Shkolla Anglo-Shqiptare "Fenix"

Shkolla Anglo-Shqiptare "Fenix" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla Anglo-Shqiptare "Fenix", Education, Rruga “Bilal Golemi” ( pranë ish-kompleksit “Dinamo”), Tiranë e Re, Tirana.

Shkolla “Fenix”, që prej fillesave të saj, më 1996 e deri më sot, ka mishëruar tek fëmijët vlerat më të larta të arsimit shqiptar dhe atij anglez.

“Fenix” ofron :
Edukim 9-vjeçar
Program i integruar shqiptaro-anglez
Program After School

🌍 *European Day of Languages at FENIX**Dita Europiane e Gjuhëve erdhi në shkollën tonë përmes ngjyrave, fjalëve, krijimt...
28/09/2026

🌍 *European Day of Languages at FENIX*

*Dita Europiane e Gjuhëve erdhi në shkollën tonë përmes ngjyrave, fjalëve, krijimtarisë dhe entuziazmit të nxënësve.*

Edhe pse shënohet më 26 shtator, këtë të hënë ajo u kremtua në FENIX me veprimtari të larmishme, ku u përfshinë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Çdo klasë solli diçka të veçantë, duke përcjellë një mesazh të bukur: çdo gjuhë na hap një dritare të re drejt botës dhe na afron më shumë me njëri-tjetrin.

Ishte një ditë e mbushur me ngjyra, bashkëpunim dhe gëzimin e të mësuarit. 💙

Sepse çdo gjuhë është një urë — drejt një kulture, një miqësie dhe një bote më të gjerë.

*FENIX School*
Learning languages, connecting worlds.

🚗✈️🚆 *Ways of Travelling!*Një orë plot energji dhe buzëqeshje për nxënësit e *klasës II, të cilët në **Geography* mësuan...
25/09/2026

🚗✈️🚆 *Ways of Travelling!*

Një orë plot energji dhe buzëqeshje për nxënësit e *klasës II, të cilët në **Geography* mësuan dhe diskutuan rreth temës *“Ways of Travelling”*.

Përmes aktiviteteve, bashkëbisedimit dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë, fëmijët eksploruan mënyrat e ndryshme të udhëtimit, duke lidhur njohuritë e reja me përvojat e tyre të përditshme.

Dhe ndoshta pjesa më e bukur e orës është pikërisht ajo që tregojnë fotot: *fëmijë aktivë, të përfshirë dhe të lumtur ndërsa mësojnë.* 🌍💛

🌦️ Learning about Weather!Në orën e Geography, nxënësit e klasave të katërta punuan me temën “Weather Chart”, duke ekspl...
25/09/2026

🌦️ Learning about Weather!

Në orën e Geography, nxënësit e klasave të katërta punuan me temën “Weather Chart”, duke eksploruar motin dhe mënyrat se si ai mund të vëzhgohet, përshkruhet dhe paraqitet.

Përmes punës praktike, diskutimit dhe bashkëpunimit, fëmijët patën mundësi të përdorin njohuritë e tyre në një mënyrë aktive dhe të kuptueshme.

Foto që përcjellin më së miri atmosferën e orës: angazhim, kureshtje, bashkëpunim dhe kënaqësinë e të mësuarit së bashku. 🌤️📊

Dituri Natyre me klasën 3-E! 🌿💧Sot u bëmë studiues të vegjël dhe realizuam një eksperiment interesant mbi transportin e ...
17/09/2026

Dituri Natyre me klasën 3-E! 🌿💧
Sot u bëmë studiues të vegjël dhe realizuam një eksperiment interesant mbi transportin e ujit te bimët. 🔬🌱
Kur mësimi ndërthuret me praktikën, gjithçka bëhet më e bukur dhe më kuptimplotë!
Bravo nxënësve të 3-E për përkushtimin dhe angazhimin! 👏✨

🌸 Të mësojmë duke krijuar!Javën e kaluar, nxënësit e klasës së dytë e kthyen mësimin e Diturisë së Natyrës në një aktivi...
14/09/2026

🌸 Të mësojmë duke krijuar!
Javën e kaluar, nxënësit e klasës së dytë e kthyen mësimin e Diturisë së Natyrës në një aktivitet krijues e plot ngjyra. 🌿
Duke u bazuar në temën “Pjesët e një bime”, ata ndërtuan një lule duke paraqitur katër pjesët kryesore të saj.
📚 Kur dija bashkohet me kreativitetin, mësimi bëhet më i bukur, më i prekshëm dhe mbetet gjatë në kujtesën e fëmijëve.
Mësojmë, krijojmë dhe rritemi së bashku! 🌱🌸

Sot nisi një vit i ri shkollor! Ju urojmë suksese të gjithë nxënësve tanë të mrekullueshëm, durim e dashuri prindërve, d...
01/09/2026

Sot nisi një vit i ri shkollor!
Ju urojmë suksese të gjithë nxënësve tanë të mrekullueshëm, durim e dashuri prindërve, dhe — sigurisht — krahë të lehta mësuesve tanë!
Një përqafim të veçantë për familjet që na bashkohen për herë të parë — jemi shumë të lumtur që jeni pjesë e jona! 🤗
Mirë se u kthyet dhe mirë se erdhët në Fenix! 💙

❄️ FORCAT — Klasa 3ATeam teaching është pjesë e pandashme e mënyrës sonë të punës. Çdo ditë, mësuesit tanë bashkëpunojnë...
04/06/2026

❄️ FORCAT — Klasa 3A

Team teaching është pjesë e pandashme e mënyrës sonë të punës. Çdo ditë, mësuesit tanë bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për t'u ofruar nxënësve një mësim sa më të plotë, aktiv dhe të gëzueshëm.

Kësaj radhe, mësuese Anila dhe mësuese Ornela e zbatuan temën "Frocat" në klasën 3A — ashtu si gjithmonë, me profesionalizëm, krijimtari dhe dashuri për nxënësit. 🌟

Prindërit e shkollës sonë janë vazhdimisht ndër bashkëpunëtorët më të çmuar në procesin e edukimit të nxënësve. Përmes n...
04/06/2026

Prindërit e shkollës sonë janë vazhdimisht ndër bashkëpunëtorët më të çmuar në procesin e edukimit të nxënësve. Përmes nismës sonë "School Visitors", ata sjellin në klasë përvojën, njohuritë dhe ekspertizën e tyre, duke e bërë mësimin më të pasur dhe më pranë jetës reale.
Këtë herë patëm kënaqësinë të mirëprisnim znj. Juli Hasekiu, prind i klasës së IV M, e cila zhvilloi një orë mësimore shumë interesante në lëndët Histori dhe Qytetari. Së bashku me nxënësit u diskutua mbi organet e pushtetit qendror dhe lokal, si edhe mbi të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve.
Ne e falënderojmë përzemërsisht znj. Hasekiu për kohën, përkushtimin dhe kontributin e saj të vyer. Shembuj të tillë tregojnë se kur shkolla dhe familja bashkëpunojnë, përfituesit më të mëdhenj janë gjithmonë fëmijët tanë.

Në kuadër të kujdesit të vazhdueshëm që shkolla tregon për zhvillimin social dhe emocional të nxënësve, edhe në klasën I...
04/06/2026

Në kuadër të kujdesit të vazhdueshëm që shkolla tregon për zhvillimin social dhe emocional të nxënësve, edhe në klasën III A u zhvillua një orë edukative me psikologen e shkollës.

Gjatë bisedës, nxënësit diskutuan për bashkëpunimin me njëri-tjetrin, empatinë, menaxhimin e zemërimit dhe sjelljet pozitive në grup, duke ndarë mendime dhe pyetje në një atmosferë të hapur e miqësore.

Besojmë se edukimi i fëmijëve nuk lidhet vetëm me dijet, por edhe me zhvillimin e aftësive që i ndihmojnë të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme dhe të respektojnë njëri-tjetrin.

Të dashur nxënës,Urime që përfunduat me sukses klasën e parë 1I dhe 1M! 🌟Ky ishte hapi juaj i parë i madh në shkollë dhe...
02/06/2026

Të dashur nxënës,

Urime që përfunduat me sukses klasën e parë 1I dhe 1M! 🌟
Ky ishte hapi juaj i parë i madh në shkollë dhe ju e bëtë me shumë sukses.

Ju urojmë suksese në çdo hap të rrugëtimit tuaj në shkollë dhe shumë gëzim ju dhe prindërve tuaj.

Address

Rruga “Bilal Golemi” ( Pranë Ish-kompleksit “Dinamo”), Tiranë E Re
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Anglo-Shqiptare "Fenix" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla Anglo-Shqiptare "Fenix":

Shortcuts

Share

Category