Dëshironi të organizoni një event por nuk dini nga t’ia filloni? Fëmija juaj ka ditëlindjen por nuk keni kohë t’i organizoni një festë të magjishme si në përralla? Mikesha juaj më e ngushtë është në pritjen e ëmbël dhe po mendoni t’i bëni një surprizë? BIM BUM BAM është celësi magjik në ditët tuaja më të veçanta duke ju ndihmuar në idejimin dhe organizimin e çdo detaji të eventit tuaj! Ne jemi pranë jush me ide origjinale, profesionalizëm dhe përkushtim për të përmbushur maksimalisht shijet dhe preferencat tuaja! Qendra BIM BUM BAM ofron shërbime të një cilësie të lartë në idejimin dhe organizimin e eventeve duke iu përgjigjur më së miri kërkesave dhe shijeve tuaja. Ne ju shërbejmë me besim, origjinalitet dhe përkushtim në organizimin e festave për fëmi (ditëlindje, përvjetore, pagëzime, 1 qershor, etj) si dhe baby shower. Mjafton të na lajmëroni për vendin, datën dhe orën dhe ne ju sjellim festën sic ju e keni ëndërruar. Kush tha që ëndërrat nuk bëhen realitet?! Shërbimet që ofrojmë:
o Ftesën e personalizuar me një mesazh pikant që lajmëron miqtë dhe të afërmit tuaj
o Dekorin sipas një teme të personalizuar (me foto, lule, objekte domethënëse, qirinj, guacka etj)
o Ëmbësirat e shijshme me ngjyra dhe forma të ndryshme
o Tortën me personazhin/ temën e përzgjedhur
o Dhuratat e personalizuara që do e bëjnë festën tuaj të paharrueshme për pjesëmarrësit
o Fotografin
o Animatorët që organizojnë lojra dhe kërcime të animuara për pjesëmarrësit
o Personazhet e përrallave që fëmijët dhe të rriturit i duan kaq shumë (Princesha, Borbardha, Mickey, Tweety etj)
o Muzikën e përzgjedhur sipas tematikës
o Tullumbacet me forma, ngjyra dhe printime
o Pikturim i fytyrës
o CD me fotot e shkrepura gjatë eventit
Na kontaktoni në adresën tonë në facebook ose në numrat e telefonit: 069 350 5359; 069 222 40 98
Ju mirëpresim!