Albanian ICT Academy

Albanian ICT Academy Albanian ICT Academy
Computer Training School and Innovation Center

Albanian ICT Academy
Albanian ICT Academy ofron metodat më inovatore të edukimit në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Misioni ynë është të sjellim inovacion në edukimin e të rinjve dhe të apasionuarve, si dhe të zhvillojmë njohuritë e komunitetet në fushën e teknologjisë dhe shkencave kompjuterike në Shqipëri. Albanian ICT Academy ju jep mundësi studentëve dhe të rinjve të zbulojnë aftësitë e tyre në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të zhvillojnë këto njohuri nëpërmjet kurseve me teknologjitë më të fundit që ne ofrojmë. Akademia dhe MakerSpace i parë i hapur në Shqipëri ku ju jepet mundësia të gjithë të apasionuarve të rrisin njohuritë e tyre duke ju vënë në dispozicion laboratore me teknologji inovatore. Tek ne do të gjeni:
- Albanian ICT Academy: ofron formim profesional në fushën e teknologjisë së informacionit për të rinj dhe profesionistë.Formimi profesional do të fokusohet veçanërisht në Programim, Python, C/C++, Java, Android/IOS, Programim Web, Shkenca Kompjuterike, Teknologjitë 3D, Design, IT dhe Robotikë.
- Albanian Makerspace: hapësirë me teknologjitë më inovatore krijuese si Printerat 3D, Skanerat 3D, Qarqe Elektronike, Arduino, Rasberry Pi, Micro:bit, Picoboard të cilat do t’ju vihen në dispozicion të rinjve dhe të apasionuar nëpërmjet një laboratori për ti përdorur.
- Albanian ICT Summer Academy : Akademia e parë verore ku të rinjtë do të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese nëpërmjet teknologjive inovatore, punimeve handmade me materiale të riciklueshme dhe do të argëtohen.
- Albanian ICT After School : Pas mësimit ose në kohën e tyre të lire të gjithë fëmijët dhe të rinjtë mund të përdorin laboratorin Albanian MakerSpace për të zhvilluar krijimtarinë e tyre inovative me teknologjitë më të fundit dhe me punime të ndryshme që zhvillojnë me punonjësit tanë socialë.

🔛 Hapen regjistrimet për grupet e reja!💡Formojmë programuesit e së ardhmes! 🏆Trajnime, Projekte Ndërkombëtare në ICT, Fi...
22/09/2026

🔛 Hapen regjistrimet për grupet e reja!
💡Formojmë programuesit e së ardhmes!
🏆Trajnime, Projekte Ndërkombëtare në ICT, Fitues Medaljesh Botërore!
Kur fëmijët mësojnë programim, ata nuk mësojnë vetëm një gjuhë kompjuteri – ata mësojnë të mendojnë ndryshe, me logjikë, kreativitet dhe zgjidhje problemesh.
💻Ky kurs i dedikohet fëmijëve që duan të ndërtojnë bazat e teknologjisë dhe të zhvillojnë aftësi që do t’i shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

Grupmosha: 7-10 vjeç, 11-14 vjeç dhe 15-18 vjeç.

💡 Mëso duke u argëtuar.
🚀 Përgatitu për të ardhmen digjitale.

Komuniteti më i madh i ICT në Shqipëri të mirëpret dhe ty!

Për regjistrim na kontaktoni në numrin e telefonit ose ju mirëpresim në Albanian ICT Academy!
✍📱 +355695859758
📧 [email protected]

🇦🇱 BOI 2026-Proudly hosted in Tirana.BOI 2026-Një javë, një ekip, një kujtim që do të mbetet!Pas muajsh përgatitjesh, ko...
21/09/2026

🇦🇱 BOI 2026-Proudly hosted in Tirana.
BOI 2026-Një javë, një ekip, një kujtim që do të mbetet!

Pas muajsh përgatitjesh, koordinimi, takimesh, sfidash dhe shumë punë në prapaskenë, BOI 2026 u bë realitet.

Pas çdo detaji që u pa gjatë kësaj jave, ka qenë një ekip që ka punuar me përkushtim, përgjegjësi dhe mbi të gjitha me shumë zemër. 🤝

Faleminderit të gjithë Grupit të Punës të BOI 2026 për energjinë, durimin, fleksibilitetin dhe gatishmërinë për të zgjidhur çdo situatë që doli përpara nesh.
Faleminderit Komitetit Shkencor, Komitetit Teknik, Komitetit Organizativ, Vullnetarëve dhe secilit që ka punuar por nuk janë në këto foto 🙏🙏

Competitions, Talents, Innovation, Networking, Exchange.
Por mbi të gjitha… TEAMWORK. ❤️

Kjo nuk ishte thjesht organizimi i një Olimpiade. Ishte një eksperiencë që e ndërtuam së bashku dhe që do të mbetet pjesë e historisë së BOI në Shqipëri.

🇦🇱✨ Një javë e jashtëzakonshme. Një komunitet që do të mbetet.Tirana mirëpriti Balkan Olympiad in Informatics-BOI 2026, ...
21/09/2026

🇦🇱✨ Një javë e jashtëzakonshme. Një komunitet që do të mbetet.

Tirana mirëpriti Balkan Olympiad in Informatics-BOI 2026, duke i dhënë fund një jave të mbushur me talent, konkurrencë, teknologji, miqësi dhe shkëmbim kulturor. 💻🌍

Përgjatë këtyre ditëve, 75 konkurentë nga 18 vende u bashkuan në Shqipëri për të sfiduar njëri-tjetrin me dije dhe kreativitet, por mbi të gjitha për të krijuar lidhje që shkojnë përtej garës.

🏆 Sot duartrokasim fituesit dhe çdo konkurrent që dha më të mirën e tij.
🤝 Falënderojmë ekipet, mentorët, drejtuesit e delegacioneve, komitetin shkencor, komitetin organizativ, vullnetarët, partnerët dhe të gjithë ata që bënë të mundur këtë edicion.

🇦🇱 Dhe mbi të gjitha, jemi krenarë që Shqipëria u bë shtëpia e BOI 2026.

BOI 2026 mbyllet, por fryma e tij vazhdon:
Competitions. Talents. Innovation. Networking. Exchange.

Faleminderit, Tirana.
Faleminderit, Shqipëri.

Falenderim i veçantë për të gjithë partnerët dhe sponsorat tanë Ministrinë e Arsimit, Albanian ICT Academy, Agjencia Kombëtare e Rinisë, Tirana College of Technology, Eolymp, Jane Street, Credins Bank, Facilization, 355, Klinika Dentare New Smile, ACC GlobalFincorp, Karriera.app, EasyPay, Fation Plaku, Edu Tree, E3 Computer dhe Muzeu Shtëpia me Gjethe.

🏛️ BOI 2026 në Berat- Qyteti i 1001 Dritave! 🇦🇱Pas emocioneve të garës, delegacionet e Balkan Olympiad in Informatics 20...
20/09/2026

🏛️ BOI 2026 në Berat- Qyteti i 1001 Dritave! 🇦🇱

Pas emocioneve të garës, delegacionet e Balkan Olympiad in Informatics 2026 udhëtuan drejt një prej qyteteve më të bukura dhe historike të Shqipërisë – Beratit.

✨ Një ditë mes historisë, kulturës, arkitekturës dhe mikpritjes shqiptare, duke zbuluar një tjetër pjesë të bukur të vendit tonë.

Nga algoritmet te historia, nga gara te miqësia-BOI 2026 krijon kujtime që zgjasin përtej konkursit. 💙

🏛️ BOI 2026 në Shtëpinë e GjetheveNjë ndalesë mes historisë dhe kujtesës së Tiranës. Delegacionet e Balkan Olympiad in I...
20/09/2026

🏛️ BOI 2026 në Shtëpinë e Gjetheve

Një ndalesë mes historisë dhe kujtesës së Tiranës. Delegacionet e Balkan Olympiad in Informatics 2026 patën mundësinë të vizitonin Shtëpinë e Gjetheve, duke njohur nga afër një nga hapësirat më të veçanta të historisë shqiptare.

💻 Nga algoritmet dhe teknologjia te historia dhe kultura-BOI 2026 është edhe një mundësi për të ndarë përvoja, për të njohur Shqipërinë dhe për të krijuar kujtime përtej garës.

Faleminderit Shtëpisë së Gjetheve për mikpritjen dhe guidat profesionale!

HouseOfLeaves

💻🏆 TWO DAYS OF CHALLENGE BOI 2026Dy ditë me algoritme, logjikë, përqendrim dhe sfida të mëdha! 🚀Talente nga 18 shtete u ...
19/09/2026

💻🏆 TWO DAYS OF CHALLENGE BOI 2026

Dy ditë me algoritme, logjikë, përqendrim dhe sfida të mëdha! 🚀

Talente nga 18 shtete u përballën me sfidat e Balkan Olympiad in Informatics 2026, duke treguar aftësi, kreativitet dhe këmbëngulje. 🌍💡

Balkan Olympiad in Informatics BOI2026

🌍💻 Shqipëria mirëpret Olimpiadën Ballkanike të Informatikës!Talentet, pasioni dhe miqësia që bashkohen në BOI 2026! Nga ...
17/09/2026

🌍💻 Shqipëria mirëpret Olimpiadën Ballkanike të Informatikës!

Talentet, pasioni dhe miqësia që bashkohen në BOI 2026!

Nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë, 18 delegacione kombëtare janë mbledhur në Tiranë për të festuar fuqinë e informatikës, konkurrencës, inovacionit dhe shkëmbimit të dijes.

📸 Çdo delegacion sjell talent, energji dhe ëndrra të mëdha. Së bashku, ndërtojmë ura miqësie dhe frymëzojmë të ardhmen e teknologjisë! 🚀
Njihuni me 18 delegacionet kombëtare që janë bërë pjesë e kësaj eksperience të veçantë në Tiranë:
🇦🇱 Shqipëria
🇧🇦 Bosnja dhe Hercegovina
🇧🇬 Bullgaria
🇨🇾 Qipro
🇬🇷 Greqia
🇮🇹 Italia
🇲🇩 Moldavia
🇲🇪 Mali i Zi
🇲🇰 Maqedonia e Veriut
🇷🇴 Rumania
🇷🇸 Serbia
🇸🇮 Sllovenia
🇹🇷 Turqia
🇬🇪 Gjeorgjia
🇰🇬 Kirgistani
🇸🇦 Arabia Saudite
🇹🇲 Turkmenistani
🇺🇦 Ukraina

📍 Tiranë, Shqipëri
📅 14–20 Shtator 2026

Mirë se erdhët në BOI 2026! 🇦🇱

🇦🇱✨ Një fillim i veçantë për BOI 2026!Më 15 Shtator, u zhvillua Ceremonia Hapëse e Balkan Olympiad in Informatics 2026, ...
17/09/2026

🇦🇱✨ Një fillim i veçantë për BOI 2026!

Më 15 Shtator, u zhvillua Ceremonia Hapëse e Balkan Olympiad in Informatics 2026, duke i dhënë start një jave të jashtëzakonshme të teknologjisë, talentit, konkurrencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. 🌍💻

Shqipëria mirëpret këtë vit gjatë 14-20 Shtator Olimpiadëne 33 Ballkanike të Informatikës, me pjesëmarrjen e 75 konkurentëve nga 18 shtete.

🙏 Një falënderim i veçantë për të gjithë folësit dhe partnerët që nderuan me praninë dhe fjalët e tyre këtë ceremoni:

🎙️ znj. Herida Duro-Zëvendësministre e Arsimit,
🎙️ z. Mile Jovanov-President i Olimpiadës Ballkanike të Informatikës,
🎙️ z. Eduart Shalsi-Deputet i Kuvendit të Shqipërisë,
🎙️ z.Gjergj Simaku-President i Tirana College of Technology (TCT),
🎙️ znj.Sara Bodo-Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Rinisë,
🎙️ z.Alban Xhafaj-Drejtor IT, Credins Bank

🎭 Falënderojmë gjithashtu Shkollën e Baletit dhe Liceun Artistik për performancat e tyre artistike, të cilat sollën në skenën e BOI 2026 traditën dhe kulturën shqiptare.

Faleminderit të gjithë partnerëve dhe sponsorave që e bënë këtë moment të veçantë dhe që besojnë te fuqia e arsimit, teknologjisë, inovacionit dhe bashkëpunimit mes të rinjve. ❤️

🚀 18 Countries. One Olympiad. One Community.

Mirë se erdhët në BOI 2026! 🇦🇱🌍

📍 Tirana, Albania
📅 14–20 September 2026

🌍🇦🇱 Tirana welcomes delegations from 18 countries for the Balkan Olympiad in Informatics 2026! 🚀The teams have arrived a...
16/09/2026

🌍🇦🇱 Tirana welcomes delegations from 18 countries for the Balkan Olympiad in Informatics 2026! 🚀

The teams have arrived and the BOI 2026 journey officially begins-a week filled with competition, talent, innovation, friendship, networking and cultural exchange. 🤝🌍

🇦🇱 Tirana is ready.
💻 BOI 2026 is ready.
🌍 18 Countries. One Olympiad. One Community.

Welcome to Albania! ❤️🇦🇱

Sot festojnë ata që e kthejnë ☕ kafenë në kod dhe 💡 idetë në realitet dixhital! 💻🚀Nga 0 dhe 1 te teknologjitë që ndrysho...
13/09/2026

Sot festojnë ata që e kthejnë ☕ kafenë në kod dhe 💡 idetë në realitet dixhital! 💻🚀

Nga 0 dhe 1 te teknologjitë që ndryshojnë botën. 🌍✨

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Programuesve! 👩‍💻👨‍💻
Dita e 256-të e vitit. 💙

Address

Rr. Qemal Stafa, Pallati 31, Kati III
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 00:00 - 00:15

Telephone

+355695859758

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian ICT Academy posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Albanian ICT Academy:

Shortcuts

Share