Fakulteti i Mjekesise Tirane

Fakulteti i Mjekesise Tirane Faqja zyrtare e Fakultetit te Mjekesise, UMT

Një fillim i veçantë në Fakultetin e Mjekësisë: tri motra, një ëndërr për FarmacinëSot kemi kënaqësinë të mirëpresim në ...
25/09/2026

Një fillim i veçantë në Fakultetin e Mjekësisë: tri motra, një ëndërr për Farmacinë
Sot kemi kënaqësinë të mirëpresim në Fakultetin e Mjekësisë tri motra trinjake, të cilat kanë zgjedhur të studiojnë së bashku në programin e Farmacisë. Është një rast shumë i veçantë dhe një fillim i bukur për rrugëtimin e tyre universitar. Edhe pse vijnë së bashku dhe ndajnë të njëjtën ëndërr, secila prej tyre do të ndërtojë identitetin dhe profilin e vet profesional. Urojmë që pas disa vitesh t’i shohim të tria si farmaciste të zonja, në shërbim të shëndetit të qytetarëve.

🏅 Kur ekselenca kthehet në krenariKa arritje që flasin për rezultate të shkëlqyera, por edhe për vite të tëra pune, përk...
25/09/2026

🏅 Kur ekselenca kthehet në krenari
Ka arritje që flasin për rezultate të shkëlqyera, por edhe për vite të tëra pune, përkushtimi, këmbënguljeje dhe dashurie për dijen.
Në përmbyllje të këtij viti akademik, kemi kënaqësinë dhe krenarinë të veçojmë dy studentë ekselentë të Fakultetit të Mjekësisë, Enea Naska dhe Nora Osmënaj, të cilët, falë rezultateve të jashtëzakonshme të arritura përgjatë gjithë rrugëtimit të tyre universitar, kanë merituar Medaljen e Artë. 🏅🎓
Pas këtij suksesi qëndrojnë vite studimi intensiv, sakrifica, përgjegjshmëri dhe një përkushtim i vazhdueshëm ndaj mjekësisë. Medalja e Artë është simbol i kësaj pune dhe një vlerësim i merituar për standardin e lartë akademik që ata kanë dëshmuar.
Për ne, si Fakultet i Mjekësisë, arritje të tilla kanë një domethënie të veçantë. Ato na kujtojnë se misioni i universitetit nuk është vetëm të përcjellë dije, por të formojë profesionistë të aftë, të përgjegjshëm dhe humanë, të gatshëm për ta vendosur dijen e tyre në shërbim të pacientit dhe të shoqërisë.
Të dashur Enea dhe Nora, sot ju përgëzojmë për rezultatet tuaja, por mbi të gjitha ju urojmë që ekselencën që dëshmuat në auditor ta ktheni nesër në ekselencë në ushtrimin e profesionit të mjekut.
Le të jetë kjo Medalje e Artë jo vetëm kurorëzimi i një etape të bukur, por edhe fillimi i një rrugëtimi profesional me arritje edhe më të mëdha.
Urime dhe suksese në rrugën që keni përpara!
Fakulteti i Mjekësisë është krenar për ju! 🏅🎓

🎓 Përmbyllja e vitit akademik në Fakultetin e MjekësisëNjë tjetër vit akademik përmbyllet në Fakultetin e Mjekësisë, duk...
25/09/2026

🎓 Përmbyllja e vitit akademik në Fakultetin e Mjekësisë
Një tjetër vit akademik përmbyllet në Fakultetin e Mjekësisë, duke u finalizuar me një nga momentet më të rëndësishme dhe emocionuese të rrugëtimit universitar: mbrojtjen e diplomave nga studentët tanë.
Ky moment shënon kurorëzimin e viteve të studimit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme, por njëkohësisht edhe fillimin e një etape të re në rrugën profesionale të të diplomuarve tanë.
Mbrojtja e diplomës nuk është vetëm përfundimi i një cikli studimesh. Ajo dëshmon formimin akademik dhe profesional të fituar ndër vite dhe përgjegjësinë që profesionistët e ardhshëm të mjekësisë marrin përsipër ndaj pacientit, shoqërisë dhe vetë profesionit.
Për Fakultetin e Mjekësisë, përmbyllja e këtij viti akademik është gjithashtu një moment reflektimi dhe krenarie për punën e përbashkët të studentëve, pedagogëve dhe të gjithë stafit akademik e administrativ, të angazhuar çdo ditë në misionin e edukimit dhe formimit të brezave të rinj të mjekëve.
Urojmë që rrugëtimi që nis pas diplomimit të udhëhiqet gjithmonë nga dija, profesionalizmi, integriteti dhe humanizmi, vlera që qëndrojnë në themel të profesionit të mjekut.
Fakulteti i Mjekësisë ju uron suksese në çdo hap të rrugëtimit tuaj profesional! 🎓

IN MEMORIAMProf. Skerdi PriftiMe dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes së papritur nga jeta të Prof. Skerdi Priftit, ...
20/09/2026

IN MEMORIAM

Prof. Skerdi Prifti

Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes së papritur nga jeta të Prof. Skerdi Priftit, një prej figurave të shquara të gastrohepatologjisë shqiptare, pedagog i respektuar, mjek, shkencëtar dhe koleg i çmuar.

Largimi i tij i parakohshëm lë një boshllëk të madh në familjen e tij, në Fakultetin e Mjekësisë, në Shërbimin e Gastrohepatologjisë dhe në të gjithë komunitetin mjekësor shqiptar.

Prof. Skerdi Prifti i përkiste atij brezi mjekësh dhe pedagogësh që formimin profesional e shndërruan në një kërkim të vazhdueshëm të dijes dhe dijen e fituar e vunë në shërbim të pacientëve, studentëve dhe kolegëve.

I diplomuar në Mjekësi në vitin 1986 dhe me gradën shkencore PhD të fituar në vitin 1995, ai ndërtoi një karrierë të spikatur në gastrohepatologji, me një vëmendje të veçantë ndaj endoskopisë diagnostike dhe terapeutike.

Formimi i tij profesional u pasurua në qendra të rëndësishme ndërkombëtare. Si përfitues i bursave Fulbright, ai u formua në Georgetown University, Washington D.C., në fushën e endoskopisë diagnostike dhe terapeutike. Përvoja e tij amerikane, veçanërisht në endoskopinë e avancuar dhe ERCP, ishte pjesë e një formimi që Prof. Prifti e solli më pas në praktikën klinike dhe akademike shqiptare.

Dimensioni ndërkombëtar i veprimtarisë së tij u shpreh edhe në bashkëpunime shkencore me institucione në Danimarkë, Francë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në kërkimet mbi Helicobacter pylori dhe patologjitë gastrointestinale.

Përtej aktivitetit shkencor, Prof. Prifti mbajti përgjegjësi të rëndësishme profesionale dhe akademike. Ai drejtoi Njësinë e Endoskopisë pranë Shërbimit të Gastrohepatologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe shërbeu si President i Shoqatës Shqiptare të Gastrohepatologjisë. Prof. Prifti ishte drejtues i Departamentit të Sëmundjeve të Brendshme të Fakultetit të Mjekësisë për dy mandate, të cilin e drejtoi me mjaft profesionalizëm e përkushtim.

Prof. Prifti do të kujtohet si pedagogu që për shumë vite u përcolli dije brezave të studentëve dhe mjekëve të rinj, si klinicisti që bashkonte dijen shkencore me përvojën pranë të sëmurit, si kolegu me të cilin ndamë diskutimet profesionale, sfidat e mjekësisë universitare dhe një pjesë të rëndësishme të jetës sonë akademike.

Sot, Fakulteti i Mjekësisë humbet një pedagog të shquar, gastrohepatologjia shqiptare humbet një prej përfaqësuesve të saj të spikatur, ndërsa ne humbasim një koleg dhe mik.

Familjes së tij dhe njerëzve të tij më të dashur u shprehim ngushëllimet tona më të thella!

I paharruar qoftë kujtimi i Prof. Skerdit!
U prehshi në paqe i dashur Prof. Skerdi!

LISTA PARAPRAKE E KANDIDATËVE FITUESVE NGA TROJET DHE KUOTAT E VEÇANTA, QË KANË APLIKUAR NË PROGRAMIN E STUDIMIT "MASTER...
18/09/2026

LISTA PARAPRAKE E KANDIDATËVE FITUESVE NGA TROJET DHE KUOTAT E VEÇANTA, QË KANË APLIKUAR NË PROGRAMIN E STUDIMIT "MASTER I SHKENCAVE", NË "MJEKËSI E PËRGJITHSHME" DHE "FARMACI" PËR VITIN AKADEMIK 2026-2027

AFATI ANKIMIT 19-21 SHTATOR 2026 ORA 9.00-14.00

LISTA E KANDIDATËVE QË KANË APLIKUAR PËR TRANSFERIM STUDIMESH PROGRAMI MSC MJEKËSI E PËRGJITHSHME VITI AKADEMIK 2026-202...
17/09/2026

LISTA E KANDIDATËVE QË KANË APLIKUAR PËR TRANSFERIM STUDIMESH PROGRAMI MSC MJEKËSI E PËRGJITHSHME VITI AKADEMIK 2026-2027

NJOFTIM PËR ORARIN E TESTIMIT TË INFORMATIZUAR TË MATURANTËVE NË KUADËR TË PRANIMIT NË PROGRAMIN “MJEKËSI E PËRGJITHSHME...
14/09/2026

NJOFTIM PËR ORARIN E TESTIMIT TË INFORMATIZUAR TË MATURANTËVE NË KUADËR TË PRANIMIT NË PROGRAMIN “MJEKËSI E PËRGJITHSHME” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË TIRANË, KATEGORITË E VEÇANTA

Testimi do të zhvillohet pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Bulevardi "Zhan D'Ark", Nr.23, Tiranë, në datë 16.09.2026 dhe në orar sipas listës bashkangjitur.

NJOFTIM PËR TESTIMIN E INFORMATIZUAR TË MATURANTËVE NË KUADËR TË PRANIMIT NË PROGRAMIN MJEKËSI E PËRGJITHSHME NË UNIVERS...
11/09/2026

NJOFTIM PËR TESTIMIN E INFORMATIZUAR TË MATURANTËVE NË KUADËR TË PRANIMIT NË PROGRAMIN MJEKËSI E PËRGJITHSHME NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, KATEGORITË E VEÇANTA

Ju informojmë se në datën 16.09.2026, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH), do të zhvillohet testimi i informatizuar në kuadër të pranimit në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme”, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, kategoritë e veçanta.

Faturën për arkëtim për kryerjen e pagesës mund ta shkarkoni në faqen zyrtare të QSHA www.qsha.gov.al, në linkun:
https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2025/11/Fatura_provime.pdf

Ditën e zhvillimit të testimit të informatizuar, maturantët duhet të kenë parasysh dhe të jenë të pajisur me:
- dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë);
- faturën origjinale të pagesës së tarifës së testimit për llogari të QSHA-së;
- të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të testimit;
- ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter mos kualifikimi;
- ndalohet komunikimi me kandidatët e tjerë gjatë zhvillimit të testimit deri në marrjen e deklaratës së rezultatit;
- ndalohet lëvizja përtej vendit të përcaktuar për zhvillimin e testimit;
- firmosin deklaratën e rezultatit të marrë.

Kalendari i organizimit të testimit dhe orari i pjesëmarrjes në testim për çdo maturant, do të publikohennë vijim në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore http://www.qsha.gov.al/

Orari i pjesëmarrjes në testim do të jetë i përcaktuar dhe nuk do të mund të ketë ndryshime.

Kandidati ka të drejtë të ankimojë rezultatin, duke paraqitur ankesën me shkrim, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore brenda 1 (një) dite nga shpallja e rezultatit të testimit të informatizuar.

Ju urojmë Suksese!

Qendra e Shërbimeve Arsimore Institucioni Matura Shtetërore Njohja e diplomave, Arsimi i Lartë Njohja e diplomave, Arsimi i Mesëm Provimet e Shtetit QSHA-ja është institucion i posaçëm për organizimin, monitorimin, mbikëqyrjen e problemeve të reformës arsimore për sigurimin e cilësisë...

07/09/2026

Njoftim për studentët e regjistruar në vitin e parë “Mjekësi e Përgjithshme” për vitin akademik 2026-2027

Njoftohen të gjithë studentët e vitit të parë, Programi i Studimit “Mjekësi e Përgjithshme”, viti akademik 2026-2027, të regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në datat 26, 27, 28 gusht 2026, se duhet të paraqiten pranë Sekretarisë Mësimore sipas datave të përcaktuara në njoftimin e marrë gjatë proçesit të regjistrimit, ora 09.00-15.00. Çdo kandidat duhet të ketë me vete 5 fotokopje të kartës së identitetit.
SE K R E T A R I A

02/09/2026

Address

Rr. Dibrës, 371
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti i Mjekesise Tirane posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category