Magjia e Fjalëve

Magjia e Fjalëve Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Magjia e Fjalëve, Child Development, Rruga Emin Harizaj, Tirana.

✨ Mirësevini në Klinikën Logopedike “Magjia e Fjalëve”! ✨

Në klinikën tonë do të ofrojmë:
🗣 Vlerësime dhe Terapi Logopedike
🧠 Terapi Zhvillimi & ABA
📚 Asistencë akademike

👍🏻 Na ndiqni për këshilla, informacione dhe magji ditë pas dite! ✨💙

10/09/2026

Spontaniteti është ai që synojmë gjithmonë edhe kur na ndërpret nga detyra në fletë. “Çfarë ke bërë Klaudia?!”🤣❤️

31/08/2026

💡Kur tregojmë pronësi, duhet të jemi të saktë deri në fund me emrin e përdorur. Shpesh përballem me këto gabime gramatikore, të cilat ndikojnë së tepërmi në gjuhën e fëmijës.

A e dini se shumë aftësi gramatikore nisin të zhvillohen natyralisht para moshës 2 vjeçare? 💬 AsistencëAkademike

10/08/2026

🫟😷🤦🏻‍♀️🧱😈⭐️ - Tingulli “ll” në mes të çdo fjale!

02/07/2026

Punuam me grupin bashkëtingëllor “SHT” te fjala “bishti”, duke numëruar dhe treguar bishtat e dinosaurëve. Rezultati? 15 përsëritje të sakta, pa asnjë nxitje! 💚

💚Për fillimin e terapisë, “bishti”, “poshtë”, “jashtë”, “shtëpi” dhe “shtatë” janë zakonisht fjalët që unë përzgjedh për të përvetësuar grupin bashkëtingëllor “SHT”.

💚Janë fjalë të njohura, të përdorura në jetën e përditshme dhe të lehta për t’u ilustruar gjatë lojës, duke i dhënë fëmijës shumë mundësi për përsëritje konkrete dhe motivuese.

23/06/2026

Kur ndjekim interesat e fëmijës, të mësuarit bëhet më natyrshëm. Ne fusim objektivat në lojë, nuk ndërpresim lojë për objektiva. 🦖

🔔Sot është një ditë për të rikujtuar që mënyra si flasim, si shohim dhe si reagojmë bën diferencë çdo ditë. 💙Pranimi fil...
02/04/2026

🔔Sot është një ditë për të rikujtuar që mënyra si flasim, si shohim dhe si reagojmë bën diferencë çdo ditë. 💙Pranimi fillon nga gjërat e vogla që themi çdo ditë!

08/03/2026

Kur në 2020 për herë të parë fola në telefon me Joanën, mamin e Kelvinit, ishim të izoluar në karantinë. Nuk e di sa minuta mesazhesh zanore dhe të shkruara kemi shkëmbyer. Mbi 200 video të dokumentuara.

Kur më në fund u takuam dhe nisëm terapitë, isha shumë krenare që Kelvin kishte nisur menaxhimin e sjelljes që në shtëpi, në mënyrën e duhur, me ndihmën e prindërve. Tanime do të vendosnim themelet e komunikimit verbal, që pasqyrohen edhe sot e kësaj dite.

Unë mbaj mend fjalën e parë të çunit tim, por edhe tënden, Kelvin. Ka qenë “Eja, eja”, kur këndonim këngën e qingjit të vogël.

Sot ti më surprizon çdo ditë me aftësitë e tua dhe spontanitetin tënd. E them përsëri: jam shumë krenare për ty dhe për prindërit e tu! jeni shembuj për t’u ndjekur!

Gëzuar 8-vjetorin, ! 💜

💜 Shpesh kur dikush hyn për herë të parë në ambientin tonë, shikon lodrat, ngjyrat, librat dhe thotë: “Sa bukur qenka kë...
06/03/2026

💜 Shpesh kur dikush hyn për herë të parë në ambientin tonë, shikon lodrat, ngjyrat, librat dhe thotë: “Sa bukur qenka këtu! Çfarë bëni ju këtu? Me çfarë merreni? Vetëm luajnë fëmijët?”
Dhe pyetja është shumë e kuptueshme. Nga jashtë duket si lojë. Fëmijët ndërtojnë me kuba, shfletojnë libra, imitojnë tinguj, ushqejnë kukulla, qeshin dhe lëvizin shumë.
🙋🏻‍♀️ Por ne në të vërtet nxisim një tingull të ri, një fjalë të parë, një kërkesë të thënë me zë, një kontakt më të gjatë me sy, një përpjekje për të komunikuar. Ndonjëherë është një fjalë e vetme. Ndonjëherë është vetëm një tingull. Por për atë fëmijë është një hap i madh.

💎Mos hezitoni të vini për një konsultë nëse keni pyetje mbi zhvillimin gjuhësor të fëmijës suaj. Asgjë nuk e zëvendëson ndërhyrjen e hershme!

20/02/2026

2️⃣➡️3️⃣Kalimi nga fjalët me 2 rrokje tek ato me 3 rrokje nuk është gjithmonë i thjeshtë. Shtimi i një rrokjeje kërkon më shumë organizim të tingujve, memorie fonologjike dhe koordinim në artikulim. Për disa fëmijë, kjo do të thotë të ngadalësojmë ritmin, të japim modele të qarta, ta ndajmë fjalën në rrokje dhe ta praktikojmë në mënyrë të përsëritur, kjo gjithmonë përmes lojës.

💡Mos harroni se kur fëmija argëtohet, përpiqet më shumë!

Address

Rruga Emin Harizaj
Tirana
1004

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 19:00
Friday 08:00 - 19:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Magjia e Fjalëve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share