23/05/2016
Mirëmëngjes të dashur fëmijë dhe prindër! Duke ju uruar një javë të këndshme, dëshirojmë t'i urojmë suksese të gjithë fëmijëve të klasave të pesta në provimin e sotëm.
1 Qershori, festa e fëmijëve po afron dhe bashkë me të edhe pushimet verore. Nëse ende nuk keni menduar ndonjë dhuratë për fëmijët tuaj apo të afërmit picirrukë, tani është momenti i duhur. Një dhuratë e vlefshme për fëmijët e ciklit fillor do të ishte libri "A mund të kem gjithçka dua" nga Aeditions. Nëpërmjet historive gazmore të personazhit kryesor, një vajzë 6 vjeçare, fëmijët jo thjesht do të argëtohen, por do të mësojnë shumë gjëra interesante rreth botës reale ku jetojnë.
Surpriza do të jetë edhe më e madhe, pasi libri ofrohet me 30% ulje dhe në datë 25 qershor 2016 do të organizohet shorteu i madh, çmimi i të cilit është një javë argëtim dhe kënaqësi pafund për një familje (2 të rritur + 2 fëmijë) all inclusive në Cronwell Platamonas Resort, Greqi gjatë muajit korrik. Mund të bëhen pjesëmarrës në shorte të gjithë fëmijët që do të porositin librin deri në hedhjen e shorteut. Nxitoni të porosisni dhuratën tuaj pasi sasia është e kufizuar.
Pushime të mbara dhe paçi fat në shorte!