume mire!
Sa mu be zemra mal Irisi im, e bukura dhe e embla ime!
Nje shume mire e thene nga goja jote per mua eshte exellence!
Ti je ajo qe vlereson me pastertine dhe me qiltersine me te madhe ne kete jete!
Ti ske dredhira, ti sjep furça, ti nuk di te genjeshe!
Ti je engjellore shpirti im dhe une te quaj Bukuri, Irisi i bukur pasi dua qe jeta jote te jete:
E shendetsme, e lumtur, e drejte dhe e bukur!
Te falenderoj qe me bere naten drite kur mu hodhe ne krahe Irisi im i bukur!
Qofsh lumturi gjithmone per mami Anilen. babi Moisin dhe Lalin!
Te dua pafund Bukuri

12/10/2021

Këshilla për prindërit nga Shërbimi Psiko-Social i shkollës sonë.

Photos from Shkolla 9- vjecare "Hasan Prishtina" faqja zyrtare's post 02/10/2021

Përshëndetje të dashur prindër e nxënës!
Sipas Udhëzimeve të MASR, mësimi duke filluar nga e hëna dt 4 Tetor 2021 do të zhvillohet me orë të plota 45 minuta dhe me klasa të plota jo me grupe. Kjo kërkon nga ne të gjithë të jemi të kujdesshëm edhe për zbatimin e masave anticovid, të përdorim maskat e dezinfektantët , të lajmë duart shpesh .Për këtë arsye sot në shkollë u mblodhëm staf drejtues, mësues, këshilli i prindërve, stafi mjekësor: mjekja, infermjerja, psikologia, punonjësja sociale, personeli ndihmës, administratori i Bashkisë për të diskutuar e bërë gati ambientet e shkollës si edhe për të ndarë detyrat në mënyrë që ju të ndiheni mirë e të sigurt në shkollë. Gjithçka është gati për të hënën. Ju presim me padurim e me shumë dashuri!
Zyra Vendore Arsimore Tiranë, Sulejman Keta, Erjeta Alhysa
Shkolla 9- vjecare "Hasan Prishtina" faqja zyrtare, Shkolla Fillore "17 Shkurti"

Photos from Shkolla 9- vjecare "Hasan Prishtina" faqja zyrtare's post 02/10/2021

Aktiviteti per Ditën Europiane të Gjuhëve të Huaja në shkollën 9- vjecare "Hasan Prishtina".
Celebrating the Europian Day of Languages at "Hasan Prishtina" school.

26/09/2021

Të dashur nxënës, prindër e mësues!
Nesër nis një vit i ri akademik. Të gjithë kemi në mendje disa objektiva për të arritur , të cilat do të realizohen nëse bashkëpunojmë fort me njeri-tjetrin dhe njëkohësisht e ndihmojmë, për të arritur gjënë më të rëndësishme: Edukimin e fëmijëve tanë, edukimin e një brezi të ri, të aftë për të përballuar sfidat e jetës.
Ju rikujtoj respektimin e masave anticovid të cilat ju janë komunikuar e afishuar nga mësuesit në ambjentet e klasave si edhe në grupet e klasave. Oraret e hyrje daljeve sipas turneve si edhe grupet ju janë bërë me dije nga mësuesit kujdestarë. Të gjithë jeni pajisur me tekstet falas.
Çdo gjë është gati për të nisur një vit shkollor me plot suksese.
Stafi pedagogjik e drejtues si edhe mjekësor e ndihmës jemi në shërbimin tuaj për të bërë më të mirën për ju!
Suksese nga zemra!

07/09/2021

Të dashur prindër,
Jemi në prag të nisjes së viti të ri shkollor 2021-2022 dhe bashkëpunimi e mirëkuptimi juaj është mjaft i rëndësishëm për ne e fëmijët tuaj.
Lamë pas një vit të vështirë për të gjithë ne dhe duam të theksojmë ,se ju keni qenë krahu ynë i djathtë në mbarëvajtjen e procesit mësimor- edukativ dhe respektimin e masave anti- covid.
Puna dhe bashkëpunimi me ju ,ka qenë për ne burim frymëzimi,mbështetje e forcë në misionin tonë sa të bukur aq dhe të vështirë.
Së shpejti shkolla jonë hap dyert e saj për të mirëpritur fëmijët dhe ne do jemi aty, në çdo kohë mbështetje për ta ,me qëllim që të kapërcejmë së bashku çdo vështirësi dhe për të patur arritje të kënaqshme në çdo hap tonin.
Ju dhe ne jemi Një!
Do punojmë fort ,që fëmijët tuaj të ndihen të sigurt,të qetë e të arrijnë sukses në rrugën e gjatë të dijes.
Ju falenderojmë për gjithçka!
Së bashku për më të mirën!
Zyra Vendore Arsimore Tiranë

Photos from Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar's post 31/08/2021
31/08/2021

Të dashur nxënës dhe prindër të Shkollës "Hasan Prishtina"!
Nesër dyert e shkollës hapen për ju me mësimin plotësues në lëndët kryesore si : Matematikë, Gjuhë Shqipe, Gjuhë e huaj e parë. Ju rikujtojmë që në ambjentet e shkollës duhet të ruajmë distancën 1,5 m si edhe mbajtjen e maskës në ambjentet e mbyllura.
Orari si në publikimin e mëparshëm. Për gjithshka komunikoni me mësuesit tuaj kujdestarë të cilët do t'ju kontaktojnë që sot.
Stafi drejtues dhe stafi pedagogjik ju uron një vit të mbarë të mbushur me suksese🙏

Want your school to be the top-listed School/college in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rruga "Qemal Stafa"
Tirana