Fondacioni Partneritet për Zhvillim

Fondacioni Partneritet për Zhvillim

Share

Every activity of human society that follows the road towards development, from the beginning to the highest level, is based in PARTNERSHIP...

“Partnership for Development” is conceived as the key instrument for the mobilization of all possible territorial resources in favor of improving living conditions of the communities living in that territory. While one presents a problem and the other one has the solution to that problem, only when they get together can achieve the status of the ‘problem solved’. Therefore the Foundation “Partners

Photos from Fondacioni Partneritet për Zhvillim's post 20/12/2025

Konferenca “Si ta zhvillojmë turizmin së bashku” u zhvillua në sallën e Kishës “Shën Gjon Pagëzuesi” në Pukë dhe mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore, aktorë të turizmit, ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të Kishës Katolike. Qëllimi i aktivitetit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i ideve për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajon.

Takimi u hap me një përshëndetje dhe prezantim të shkurtër të qëllimit të aktivitetit nga Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Partneritet për Zhvillim”, Dr. Tomë Preku, i cili theksoi rëndësinë e këtij forumi si një hap konkret drejt ndërtimit të urave të bashkëpunimit ndërmjet pushtetit vendor dhe operatorëve të turizmit.

Më pas, Famullitari i Pukës, Don Zef Marku, mbajti fjalën e përshëndetjes dhe udhëhoqi një moment lutjeje në kujtim të Monsinjor Simon Kullit. Në nderim të shpirtit dhe kontributit të tij për komunitetin dhe dioqezën, pjesëmarrësit mbajtën një moment reflektimi dhe lutjeje.

Konferenca vijoi me përshëndetje nga përfaqësues të autoriteteve vendore, përfshirë bashkitë Vau-Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz, të cilët vlerësuan rëndësinë e nismave të tilla për zhvillimin lokal, si dhe turizmin si një sektor me potencial të madh ekonomik dhe social.

Në vazhdim, u prezantuan rezultatet e arritura në kuadër të Projektit Renovabis nga Silvester Durgaj, Koordinator i Projektit. Prezantimi u shoqërua me një kolazh videosh nga zbatimi i granteve, i cili pasqyroi ndërhyrjet, përfitimet dhe ndikimin e projektit në komunitetet lokale.

Më tej, Dr. Shkëlzen Marku dhe Prof. Dr. Zef Gjeta prezantuan “Sfidat në procesin e zhvillimit të turizmit në rajonin e Dioqezës Sapë dhe qasjet për zgjidhje”, duke evidentuar problematikat kryesore dhe duke ofruar rekomandime konkrete për një zhvillim më të koordinuar dhe të qëndrueshëm.

Pjesa kryesore e aktivitetit ishte bashkëbisedimi i hapur me temë:
“Si mund të kontribuojmë më mirë në procesin e bashkëpunimit mes aktorëve të pushtetit vendor dhe operatorëve në fushën e turizmit”, ku u diskutuan problematika konkrete dhe u propozuan zgjidhje praktike. Diskutimi u pasurua nga ndërhyrjet e pjesëmarrësve, duke krijuar një dialog të hapur dhe konstruktiv.
Sesioni u moderua nga Dr. Tomë Preku dhe Dhurata Risto, Drejtore e Turizmit pranë Bashkisë Pukë.

Aktiviteti u mbyll me konkluzione përmbledhëse nga Don Zef Marku dhe Dr. Tomë Preku, të cilët theksuan nevojën për vazhdimësi të dialogut dhe bashkëpunimit mes të gjithë aktorëve të përfshirë.

Në përfundim, pjesëmarrësit u ftuan në një drekë të përbashkët, si një moment socializimi dhe rrjetëzimi ndërmjet aktorëve të turizmit.

Projekti “Zhvillimi Rajonal nëpërmjet turizmit, në zonat malore të Shqipërisë së veriut” zbatohet nga Fondacioni “Partneritet për Zhvillim” (PfD) në bashkëpunim me Dioqezën e Sapës dhe financohet nga Renovabis.

11/12/2025

Andrin Ndou, djaloshi nga fshati Palç në Lekbibaj që e ktheu traditën baritore në një sipërmarrje mikpritjeje 🏡

I rritur mes jetës së maleve, Andrin Ndou ka hapur dyert e stanit të familjes për turistët që kalojnë në zonë, duke ofruar një ndalesë të ngrohtë dhe autentike. Ai kujdeset për dele, dhi, lopë, derra, p**a dhe bletë, duke prodhuar djathë, mjaltë, mish e produkte të freskëta që i shërben vizitorëve.

Me mbështetjen e projektit, Andrini arriti të blejë pajisjet e nevojshme për mobilimin e hapësirave dhe funksionimin e fermës, duke e kthyer stanin në një vend më komod dhe të organizuar për pritje.

Sot, stani i tij është një pikë e rëndësishme mikpritjeje, ku vizitorët përjetojnë traditën, natyrën dhe punën e një të riu që po ndërton të ardhmen mbi vlerat e familjes dhe të vendlindjes.

Projekti “Zhvillimi Rajonal nëpërmjet turizmit, në zonat malore të Shqipërisë së veriut” zbatohet nga Fondacioni “Partneritet për Zhvillim” (PfD) në bashkëpunim me Dioqezën e Sapës dhe financohet nga Renovabis.

18/11/2025

Klejdi dhe Kristela Pjetri, dy profesionistë të rinj që po ndërtojnë standarde të reja në shërbimet fizioterapeutike të zonës 🏥✨

Të frymëzuar nga nevoja në rritje për shërbime cilësore shëndetësore dhe rikuperuese, Klejdi dhe Kristela Pjetri hapën një qendër bashkëkohore fizioterapie, duke kthyer pasionin dhe ekspertizën e tyre në një sipërmarrje të qëndrueshme dhe me vlerë për komunitetin.

Me mbështetjen è projektit ata arritën të pajisin qendrën me aparatura moderne terapeutike dhe të krijojnë një ambient profesional, funksional dhe të aksesueshëm për të gjithë.

Qendra e tyre u shërben jo vetëm banorëve të zonës, por edhe turistëve që vijnë për të eksploruar natyrën, të cilët pas aktiviteteve si hiking apo ngjitje, gjejnë këtu terapi rikuperuese, trajtime fizioterapie, masazhe relaksuese dhe kujdes të specializuar.

Me këtë iniciativë, Klejdi dhe Kristela po i japin zonës një standard të ri shërbimi, duke e kthyer qendrën në një pikë referimi për mirëqenien dhe kujdesin profesional.

Ky investim është një shembull i qartë se si mbështetja e duhur dhe vizioni i të rinjve mund të krijojnë shërbime cilësore, të nxisin zhvillimin lokal dhe të rrisin vlerën turistike të zonës.

Projekti “Zhvillimi Rajonal nëpërmjet turizmit, në zonat malore të Shqipërisë së veriut” zbatohet nga Fondacioni “Partneritet Për Zhvillim” (PfD) në bashkëpunim me Dioqezen e Sapës dhe financohet nga Renovabis.

06/11/2025

Zef Gjoni, nga fshati Karme, është një shembull frymëzues i një të riu që besoi se jeta në fshat mund të ndërtohet me dashuri, përkushtim dhe vizion.
Pas disa vitesh emigrimi në Itali, ai vendosi të kthehet pranë familjes për të krijuar mundësi të reja dhe për të zhvilluar turizmin rural në zonën e tij.

Sot, Zefi ka ngritur 5 shtëpiza mikpritëse, ku vizitorët gjejnë qetësi, traditë dhe ngrohtësi. Familja e tij kujdeset gjithashtu për bletët, duke prodhuar mjalte natyral që u ofrohet turistëve si pjesë e përvojës autentike të jetës në fshat.

Kjo nismë është një histori suksesi që tregon se si pasioni dhe puna e ndershme mund të ringjallin jetën në zonat rurale, duke i dhënë frymë të re komunitetit dhe traditave lokale.

Ne jemi krenarë që kemi mbështetur Zefin në këtë rrugëtim dhe e konsiderojmë historinë e tij si një frymëzim për shumë të rinj shqiptarë që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, në vendin e tyre.

Projekti “Zhvillimi Rajonal nëpërmjet turizmit, në zonat malore të Shqipërisë së veriut” zbatohet nga Fondacioni “Partneritet Për Zhvillim” (PfD) në bashkëpunim me Dioqezen e Sapës dhe financohet nga Renovabis.

22/10/2025

Dafina Biba, vajza nga Nënshati, që ktheu traditën në sipërmarrje agroturistike🏡

E frymëzuar nga përvoja në agroturizmin “Mrizi i Zanave”, Dafina Biba vendosi të ringjallë shtëpinë e vjetër të familjes duke e kthyer në një bujtinë të ngrohtë e autentike, një hapësirë ku mikpritja, tradita dhe puna e ndershme bashkohen në një përvojë unike për vizitorët.

Falë mbështetjes nga projekti, Dafina arriti të sistemojë dhe mobilojë bujtinën, duke e kthyer atë në një hapësirë të vërtetë mikpritjeje dhe traditë familjare.

Sot, bujtina e saj mirëpret turistë nga e gjithë bota, ofron produkte të freskëta nga ferma dhe përçon vlerat e turizmit të përgjegjshëm që ruan natyrën, nxit ekonominë lokale dhe promovon trashëgiminë kulturore.

Në Bujtinën e Dafinës, çdo vizitor përjeton shijen e fshatit, ngrohtësinë e mikpritjes dhe forcën e një vajze që ndërton të ardhmen me duart e saj.

Projekti “Zhvillimi Rajonal nëpërmjet turizmit, në zonat malore të Shqipërisë së veriut” zbatohet nga Fondacioni “Partneritet Për Zhvillim” (PfD) në bashkëpunim me Dioqezen e Sapës dhe financohet nga Renovabis.

18/10/2025
18/10/2025

Marko Prendi, Biologu që solli fluturat në Mjedë 🦋

Marko, është një i ri nga fshati Mjedë, në Bashkinë Vau Dejës, me profesion biolog i mjedisit. I udhëhequr nga dashuria për natyrën dhe dëshira për të ruajtur biodiversitetin, Marko ka krijuar kopshtin e parë të fluturave në Shqipëri.

Falë mbështetjes nga projekti, ai arriti të blejë materiale dhe të sistemojë hapësirën përreth kopshtit dhe ta kthejë në një oaz të gjallë plot ngjyra dhe jetë.

Iniciativa e Markos është shndërruar në një model suksesi në turizmin rural, duke u kthyer në një biznes të qëndrueshëm familjar që gjeneron të ardhura, krijon mundësi punësimi dhe promovon zonën e Mjedës si destinacion ekoturistik.

Vizitorët që vijnë këtu mund të shijojnë një kafe mes fluturave, të pushojnë në qetësinë e natyrës, të lexojnë një libër apo të zgjedhin dhurata të personalizuara me motive të fluturave, të punuara dhe të brendësuara sipas standardeve bashkëkohore.

Kopshti i fluturave i Marko Prendit është bërë një vend i veçantë që bashkon pasionin për shkencën, sipërmarrjen dhe dashurinë për natyrën, një hapësirë ku çdo vizitë sjell gëzim, frymëzim dhe ndjesinë e harmonisë me jetën.

🦋 Kopshti i Fluturave, një mrekulli që lindi në zemër të Mjedës.

Projekti “Zhvillimi Rajonal nëpërmjet turizmit, në zonat malore të Shqipërisë së veriut” zbatohet nga Fondacioni “Partneritet Për Zhvillim” (PfD) në bashkëpunim me Dioqezen e Sapës dhe financohet nga Renovabis.

03/07/2025

Albana Ukaj, është një artizane nga qyteti i Pukës, e cila me iniciativën e saj krijuese “Aiel Art & Craft”, fokusohet në prodhimin e qirinjve artizanal me përbërës 100% natyralë, të bazuar në dyllin e sojës. E frymëzuar nga kultura dhe traditat shqiptare, Albana krijon produkte unike, të punuara me dorë dhe të pasuruara me aroma natyrale, që sjellin ngrohtësi dhe autenticitet në çdo hapësirë.

Me ndihmën e projektit, ajo ka arritur të blejë materialet e nevojshme dhe të krijojë një punishte të vogël artizanale, ku zhvillon pasionin e saj për punën me dorë dhe artin tradicional. Ky hap ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e të ardhurave të familjes së saj, si dhe ka krijuar mundësi për angazhim më të madh ekonomik në komunitet.

Përveç aspektit ekonomik, Albana kontribuon edhe në jetën shpirtërore të komunitetit të saj, duke dhuruar qirinj për kishën lokale, si një formë mbështetjeje dhe solidariteti. Çdo qiri i prodhuar nga “Aiel Art & Craft” mbart një histori, një aromë natyre dhe një ndjenjë përkushtimi ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare.

Projekti “Zhvillimi Rajonal nëpërmjet turizmit, në zonat malore të Shqipërisë së veriut” zbatohet nga Fondacioni “Partneritet Për Zhvillim” (PfD) në bashkëpunim me Dioqezen e Sapës dhe financohet nga Renovabis.

20/05/2025

Emanuel Pjetri, është një i ri aktiv nga fshati Buzhalë në Pukë, prej vitesh ushtron me pasion profesionin e udhërrëfyesit të certifikuar për turistët, duke shoqëruar vizitorët në atraksionet natyrore të zonës, veçanërisht në majën e Murges, liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës.

Falë mbështetjes së projektit, Emanueli ka arritur të blejë dhe të sistemojë Kullën e Vjetër të familjes, duke e kthyer atë në një bujtinë tradicionale, e cila ruan arkitekturën dhe shpirtin autentik të zonës.

Projekti “Zhvillimi Rajonal nëpërmjet turizmit, në zonat malore të Shqipërisë së veriut” zbatohet nga Fondacioni “Partneritet Për Zhvillim” (PfD) në bashkëpunim me Dioqezen e Sapës dhe financohet nga

15/05/2025

Mirjana është një e re nga Puka, e cila, pas përfundimit të studimeve në Tiranë, ka zgjedhur të rikthehet në vendlindje me dëshirën për të dhënë kontributin e saj në zhvillimin e zonës, veçanërisht në sektorin e turizmit. E frymëzuar nga bukuritë natyrore dhe trashëgimia kulturore e Pukës, ajo ka ndërtuar një shtëpi prej druri, me vizionin për ta kthyer atë në një bujtinë mikpritëse për turistët vendas dhe të huaj. Përmes këtij projekti, Mirjana synon të krijojë një biznes familjar të qëndrueshëm që jo vetëm ofron një përvojë autentike për vizitorët, por gjithashtu kontribuon në gjallërimin ekonomik dhe social të komunitetit lokal.

Me mbështetjen e projektit, Mirjana arriti të sigurojë materialet e nevojshme për akomodimin dhe sistemimin e ambienteve të bujtinës. Ajo ka nisur arredimin e saj duke e përshtatur sipas standardeve të nevojshme për pritjen e turistëve, duke e kthyer këtë investim në një hap konkret drejt zhvillimit të një mikpritjeje cilësore dhe të qëndrueshme.

Projekti “Zhvillimi Rajonal nëpërmjet turizmit, në zonat malore të Shqipërisë së veriut” zbatohet nga Fondacioni “Partneritet Për Zhvillim” (PfD) në bashkëpunim me Dioqezen e Sapës dhe financohet nga Renovabis.

Want your school to be the top-listed School/college in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rruga "Xhemal Tafaj" 1/3
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00