03/05/2026
Ermes Balili | Koncert Recital Pianistik
Për të gjithë ju, motra dhe vëllezër shqiptarë që jetoni në Itali, e veçanërisht në zonën e Friuli-Venezia Giulia.
Ditën e mërkurë, më 6 maj 2026, ju mirëpresim të bëheni pjesë e një mbrëmjeje artistike plot emocion dhe finesë.
Në koncertin recital pianistik të artistit të ri shqiptar, Ermes Balili, një talent i skenës ndërkombëtare, i cili numëron mbi 40 çmime prestigjioze dhe shquhet për virtuozitetin dhe ndjeshmërinë e tij artistike.
Nën moderimin e artistes Francesca Pascio, mbrëmja do të marrë një dimension edhe më të veçantë.
Ejani të përjetoni një atmosferë unike, të mbushur me elegancë dhe ndjeshmëri, dhe të shijoni magjinë e muzikës klasike.
Programi përfshin kryevepra të Mozart, Haydn, Chopin, Liszt dhe Brahms, në një rrugëtim të pasur artistik dhe emocional.
Jeni të gjithë të mirëpritur të bëheni pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë muzikore.
Informacion & Rezervime:
📍 Arena Musicae – Corte di Palazzo Ragazzoni, Sacile, Itali
📅 6 maj 2026
🕰 20:45
🎟 €5,00
📧 [email protected]
📞 +39 0434 088775