31/07/2026
Shkolla 9-vjeçare "Betim Muço" Tiranë
SHKOLLË QENDËR KOMUNITARE
31/07/2026
05/07/2026
🇦🇱🌞 Një ditë e veçantë në Shkollën Verore! 🌞🇦🇱
Sot nxënësit tanë patën kënaqësinë të marrin pjesë në aktivitete të organizuara në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar. Përmes vizatimeve me temë simbolet kombëtare, lojërave edukative dhe aktiviteteve ndërvepruese, ata u njohën më nga afër me historinë, kulturën dhe trashëgiminë tonë kombëtare.
Veçanërisht interesante ishte loja “Mos u nxeh”, e përshtatur me simbole dhe elemente përfaqësuese të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, e cila kombinoi argëtimin me të nxënit.
Falënderojmë stafin e Muzeut Kombëtar për angazhimin dhe kontributin e tyre në pasurimin e aktiviteteve të Shkollës Verore, duke u ofruar nxënësve një përvojë sa edukative, aq edhe argëtuese.
Edhe dita e sotme e Shkollës verore u karakterizua nga aktivitete të larmishme, momente argëtuese dhe përvoja të bukura për nxënësit tanë. Përmes lojërave, bashkëpunimit dhe aktiviteteve edukative, nxënësit kaluan një ditë të këndshme, duke mësuar dhe u argëtuar së bashku.
Buzëqeshjet, energjia pozitive dhe pjesëmarrja aktive e nxënësve janë dëshmia më e mirë e suksesit të këtij kampi, i cili po u ofron atyre mundësi të vlefshme për të zhvilluar aftësi të reja dhe për të krijuar kujtime të bukura verore.
🌞🚦 Shkolla Verore vazhdon me aktivitete edukative dhe argëtuese! 🚦🌞
Edhe sot nxënësit tanë kaluan një ditë të mbushur me mësim, argëtim dhe eksperienca të reja në kuadër të Kampit Veror.
Nxënësit e klasave I-V zhvilluan aktivitete të ndryshme argëtuese dhe krijuese në ambientet e shkollës, nën kujdesin e mësueseve të tyre, duke kaluar momente të bukura dhe plot energji pozitive.
Ndërkohë, nxënësit e klasave VI-VIII morën pjesë në një aktivitet edukativ pranë Politeknikut, në Sheshin “Nënë Tereza”, ku përmes situatave të improvizuara dhe ushtrimeve praktike mësuan mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
18/06/2026
Të dashur nxënës,
Në prag të provimit të parë të PKAB-së, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë ju përcjell urimet më të mira për sukses në të gjitha provimet.
Ky provim është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tuaj arsimor, por edhe një mundësi për të treguar njohuritë, përkushtimin dhe përpjekjet që keni bërë gjatë gjithë vitit. Besoni në aftësitë tuaja, qëndroni të qetë dhe jepni më të mirën nga vetja.
Mos harroni: suksesi ndërtohet me punë, këmbëngulje dhe besim në vetvete. Çdo sfidë që keni kapërcyer deri më sot është dëshmi e forcës suaj.
Ju urojmë shumë suksese në provimin e parë të PKAB-së!
Qoftë ky fillimi i një rruge plot arritje dhe rezultate të shkëlqyera.
Me ju, për ju, për arsimin!
Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë 📚
18/06/2026
Kampi Veror vazhdon me sukses! 📚🌞
Aktivitetet e Kampit Veror po vazhdojnë me shumë entuziazëm, energji dhe pjesëmarrje aktive nga nxënësit tanë. Çdo ditë sjell mundësi të reja për të mësuar, bashkëpunuar, krijuar dhe kaluar momente të bukura së bashku.
Shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona më të sinqerta për mësuesit, të cilët me përkushtim, kreativitet dhe angazhim të vazhdueshëm po bëjnë të mundur zhvillimin e këtyre aktiviteteve dhe po kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të ngrohtë e frymëzues për nxënësit.
🌞🤝 Dita e tretë e Kampit Veror 🤝🌞
Sot u zhvillua dita e tretë e Kampit Veror në shkollën tonë, e mbushur me aktivitete argëtuese, bashkëpunim dhe momente të bukura për nxënësit.
Një falënderim i veçantë shkon për vajzat vullnetare nga Gjimnazi “Myslym Keta”, të cilat iu bashkuan aktiviteteve tona dhe dhanë një kontribut të çmuar me përkushtimin, energjinë dhe mbështetjen e tyre ndaj nxënësve.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the school
Website
Address
Rruga"Llazi Miho", Kombinat, Njësia 6
Tirana
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |