Shkolla e Mesme "Sadi Nuri" Ndroq - Zyrtare

Shkolla e Mesme "Sadi Nuri" Ndroq - Zyrtare Kjo eshte faqja zyrtare e Gjimnazit "Sadi Nuri" - Ndroq
Nxenes, prinder e arsimdashes, jeni te mirepritur te jeni pjese aktive e saj.

Aktivitetet sportive përfshinë Krosin e Vjeshtës, lojëra popullore dhe ndeshje volejbolli, duke krijuar një atmosferë të...
01/10/2026

Aktivitetet sportive përfshinë Krosin e Vjeshtës, lojëra popullore dhe ndeshje volejbolli, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe bashkëpunuese. Në veprimtari u përfshinë nxënës të klasave të ndryshme, të cilët morën pjesë me interes dhe entuziazëm. Qëllimi kryesor ishte promovimi i aktivitetit fizik, bashkëpunimit, frymës sportive dhe shëndetit te nxënësit. Një nga sfidat kryesore ishte organizimi i grupeve, menaxhimi i kohës dhe përfshirja sa më e madhe e të gjithë nxënësve. Aktiviteti u zhvillua me sukses dhe ndikoi pozitivisht në motivimin dhe socializimin e nxënësve. Gjithçka u realizua nën kujdesin e mësuesve të Ed-Fizik, A.Sogani dhe S. Shkreta!

🗳️ SHPALLJA E GARËS PËR PRESIDENTIN E QEVERISË SË NXËNËSVEGjimnazi “Sadi Nuri” Ndroq shpall hapjen e garës për zgjedhjen...
01/10/2026

🗳️ SHPALLJA E GARËS PËR PRESIDENTIN E QEVERISË SË NXËNËSVE

Gjimnazi “Sadi Nuri” Ndroq shpall hapjen e garës për zgjedhjen e Presidentit të Qeverisë së Nxënësve.

Nxënësit e interesuar të cilët kanë paraqitur kandidaturën duke sjellë ide, vizion dhe angazhim për një shkollë më aktive, gjithëpërfshirëse dhe miqësore për të gjithë.

📌 Zgjedhjet do të zhvillohen në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga shkolla.

Suksese të gjithë kandidatëve! 🗳️✨
“Zëri yt, zgjedhja jote, shkolla jote!” ❤️

29/09/2026
25/09/2026

🌍📚 26 SHTATOR – DITA EVROPIANE E GJUHËVE 🇪🇺

Në kuadër të Ditës Evropiane të Gjuhëve, nxënësit e Gjimnazit “Sadi Nuri” Ndroq zhvilluan një veprimtari të veçantë, përmes së cilës sollën në vëmendje rëndësinë e mësimit të gjuhëve të huaja dhe pasurinë e kulturave evropiane. Përmes posterve, prezantimeve, fjalëve dhe shprehjeve në gjuhë të ndryshme, krijimeve dhe aktiviteteve të përgatitura prej tyre, nxënësit treguan kreativitetin dhe njohuritë e tyre. Veprimtaria u shoqërua me mesazhin se gjuha është një urë komunikimi, mirëkuptimi dhe miqësie mes njerëzve dhe kulturave. 🌍❤️📖

Bravo nxënësve tanë për përkushtimin, kreativitetin dhe pjesëmarrjen, si edhe mësuesve të gjuhëve të huaja E. Mansaku dhe E. Xhaja, për angazhimin!

25/09/2026

Në Gjimnazin “Sadi Nuri” Ndroq ka nisur Java Sportive, një javë e mbushur me energji, emocion, bashkëpunim dhe frymë sportive. Përmes aktiviteteve dhe garave të ndryshme, nxënësit po shprehin talentin, aftësitë dhe shpirtin e garës, duke promovuar njëkohësisht aktivitetin fizik, respektin, fair-play dhe punën në grup. Kjo javë është një mundësi e bukur për të sjellë më shumë gjallëri në mjediset e shkollës dhe për të përcjellë mesazhin se sporti është shëndet, disiplinë, miqësi dhe gëzim! 🏆

24/09/2026

-Takimi i parë me prindër për vitin shkollor 2026–2027

Takimi i parë me prindërit e nxënësve tanë shënoi një tjetër moment të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe të frytshëm ndërmjet shkollës, mësuesve dhe familjes.

Gjatë takimit u prezantuan:

📌 objektivat dhe pritshmëritë për vitin e ri shkollor;
📌 rregullat dhe përgjegjësitë e përbashkëta;
📌 rëndësia e komunikimit të vazhdueshëm shkollë–familje;
📌 mënyrat e mbështetjes së nxënësve në procesin mësimor dhe edukativ;
📌 çështje të ndryshme që lidhen me mbarëvajtjen e jetës shkollore dhe edukimin;
📌 programi “Pas shkolle”;
📌 si dhe çështje të tjera me rëndësi.

Një pjesë e rëndësishme e takimit ishte edhe zgjedhja e Këshillit të Prindërve të klasave, të Këshillit të Prindërve të Shkollës dhe të Bordit të shkollës. Përmes një procesi të hapur dhe demokratik, prindërit shprehën vullnetin e tyre për të përfaqësuar dhe për të mbështetur punën e shkollës në interes të suksesit, mirëqënies dhe sigurisë së nxënësve tanë.

Bazuar në përvojën e viteve dhe në traditën e bukur që kemi krijuar, besojmë se përfshirja aktive e prindërve në jetën e shkollës forcon më shumë komunikimin e bashkëpunimin, rrit më shumë cilësinë dhe krijon një mjedis më të mirë për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve.

Faleminderit të gjithë prindërve për pjesëmarrjen, besimin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar !

Së bashku ndërtojmë një shkollë më të mirë, ku në qendër është nxënësi dhe mirëqenia e suksesi i tij.

24/09/2026

🏐 Java Evropiane e Sportit vazhdon në gjimnazin “Sadi Nuri”!

Sot, kjo frymë u përcoll përmes lojërave dhe aktiviteteve sportive, nga volejbolli te lojërat kreative !

Një ditë plot energji, bashkëpunim dhe argëtim, ku sporti na bashkoi edhe një herë! 💪!

Address

Ndroq-Tirane Km 17
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 14:00
Tuesday 09:00 - 14:00
Wednesday 09:00 - 14:00
Thursday 09:00 - 14:00
Friday 09:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e Mesme "Sadi Nuri" Ndroq - Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category