14/09/2026
📚 Dita e parë e shkollës, një fillim i ri për nxënësit e shkollës 9 - vjeçare "Vajdin Lamaj" Domje, që sot nisin një tjetër rrugëtim drejt dijes, formimit dhe së ardhmes së tyre.
Në veçanti urojmë nxënësit e klasës së parë që nisën sot rrugën e gjatë të dijes dhe të edukimit shkollor.
📌 RREGULLAT E SHKOLLËS DHE PËRGJEGJËSIA
Respektoni rregulloren e shkollës, mësuesit, shokët dhe gjithë komunitetin shkollor. Çdo nxënës ka përgjegjësi për sjelljen dhe veprimet e tij.
📵 PËRDORIMI I TELEFONIT CELULAR
Telefoni celular nuk përdoret gjatë orës mësimore dhe në mjediset e shkollës, sipas rregullave të përcaktuara. Respektimi i këtij rregulli ndihmon në përqendrimin dhe mbarëvajtjen e procesit edukativ.
👕 KODI I VESHJES
Vishuni në mënyrë të përshtatshme, të rregullt dhe në përputhje me rregullat e shkollës.
🤝 RESPEKT, SIGURI DHE BASHKËJETESË
Komunikoni me respekt, përdorni gjuhë të përshtatshme, mos përfshini askënd në bullizëm dhe kujdesuni që shkolla të jetë një mjedis i sigurt dhe miqësor për të gjithë.
🥗 KUJDESI PËR SHËNDETIN
Zgjidhni ushqime të shëndetshme dhe të përshtatshme për moshën. Shmangni pijet energjike dhe kujdesuni për shëndetin tuaj.
📚 NJIHUNI ME SHKOLLËN DHE MUNDËSITË QË AJO OFRON
Njihuni me klasat, laboratorët, bibliotekën, SmartLab-in, mjediset sportive dhe hapësirat e tjera të shkollës. Shfrytëzoni çdo mundësi për të mësuar dhe për të zhvilluar talentet tuaja.
🌟 NJË RISI PËR KËTË VIT: “PAS SHKOLLE”
Programi “Pas shkolle” sjell mundësi të reja për nxënësit për të zhvilluar aftësitë, interesat dhe talentet e tyre përmes veprimtarive të ndryshme.
Së bashku për një vit të suksesshëm shkollor!