Shkolla 9-vjeçare "Angela Merkel" Kamëz

Shkolla 9-vjeçare "Angela Merkel" Kamëz Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla 9-vjeçare "Angela Merkel" Kamëz, School, Bulevardi Blu, Tirana.

Sot, më 2 Tetor, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës, Shërbimi Psiko-Social, Oficerja e Sigurisë dhe Qeveria ...
02/10/2026

Sot, më 2 Tetor, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës, Shërbimi Psiko-Social, Oficerja e Sigurisë dhe Qeveria e Nxënësve zhvilluan një aktivitet sensibilizues.

Aktiviteti kishte në fokus ndërgjegjësimin e nxënësve për parandalimin e dhunës, respektin, tolerancën, mirëkuptimin dhe komunikimin pa dhunë.

Përmes bashkëbisedimit dhe mesazheve sensibilizuese, nxënësit u nxitën të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt, pozitiv dhe gjithëpërfshirës, ku çdo nxënës ndihet i respektuar dhe i mbrojtur.

Jo dhunës! Po respektit, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit!

30/09/2026
28/09/2026

Zëri i nxënësve merr jetë!

🗳️ VOTA IME ~ ZËRI IM! 🗳️📢 Sot, zëri i nxënësve u dëgjua!U zhvilluan zgjedhjet për “Kryetar të Qeverisë së Nxënësve”, ku...
28/09/2026

🗳️ VOTA IME ~ ZËRI IM! 🗳️

📢 Sot, zëri i nxënësve u dëgjua!

U zhvilluan zgjedhjet për “Kryetar të Qeverisë së Nxënësve”, ku 6 kandidatë prezantuan idetë dhe platformat e tyre.

Përmes një procesi të lirë, të fshehtë dhe demokratik, çdo nxënës shprehu zgjedhjen e tij, duke respektuar votën dhe mendimin e gjithsecilit.

Nga rezultati i votimit, u shpall fituese nxënësja ALTJANA MATMUJA, e zgjedhur si Kryetare e Qeverisë së Nxënësve! 👏🏻👏🏻
Të urojmë shumë suksese, ide të bukura dhe një rrugëtim plot bashkëpunim e përkushtim!

Së bashku, me zërin dhe idetë e nxënësve, ndërtojmë një shkollë edhe më të mirë! 📚

Në kuadër të *Ditës Evropiane të Gjuhëve, në shkollën tonë u zhvillua një veprimtari e veçantë, e cila solli në vëmendje...
25/09/2026

Në kuadër të *Ditës Evropiane të Gjuhëve, në shkollën tonë u zhvillua një veprimtari e veçantë, e cila solli në vëmendje Pasurinë gjuhësore, diversitetin kulturor dhe rëndësinë e komunikimit përmes gjuhëve të huaja*.
Nxënësit e shkolles sonë u bënë pjesë e një programi të larmishëm artistik, duke e përcjellë mesazhin e kësaj dite përmes poezisë, kërcimit dhe dramatizimit, duke dëshmuar kreativitet, përkushtim dhe aftësi të spikatura.
👏👏 Një falënderim i veçantë shkon për mësuesit e gjuheve te huaja bashkë me nxënësit të cilët kontribuan në realizimin e kësaj veprimtarie, duke e kthyer këtë ditë në një përvojë të bukur, edukative dhe frymëzuese!

Në kuadër të Javës Europiane të Sportit, Shkolla 9-vjeçare “Angela Merkel” zhvilloi aktivitete sportive me nxënësit e kl...
24/09/2026

Në kuadër të Javës Europiane të Sportit, Shkolla 9-vjeçare “Angela Merkel” zhvilloi aktivitete sportive me nxënësit e klasave të VIII-ta, me qëllim promovimin e aktivitetit fizik, bashkëpunimit dhe frymës sportive.
Djemtë zhvilluan një ndeshje futbolli, ndërsa vajzat një ndeshje volejbolli, duke krijuar një atmosferë të bukur sportive, plot energji, entuziazëm dhe fair-play.
Aktiviteti shërbeu për të nxitur tek nxënësit dashurinë për sportin, bashkëpunimin dhe një mënyrë jetese sa më aktive e të shëndetshme.

Sot, Shërbimi Psiko-Social dhe Oficeri i Sigurisë së shkollës shpërndanë te mësuesit një broshurë informuese mbi sigurin...
22/09/2026

Sot, Shërbimi Psiko-Social dhe Oficeri i Sigurisë së shkollës shpërndanë te mësuesit një broshurë informuese mbi sigurinë në shkollë, parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës.

Broshura synon ndërgjegjësimin e stafit për identifikimin e shenjave të dhunës, ndërhyrjen në kohë dhe raportimin sipas procedurave në fuqi.

Së bashku ndërtojmë një shkollë të sigurt, pa dhunë dhe me respekt për çdo nxënës.

15/09/2026

Bashkë me vitin shkollor, bëhemi gati të nisim edhe programin "Pas Shkolle" ku do të mësojmë, argëtohemi dhe krijojmë gjëra të bukura me duart tona 📖👨🏻‍🏫🧵🎨🪡

Të dashur prindër, nëse dëshironi që fëmija juaj të bëhet pjesë e këtij programi, regjistrimet përmes SMIP janë të hapura nga SOT deri më 25 shtator 📩

Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj deri në dy prej klubeve të mëposhtme:
🎵 Muzikë
💃 Kërcim
🎭 Teatër
🎨 Art pamor
🧵🪡 Zeje
të cilat bashkë me detyrat e shtëpisë do të kompletojnë përvojën e fëmijëve tuaj në shkollë dhe do t'i ndihmojnë të zbulojnë talente dhe aftësi të reja👩🏽‍🏫🎭👩🏼‍💻📚

Address

Bulevardi Blu
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjeçare "Angela Merkel" Kamëz posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla 9-vjeçare "Angela Merkel" Kamëz:

Shortcuts

Share

Category