Samad Ahmed Ghori

Samad Ahmed Ghori Teolog, përkthyes dhe studiues i gjuhës shqipe. Përkthyes i Kuranit të Shenjtë në shqip. Imam i xhamisë Bejtulevel, Tiranë

Samad Ahmed Ghori dedikoi jetën e tij për t’i shërbyer Islamit. Në vitet 1997 – 2004, ai kreu El-Xhamietul-Islamijje El-Ahmedije, në Kadijan, Panxhab të Indisë, studim shtatëvjeçar për teologjinë Islame dhe për krahasimin e feve. Më pas, një vit shërbeu edhe si pedagog pranë këtij fakulteti. Në vitin 2006, ai u caktua si imam i Xhematit Musliman Ahmedia në Shqipëri. Gjatë viteve 2007 – 2010, kreu fakultetin Gjuhë-Letërsi shqipe. Më pas, gjatë viteve 2012-2014, përfundoi studimet e Masterit në Gjuhësinë Historike. Ai përktheu në shqip Kuranin e Shenjtë me shpjegime, që u botua në nëntor të vitit 2023. Përktheu disa libra të tjerë nga gjuha urdu dhe anglisht në shqip, si “Si mund të gjendet shpëtimi nga mëkati?“, “Jeta e Muhammedit s.a.“, “Filozofia e mësimeve të Islamit“, “Kriza botërore dhe rruga drejt paqes“, “Thesari i lutjeve“, “Testamenti“, “Komentim i Sures El-Fatiha“, “Fitorja e Islamit“, “Dhjetë argumente për ekzistencën e Zotit” etj..

Përballë gazetarit Mustafa Nano në   TV
13/09/2026

Përballë gazetarit Mustafa Nano në TV

A ekzistojnë alienët? Çfarë thonë shkenca dhe feja për UFO-t | Kurani dhe
30/07/2026

A ekzistojnë alienët? Çfarë thonë shkenca dhe feja për UFO-t | Kurani dhe

A ekzistojnë a...

Tekdiri (Kaderi): A është e shkruar çdo gjë që bën njeriu? |
20/07/2026

Tekdiri (Kaderi): A është e shkruar çdo gjë që bën njeriu? |

00:00 Nëse Zoti të detyron të gabosh, atëherë pse të kërkon llogari...

03/06/2026

Fëmijët tanë nuk janë eksperiment shoqëror.

Udhëzimi i ri për terapinë hormonale në Shqipëri ngre pyetje serioze për familjen, fëmijët dhe vetë kuptimin e gjinisë biologjike.

Një gjë është të mbrojmë çdo njeri nga diskriminimi dhe t’i ndihmojmë ata që kanë gjendje të veçanta biologjike. Por krejt tjetër gjë është të hapet rruga që ndryshimi hormonal i gjinisë biologjike të normalizohet si zgjidhje shoqërore.

Në këtë kohë, prindërit duhet të flasin më shumë me fëmijët, t’i dëgjojnë dhe t’u shpjegojnë me dashuri të vërtetën për natyrën njerëzore, familjen dhe përgjegjësinë morale.

18/05/2026

Nevoja urgjente për të parandaluar luftë katastrofike globale

Pavarësisht nga realitetet shqetësuese globale që kam përshkruar, unë besoj fort se, ndërsa disa individë dhe kombe lakmojnë pushtetin, pasurinë dhe burimet e të tjerëve, zemra e përbashkët e njerëzimit thjesht dëshiron të jetojë në paqe. Prandaj, çdo person ka një rol për të luajtur dhe urgjenca e këtij roli rëndon më shumë nga dita në ditë. Siç tha Papa, një Luftë e Tretë Botërore ka filluar pjesë-pjesë dhe ne duhet të përpiqemi ta ndalim përhapjen e saj para se ajo ta përpijë të gjithë botën.

Përndryshe, kam frikë se përmasat e saj dhe humbjet e jetëve që do të pasojnë do t’i eklipsojnë shumë herë tmerret e dy luftërave botërore të mëparshme, duke arritur një nivel të pashembullt në historinë e njerëzimit.

Një katastrofë e tillë nuk do të jetë vetëm e jona. Hija e saj e gjatë dhe e frikshme do të errësojë horizontin e brezave të ardhshëm. Prandaj, ne nuk duhet të mendojmë vetëm për veten tonë. Përkundrazi, të gjithë kemi detyrë të mendojmë për botën që po lëmë pas për fëmijët tanë dhe për ata që do të vijnë pas nesh.

Le të veprojmë tani, që ata që do të vijnë pas nesh të trashëgojnë një botë paqeje dhe begatie, në vend që të mbajnë barrën e dështimeve tona. Le të veprojmë tani, që t’i kursejmë vetes shikimet qortuese të fëmijëve tanë, të cilët do të pyesin pse u lamë trashëgim një botë të përfshirë nga flakët.

Vetëm atëherë ky simpozium për paqen do ta ketë përmbushur premtimin e emrit të tij dhe nuk do të jetë thjesht një tubim synimesh të mira, por një pikë kthese në kërkimin e paqes. Në të vërtetë, është shpresa dhe lutja ime e thellë që ky event të shërbejë si një katalizator i vërtetë për paqen dhe drejtësinë, duke sjellë një ndryshim të qëndrueshëm në botë.

Allahu i Plotfuqishëm ia mundësoftë njerëzimit të kuptojë peshën e këtij çasti dhe të gjithë njerëzit, pavarësisht nga feja dhe bindjet e tyre, u bashkofshin në qëllimin e përbashkët për vendosjen e paqes në botë. Retë e errëta të luftës, që rrinë pezull kërcënueshëm përreth nesh, u shpërndafshin dhe ua lëshofshin vendin qiejve të kaltër të paqes, dashurisë dhe dhembshurisë!

Tri ajete ku   pohon se toka po rrotullohet | Kurani dhe   | Samad Ahmed Ghori
05/04/2026

Tri ajete ku pohon se toka po rrotullohet | Kurani dhe | Samad Ahmed Ghori

Kurani pohon se Toka është e rrumbullakët dhe nuk është statike, por vazhdimisht duke u rrotulluar rreth boshtit të saj, dhe rreth diellit. Ja tri argumente ...

05/04/2026

Humanity First UK në Gaza

18/02/2026
03/01/2026

i i Hazret Jusufit për të shpjeguar fenë

Në , Hazret a.s. përdori urtësi të veçantë: fillimisht i qetësoi bashkëvuajtësit, ua fitoi vëmendjen dhe vetëm pastaj i ftoi drejt Zotit. Ai e kuptoi momentin e duhur dhe nevojën e tyre, duke e kthyer një pyetje praktike në mundësi për tabligë. Një i qartë: tabliga e suksesshme kërkon maturi, kohëzgjatje të përshtatshme dhe kuptim të gjendjes së tjetrit.

Lexoni Islamin e vërtetë Online:
https://www.ahmadiyya-islam.org/al/

KURANI I SHENJTË | Lexoni Online Arabisht dhe Shqip
https://www.ahmadiyya-islam.org/al/kurani-shqip/

========================

02/01/2026

Fol për fenë Islame pa u bërë barrë për të tjerët | i bukur i Profetit a.s.

Më pas, Hazret Kalifi i Dytë i Xhematit sjell edhe shembullin e Profetit Muhammed s.a.v.s. Në fillim, kur Profeti a.s. bëri deklaratën, deshi t’u bënte tabligë banorëve të Mekës. Por, ata shmangeshin dhe nuk dëgjonin. Atëherë, Profeti a.s. organizoi një darkë. Profeti Muhammed s.a.v.s. deshi të bënte tabligë pasi t’i kishte ushqyer, por pas buke, ata u ngritën dhe u larguan. Atëherë Profeti s.a.v.s. përdori një mënyrë tjetër. Sërish organizoi një darkë, por kësaj here së pari i predikoi, se të shtrohej buka. Ata nuk kishin rrugë tjetër përveçse të rrinin ulur duke pritur ushqimin dhe kështu ai gjeti mundësinë që t’ua përcillte mesazhin.
Kështu, ky ajet i Kuranit na tregon metodën e predikimit të Profetëve. Prandaj, duke i ndjekur ata, gjatë predikimit dhe këshillimit duhet pasur gjithmonë parasysh që prediko, pa u bërë barrë për të tjerët, pa krijuar vështirësi për ta. Ky është parimi. Të thuash fjalën tënde të drejtë, por në atë mënyrë që të mos ta rëndosh tjetrin. Prandaj duhet të predikosh me urtësi dhe kjo është ajo që gjithmonë të kemi parasysh.

Lexoni Islamin e vërtetë Online:
https://www.ahmadiyya-islam.org/al/

KURANI I SHENJTË | Lexoni Online Arabisht dhe Shqip
https://www.ahmadiyya-islam.org/al/kurani-shqip/

Address

Tirana
1050

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Samad Ahmed Ghori posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share