Universiteti i Arteve, Tirane

Universiteti i Arteve, Tirane Ju falenderojmë që vizituat faqen zyrtare të Universitetit të Arteve të Tiranës në Facebook.

🎓 Aplikimet Master 2026–2027 në Universitetin e Arteve Vijojnë aplikimet për programet e studimit të ciklit të dytë “Mas...
28/09/2026

🎓 Aplikimet Master 2026–2027 në Universitetin e Arteve

Vijojnë aplikimet për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”, “Master i Shkencave” dhe “Master i Arteve”, me kohë të plotë, për vitin akademik 2026–2027.

📌 Afati i aplikimit: deri më 5 Tetor 2026

🎭 Konkurset e pranimit: 7–9 Tetor 2026

📢 Shpallja e fituesve: 9 Tetor 2026

📝 Regjistrimi i fituesve: 14–16 Tetor 2026

Në publikim gjeni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, kriterin e gjuhës së huaj, rregulloret e konkurseve dhe informacionin e plotë mbi procedurat: 🔗 https://www.uart.edu.al/index.php?id=1556

📢 28 Shtator – Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për InformimÇdo qytetar ka të drejtë të kërkojë informacion publik dhe çd...
28/09/2026

📢 28 Shtator – Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim

Çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë informacion publik dhe çdo institucion ka detyrimin të përgjigjet brenda afateve ligjore.

Transparenca i jep zë qytetarit dhe përgjegjësi pushtetit.

Shpallet Thirrja për Mbështetje Financiare në kuadër të programit READ administruar nga AADF.Thirrja është e hapur për t...
24/09/2026

Shpallet Thirrja për Mbështetje Financiare në kuadër të programit READ administruar nga AADF.

Thirrja është e hapur për të gjithë pedagogët në Universitetin e Arteve dhe kolegët e tyre që ushtrojnë aktivitetin akademik jashtë vendit, sikurse dhe për kandidatët për fitimin e gradës shkencore “Doktor” në një prej programeve të ofruara nga Universiteti i Arteve.

Lexo më shumë: https://www.uart.edu.al/index.php?pg=faqe&id=1554&niveli=343

23/09/2026

📢 Njoftim – Universiteti i Arteve ka hapur thirrjen për konkurrim për përzgjedhjen e personelit akademik me kohëzgjatje të caktuar dhe me angazhim me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2026–2027.

🔗 Për kriteret, dokumentacionin dhe informacionin e plotë, konsultoni thirrjen:
https://www.uart.edu.al/index.php?id=1555

🎓 Universiteti i Arteve publikon listat e konkurrentëve pjesëmarrës në Raundin e II-të të konkurseve të pranimit për vit...
23/09/2026

🎓 Universiteti i Arteve publikon listat e konkurrentëve pjesëmarrës në Raundin e II-të të konkurseve të pranimit për vitin akademik 2026–2027, sipas rendit zbritës të pikëve të fituara.

📌 Regjistrimet për kandidatët fitues zhvillohen nga 25 Shtator deri më 4 Tetor 2026, në 5 faza 48-orëshe.

⚠️ Kandidatët fitues që nuk paraqiten në fazën e parë, më 25–26 Shtator, humbasin të drejtën e regjistrimit, duke ia kaluar atë kandidatëve të tjerë sipas renditjes.

🔗 Rezultatet dhe informacioni i plotë:
https://www.uart.edu.al/index.php?id=1553

21/09/2026

📢 Konferencë Ndërkombëtare Shkencore – IC-SIGHT UT 2026

Universiteti i Tiranës organizon konferencën ndërkombëtare shkencore:

“International Conference on Science, Innovation, Governance, Humanities and Technology” – IC-SIGHT UT

📅 Konferenca do të zhvillohet më 17–18 Dhjetor 2026.

📌 Afati për dorëzimin e punimeve dhe abstrakteve: 30 Shtator 2026

🔗 Për më shumë informacion:

Rethinking Education, Science and Society for Tomorrow. Tirana, 17–18 December 2026. Hybrid. Free registration.

🎓 Regjistrimi për konkurset e pranimit 2026 në UART – Cikli i Parë Bachelor, Raundi i II-tëRegjistrimi i konkurrentëve p...
18/09/2026

🎓 Regjistrimi për konkurset e pranimit 2026 në UART – Cikli i Parë Bachelor, Raundi i II-të

Regjistrimi i konkurrentëve për raundin e II-të të konkurseve të pranimit në programet e studimit të ciklit të parë Bachelor, në të tre Fakultetet e Universitetit të Arteve, kryhet pranë sekretarive mësimore:

📅 18 dhe 21 Shtator 2026
🕗 08:00 – 16:00

📌 Dokumentacioni i nevojshëm:

Mandati i pagesës së tarifës së konkurrimit
Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës

⚠️ Mund të regjistrohen vetëm kandidatët që figurojnë në listën e dërguar nga portali U-Albania.

🎭🎨🎼 Konkurset e pranimit zhvillohen më 22–23 Shtator 2026.

🔗 Informacion mbi tarifën, rregulloret dhe kriteret e konkurrimit:
https://www.uart.edu.al/index.php?id=1551

Hapen aplikimet për të gjithë kandidatët që duan të përzgjedhin programet e studimit në Universitetin e Arteve.Apliko: 1...
15/09/2026

Hapen aplikimet për të gjithë kandidatët që duan të përzgjedhin programet e studimit në Universitetin e Arteve.

Apliko: 15 - 17 Shtator
https://ualbania.al

Zgjidh Universitetin e Arteve!

👉 37 programe Bachelor në Arte të Bukura, Muzikë, Arte Skenike.
👉 I vetmi institucion i arsimit të lartë që ofron formim në të gjitha fushat e arteve.
👉 Zgjidh industritë krijuese.
👉 Zgjidh profesionet që kanë qasje të menjëhershme në tregun ndërkombëtar të punës!

Vëmendje: Kandidatët kanë mundësi të zgjedhin MË SHUMË se 1 (një) program studimi në Universitetin e Arteve.

“GJITHÇKA QË SHOHIM FSHEH DIÇKA TJETËR.”---------------------------------------------------------Artan Peqini · Artan Bu...
12/09/2026

“GJITHÇKA QË SHOHIM FSHEH DIÇKA TJETËR.”

---------------------------------------------------------

Artan Peqini · Artan Buca · Dea Tili · Gentian Tabaku Parid Dule · Orlis Vathi - Shpëtim Kërçova

---------------------------------------------------------

I ftuar i posaçëm: Gazmend Leka

Kurator Ardian Isufi

---------------------------------------------------------

INAGURIMI: 15 Shtator 2026 - Ora 19.00 | MAG Design - Art – Living

---------------------------------------------------------

Të shohësh nuk do të thotë gjithmonë të kuptosh.

Figura mund të bëhet simbol.

Objekti mund të bëhet metaforë.

Ngjyra mund të bëhet kujtesë.

Drita mund të bëhet mungesë.

Arkitektura mund të bëhet psikikë.

Hapësirë e zbrazët mund të jetë plot me atë që nuk thuhet.



Ekspozita nis me një qëndrim estetik nga René Magritte “Gjithçka që shohim fsheh diçka tjetër.”, si një paradigmë ekzistenciale e artit modern se ajo që na shfaqet nuk është domosdoshmërisht ajo që ekziston.

Imazhi na premton qartësi, por vetë piktura apo skulptura na ofron dyshim. Ekziston një shtresë tjetër e fshehur pas çdo dukjeje të kujtuar e imagjinuar ose e pamundur për t'u emërtuar.

Hapsira altenative e artit bashkëkohor në Galeria MAG nuk kërkon të zbulojë domosdoshmërisht atë që fshihet pas imazhit, përkundrazi e vendos shikuesin përballë vetë aktit të të parit midis të dukshmes dhe të padukshmes.

Vepra e artit në këtë kuptim është një sipërfaqe që ndërmjetëson dhe rikrijon realitetin.

Magritte na orienton se imazhi nuk është identik me objektin!

Por, çfarë ndodh kur artisti e përdor pikërisht këtë distancë për të krijuar një realitet të ri?

Këtu fillon territori i kësaj ekspozite dhe veprat nuk duhen lexuar vetëm për atë që paraqesin, por edhe për atë që refuzojnë të tregojnë. Fshehja bëhet një akt estetik dhe mungesa bëhet një formë pranie, si dhe boshllëku fiton peshën e një figure.

Ambiguiteti na afron aktin e perceptimit me mendimin e Roland Barthes në Camera Lucida që lidh përvojën e imazhit me atë që na prek përtej informacionit të drejtpërdrejtë, me “diçka” që papritur e çan sipërfaqen dhe e bën imazhin personal.

Ne shohim gjithnjë e më shumë dhe perceptojmë gjithnjë e më pak në këtë botë të mbingarkuar nga imazhet, kështu që ekspozita propozon një përqëndrim të shikimit.

Të qëndrosh përballë një vepre arti do të thotë të pranosh se ajo nuk të jep menjëherë një përgjigje. Ajo kërkon kohë. Kërkon të shohësh edhe atë që nuk është aty.

Realitet që nuk na thotë: “Ja çfarë duhet të shohësh.”

Përkundrazi, na pyet: “Çfarë nuk po sheh?”

Ndoshta, ky është misioni më i rëndësishme e artit!... jo të na japë një botë të shpjeguar, por të na bëjë të eksplorojmë mbi botën që mendojmë se njohim.

Sepse, çdo imazh është një prag. Përpara tij është ajo që shohim. Pas tij gjithçka që imagjinojmë dhe kujtojmë është pjesë e metafizikës tonë, pikërisht në atë hapësirë të padukshme fillon arti.

📢 Njoftim për regjistrimin e kandidatëve nga trojet shqiptare dhe kategoritë e veçantaUniversiteti i Arteve publikon inf...
08/09/2026

📢 Njoftim për regjistrimin e kandidatëve nga trojet shqiptare dhe kategoritë e veçanta

Universiteti i Arteve publikon informacionin mbi dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e kandidatëve nga Republika e Kosovës, kandidatëve me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, si dhe kandidatëve me statusin e personit me aftësi të kufizuara, statusin e jetimit dhe kandidatëve të pakicave rome dhe egjiptiane.

🔗 Informacioni i plotë:
uart.edu.al/regjistrime-trojet-kategori-te-vecanta

Address

Sheshi "Nënë Tereza", Nr. 2
Tirana
1019

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Universiteti i Arteve, Tirane posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Universiteti i Arteve, Tirane:

Shortcuts

Share