Albanian Taekwon-do ITF Federation

Albanian Taekwon-do  ITF Federation Federata Shqiptare Taekwon-do I.T.F Cfare eshte TAEKWON-DO? Duhet te shenderohet menyra e qarte e sulmit ne funksion te trupit njerezor.

Ti japesh nje perkufizim ketij “ARTI MARCIAL”, nuk eshte e lehte, per me teper nuk eshte vetem nje menyre per tu vetmbrojtur e bazuar ne tekniken e kembeve, duarve dhe psikologji, por perfshin nje stil jetese qe te perball me njohjen e unit (vetvetes). Ne gjuhen letrare fjala Koreane Tae Kwon Do e ndare ne tre ideograma eshte arti i kombinimit te gjuajtjeve me kembe ne ajer dhe goditjeve me grushta duke vene ne funksion trurin . logo 1

TAE = Teknik kembesh (shkelma: te ndryshem, rotullues, ne ajer)

logo 2

KWON = Teknik duarsh (grushtim, bllok, goditje speciale)

logo 3

DO = art, psikologji

Nga kendveshtrimi praktik kjo njohje e thelluar e vetvetes, perforcohet nga nje stervitje e forte fizike, ku cdo praktikant duhet te gjeje ne vetvete forcen e permirsimit fizik, mendor dhe shpirteror. Pershtatja me Taekwon-do eshte e drejtperdrejt dhe e thjeshte, forca e saj e vertet rrjedh nga thjeshtesia e saj e dukshme. Levizjet e saj reflektojne moton e valeve te detit, ato jane te rrjedhsheme, pa ndalesa te papritura, lidhen ne nje harmoni teknikash qe lindin njera nga perfundimi tjetres. Teknikat fizike ne Taekwon-do bazohen ne parimet e shkences moderne dhe ne vecanti nga fizika njutoniane e cila meson te gjenerosh maksimumin e forces. Gjeneral CHOI HONG HI (Themeluesi i Taekwon-do, Grand Master Brez i Zi IX-Dan ) ka krijuar nje shumllojshmeri te pasur teknikash qe mund te perdoren ne cdo situate dhe qe bazohen ne parimet e meposhtme:

Cdo levizje ka si objektiv prodhimin e fuqise maksimale ne lidhje me formulat shkencore dhe parimit te energjise kinetike. Parimet qe qendrojne pas teknikave duhet te jen kaq te qarta ne menyre qe kush nuk e njeh Taekwon-do te jet i afte te dalloje nje levizje te sakte nga nje e gabuar. Largesia dhe menyra e cdo levizjeje duhet te jene te perkufiizuara saktesishte ne menyre per te realizuar nje sulm ose nje mbrojtje me efikase. Qellimi dhe metoda e cdo levizjeje duhet te jene te thjeshta dhe te qarta, per te lehtesuar mesimin e saj dhe procesin e mesimit. Metodat e mesimit racional duhet te zhvillohen ne menyre qe te gjithe te rinj dhe te moshuar, femra dhe meshkuj, mund te shijojne perfititmet e Taekwon-do. Menyrat korrekte te frymamarrjes duhet te mesohen duke rritur shpejtesine e cdo levizjeje dhe duke ulur lodhjen. Duhet pervetesuar goditja e cdo pike jetesore te trupit dhe duhet te jete e mundur te mbrohesh nga te gjitha llojet e sulmeve. Cdo levizje duhet te jete e lehte per tu zbatuar duke i lejuar studenteve te shfrytezojne Taekwon-do si nje sport dhe rikrijim. Duhet perqendruar dhe konsideruar vecanerisht promovimi i shendetit dhe pervetesimi i leksioneve. Cdo levizje duhet te jete ne harmoni dhe ritem ne menyre qe Taekwon-do te jete estetikisht e bukur. Pjesmarrja ne keto parime e bejne Taekwon-do nje art marcial, nje art te estetikes, nje shkence dhe nje sport. Gjeneral CHOI zbulon sekretet e stervitjes ne Taekwon-do qe cdo student duhet te imagjinoj ne menyre te qarte ne mendjen e tij. Te studiosh ne thellesi teorine e fuqise. Te kuptosh objektivin eshte menyra e cdo stervitjeje ne menyre te qarte. Te realizosh levizjen e syve, te duarve, te kembeve dhe frymemarrjen, ne nje aksion te vetem te koordinuar. Te zgjedhesh mjetet e sulmit ne menyre te pershtatshme per cdo pike jetesore. Te familiarizohesh me cdo pike apo largesi te duhur te cdo sulmi. Te mbash pak te shtendosura krahet dhe kembet gjate ekzekutimit te levizjeve, ndersa gjate kontaktit te tendosura ne maksimum sidomos ne goditjet “piston”. Pergjithesisht levizje duhet te filloje me nje levizje pak mbrapa, me perjashtim te disa aksioneve. Megjithate pasi te kemi filluar levizjen nuk duhet te ndalojme derisa te kemi arritur objektivin mbi kundershtarin. Te krijohen levizje me valezim (harmonike) duke perdorur ne menyre korrekte gjunjet. Frymenxjerrje e shkurter ne momentet e cdo goditjeje, me perjashtimin e rasteve ne levizjet: te ngadalsuara, te shpejta, te vazhdueshme dhe te njepasnjeshme.


“Te rrisesh te njeriu urtesine, te lindesh dhe te zhvillosh ne shpirtin e tij dinjitetin, vetedijen e aftesive te veta fizike dhe morale, duke e larguar nga cdo veprim i dhunshem dhe i padrejte, ky eshte fundi suprem i TaeKwon-Do ”
Nga Gjeneral CHOI HONG HI.

04/02/2025
The Academy of Martial Arts Korce, Albania
28/11/2024

The Academy of Martial Arts Korce, Albania

Gëzuar festat KOMBËTARENga Albanian Taekwon-do  ITF Federation
28/11/2024

Gëzuar festat KOMBËTARE
Nga Albanian Taekwon-do ITF Federation

24/10/2024

Welcom Albanian Taekwon-do ITF Federation 👊👊👊

KORCA OPEN TAEKWON-DO I.T.F 🥋🥇🥈🥉🏆🥊The Academy of Martial Arts Korce, Albania
02/10/2024

KORCA OPEN TAEKWON-DO I.T.F 🥋🥇🥈🥉🏆🥊
The Academy of Martial Arts Korce, Albania

Apollonia-Kwon Fier
06/09/2024

Apollonia-Kwon
Fier

Palestra Adi-Kwan Tiranë
04/09/2024

Palestra Adi-Kwan
Tiranë

Happy Birthday 🎂  Instructor 🎉Xheksonn Titini 🍾
15/08/2024

Happy Birthday 🎂
Instructor 🎉
Xheksonn Titini 🍾

Register NOW🥋👊
07/08/2024

Register NOW
🥋👊

Happy birthday instructor Endri Endri Dabërdini
27/06/2024

Happy birthday instructor Endri Endri Dabërdini

Address

Rr. Panorama
Tirana
1054

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian Taekwon-do ITF Federation posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Albanian Taekwon-do ITF Federation:

Shortcuts

Share