Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar
Inteligjenca artificiale në arsim ngre çështje etike që lidhen me përgjegjësinë, transparencën, privatësinë, saktësinë e...
28/09/2026

Inteligjenca artificiale në arsim ngre çështje etike që lidhen me përgjegjësinë, transparencën, privatësinë, saktësinë e informacionit dhe integritetin profesional.
📌 Ky postim paraqet disa nga parimet kryesore që duhen njohur dhe mbajtur parasysh.

Institucionet e arsimit të lartë në të gjithë vendin janë shndërruar në vatër të rëndësishme ku mësuesit marrin dhe ndaj...
27/09/2026

Institucionet e arsimit të lartë në të gjithë vendin janë shndërruar në vatër të rëndësishme ku mësuesit marrin dhe ndajnë njohuritë profesionale!📚✨
Në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional, vijojnë intensivisht trajnimet sipas profileve përkatese lëndore. Fokusi kryesor i këtyre seancave mbetet përditesimi i kurrikulës për klasat 1, 6 dhe 10, me synim aplikimin e metodologjive më bashkëkohore në mësimdhënie.

💡Partnership-i me universitetet u ofron mësuesve tanë:
🎓Ekspertizë akademike të nivelit më të lartë: Ndërthurje e teorive më të fundit shkencore me praktikën e perditshme të klasës.
🤝Hapësirë per bashkëpunim: Shkëmbim përvojash dhe praktikash të mira ndërmjet kolegeve të të njejtit profil.
🚀Rritje të cilësise në mësimdhënie: Përgatitje direkte për zbatimin e kërkesave të reja kurrikulare në dobi të arritjeve të nënësve.

Përkushtimi i mësuesve tanë në këto trajnime është garancia më e mirë për një arsim cilësor dhe bashkëkohor!👏


🇪🇺Më 26 shtator, Evropa i kushton nje dite te veçante gjuheve dhe pasurisë së jashtezakonshme kulturore qe ato perfaqeso...
26/09/2026

🇪🇺Më 26 shtator, Evropa i kushton nje dite te veçante gjuheve dhe pasurisë së jashtezakonshme kulturore qe ato perfaqesojne.Dita Evropiane e Gjuheve, e organizuar me mbeshtetjen e Keshillit të Evropes dhe Komisionit
Evropian, synon të nxisë interesin per te mesuar gjuhe te ndryshme, te vleresoje larmine gjuhësore t Evropes dhe të forcojë mirekuptimin mes njerezve dhe kulturave. Kjo dite na kujton se të mësuarit e nje gjuhe te re nuk do te thotë vetem te mesosh fjale dhe rregulla te reja, por edhe te zbulosh menyra te reja te te menduarit, të komunikimit dhe te kuptuarit.
🌎Në kete edicion të 26-të, motoja “Gjuhët na bashkojnë!” sjell ne vemendje rolin e veçante që kanë gjuhët në afrimin e njerezve, ne kapercimin e dallimeve dhe ne krijimin e urave mes kulturave.

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e fazës së dytë të vlerësimit të performancës së Zyrave Vendore të Arsimit Paraun...
25/09/2026

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e fazës së dytë të vlerësimit të performancës së Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVAP), Drejtoria e Vlerësimit të Performancës dhe Programeve Kombëtare pranë ASCAP ka përcaktuar programin dhe kalendarin përkatës të zhvillimit të këtij procesi.

🎯 Vlerësimi i performancës së institucioneve administrative arsimore synon të sigurojë një përdorim më të strukturuar të të dhënave dhe evidencave në proceset e vlerësimit, të mbështesë përmirësimin e vazhdueshëm të performancës institucionale dhe të kontribuojë në forcimin e një sistemi arsimor cilësor, të orientuar drejt rezultateve.

🌍 Gjithëpërfshirja është përkatësi, pjesëmarrje, progres dhe sukses për çdo nxënës.🔎 Vlerësimi i saj ndihmon shkollën të...
24/09/2026

🌍 Gjithëpërfshirja është përkatësi, pjesëmarrje, progres dhe sukses për çdo nxënës.
🔎 Vlerësimi i saj ndihmon shkollën të evidentojë pengesat dhe të përmirësojë kulturën, politikat dhe praktikat gjithëpërfshirëse.
📌 PI-ja hartohet për vështirësi të përkohshme ose nevoja specifike që adresohen brenda kurrikulës së zakonshme, pa vlerësim nga Komisioni multidisiplinar (KMD).
📘 PEI-ja hartohet për nxënësit me aftësi të kufizuara, sipas rekomandimit të KMD-së pranë ZVAP-së, dhe miratohet nga Komisioni për nxënësit me aftësi të kufizuara në shkollë.
🎯 Nga prania në klasë te pjesëmarrja dhe suksesi i secilit!
🔗 Metodologjia e plotë:
https://www.ascap.edu.al/wp-content/uploads/2026/02/Metodologjia-e-gjitheperfshirjes.pdf

🎉👩‍🎓Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve të Shenjave!Çdo fëmijë ka të drejtë të komunikojë, të mësojë dhe të shprehë ve...
23/09/2026

🎉👩‍🎓Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve të Shenjave!
Çdo fëmijë ka të drejtë të komunikojë, të mësojë dhe të shprehë veten në gjuhën e tij.

Në këtë ditë, ASCAP rikonfirmon angazhimin për të çuar më tej, së bashku me Qendrën Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë, punën për zhvillimin dhe përdorimin e Gjuhës së Shenjave Shqipe në procesin mësimor.

📚 Java e Dytë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të MësuesveKëtë fundjavë vijoi me sukses java e dytë e traj...
22/09/2026

📚 Java e Dytë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve
Këtë fundjavë vijoi me sukses java e dytë e trajnimeve në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional për punonjësit arsimorë. Seancat trajnuese u zhvilluan në Dibër dhe Lushnjë, me një pjesëmarrje të lartë dhe përkushtim maksimal nga mësuesit pjesëmarrës.
Falënderojmë mësuesit dhe trajnerët për profesionalizmin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në rritjen e cilësisë së procesit mësimor! 👏
ArsimiParauniversitar

Vijon zbatimi i Programit Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve, PKZHPM 2026! Tashmë ka nisur faza e dytë e tr...
17/09/2026

Vijon zbatimi i Programit Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve, PKZHPM 2026! Tashmë ka nisur faza e dytë e trajnimeve për mësuesit e arsimit parauniversitar, e cila realizohet në bashkëpunim me 9 Institucione të Arsimit të Lartë. Deri në fund të vitit, më shumë se 20,000 mësues do të përfitojnë nga ky program i rëndësishëm.

Gjatë kësaj faze, pedagogët dhe ekspertët e universiteteve partnere do të vijojnë trajnimin e mësuesve, i cili ofrohet plotësisht falas. Trajnimet do të fokosohen në zhvillimin profesional bazuar në përditësimet kurrikulare për klasat 1, 6 dhe 10-të, si dhe në përdorimin e teknologjisë në praktikën shkollore për çdo lëndë.

Përmes këtij partneriteti strategjik me IAL-të, konsolidohet mbështetja e vazhdueshme për zhvillimin profesional të mësuesve dhe garantimi i një arsimi cilësor në të gjitha shkollat e vendit.

✅VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË DREJTORIT TË SHKOLLËS PËR NJË DREJTIM MË CILËSOR🎯 Nga standardet në praktikë. Nga vlerësimi...
16/09/2026

✅VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË DREJTORIT TË SHKOLLËS PËR NJË DREJTIM MË CILËSOR
🎯 Nga standardet në praktikë. Nga vlerësimi te përmirësimi.

Çfarë bën drejtori dhe çfarë rezultatesh sjell puna e tij? Vlerësimi shkon përtej përmbushjes së detyrave, duke lidhur cilësinë e praktikave drejtuese me mësimdhënien, arritjet e nxënësve dhe mirëqenien në shkollë.
🔎 Kritere të qarta. Dëshmi të verifikueshme. Vlerësim i argumentuar.
Protokolli ndërthur standardet profesionale, performancën e shkollës dhe vlerësimin e Këshillit të Prindërve, në një proces transparent dhe të orientuar drejt përmirësimit.
📈 Vlerësimi nuk përfundon te përcaktimi i një niveli performance.
Përmes reflektimit dhe planit të zhvillimit profesional, gjetjet shndërrohen në objektiva të matshme dhe veprime konkrete për përmirësimin e praktikave drejtuese.
📌 Pesë pamjet shoqëruese paraqesin aspektet kryesore të këtij procesi

Drejtim i përgjegjshëm. Përmirësim i vazhdueshëm.📈

📚🗒️Në kuadër të zbatimit të kurrikulës së përditësuar në klasat I, VI dhe X, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit...
15/09/2026

📚🗒️Në kuadër të zbatimit të kurrikulës së përditësuar në klasat I, VI dhe X, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) zhvilloi një sesion informues me drejtuesit e rrjeteve profesionale. Gjatë sesionit u prezantuan materialet mbështetëse të hartuara për zbatimin e kurrikulës së përditësuar, me fokus përdorimin e tyre në veprimtarinë e rrjeteve profesionale dhe në mbështetjen e mësuesve gjatë procesit të zbatimit të kurrikulës.
ASCAP do të vijojë mbështetjen e rrjeteve profesionale si një mekanizëm i rëndësishëm për zhvillimin profesional të mësuesve dhe zbatimin cilësor të kurrikulës në shkollë.

Address

Rr: “Naim Frashëri” Nr. 37
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar:

Shortcuts

Share

Category