14/03/2014
Faqja jone ju prezanton DITEN E VERES :
Cdo date 13 mars Dibranet festojnë dhe Natën e Verës ku gjithë qyteti duket sikur e ka pushtuar djalli me zjarret e ndezur. Ku fëmijët e vegjël bëjnë parapërgatitje 1 vit përpara duke mbledhur goma qe pikërisht te ndezën Natën e Verës !
Pas kësaj vjen dhe me e bukura, ku njerëz nga me te ndryshëm bëhen te gjithë rebela për një nate duke u mbyllur dyert e shtëpive ne qytet dhe fshatrave. Te nesërmen është dita kur thyhen me mijëra veze derisa te dal veza fituese me e forta nga te gjitha!
Është dita kur nena na bene (siç thonë dibranet) "ferci, ferci nona, u befsh ma i fort se thona". Është dita kur njerëzit dalin dhe festojnë fushave te bukura me lule dhe gjelbërim, jo asfalteve te mbushur me pluhur !
Zjarri në fakt është karakteristikë e pothuaj gjitha trevave shqiptare. Edhe në Dibër fëmijët ndezin zjarre në mbrëmje. Por një tjetër karakteristikë për këtë krahinë të madhe shqiptare të bën të mendosh për natyrën pagane të kësaj feste dhe mbi të qanit supersticioz të shqiptarëve. Rreth orës katër të mëngjesit njerëzit atje zgjohen "për të mbyllur dyert". Ky term do të thotë që të zgjohesh herët dhe kyçin e portës ta lidhësh me penj. Simbolika e këtij veprimi nuk dihet vetëm se është trashëguar ndër vite. Vezët e ziera gjithashtu janë tregues i kësaj dite.
Festimet e kësaj ditë në Dibër fillojnë dy javë përpara, ku djemtë e rinj gjatë ditës shkojnë në mal dhe presin dëllinja, të cilat i sjellin në fshat, për të formuar një ose më shumë mullarë. Këta mullarë me dëllinja vendosen kryesisht në pika më të larta të fshatit, në mënyrë që zjarri të jetë sa më i lartë duke u bërë konkurrencë të dukshme fshatrave të tjerë për rreth.Me "14 mars" në mëngjes vendoset një garë e pashpallur kush zgjohet më shpejt në mëngjes (sipas traditës ai që zgjohet më vonë do ti shkoj i gjithë viti në të shumtë në kohës në gjumë), familjet që zgjohen më vonë zakonisht kanë edhe një ndëshkim simbolik, ju mbyllet nga jashtë dera e shtëpisë.
Kjo Feste nuk i perket besimit Islam por eshte feste pagane .