Sukůn

Sukůn Fondacioni për art, kulturë dhe edukim.

26/01/2026
05/12/2023
16/07/2023

- Ku mbeten përqafimet mbas ndarjes?
- Aty ku para ndarjes ishin.
Vërtet përqafohen në tokë
ata që në qiell përqafime kishin
Përqafimi është shpalosje,
njohje dhe mëshirim
Jo çdo bashkim trupash
arrin edhe në përqafim
Shpirtrat që janë njohur para trupave
për këtë janë dëshmitarë
Trupat që s'drejtohen nga shpirtrat
edhe në përqafim janë të ndarë. ~ Fatmir Muja

19/12/2022

Qielli përgjaket nga malli
Dhe tokën përshëndet me përmallim
Dielli dëshmon gjithnjë
Se çdo muzg është edhe agim
S'ka lindje dhe perëndime
Këto janë veç shfaqje për sytë
Për zemrën që ka gjetur veten
Nuk ka një çast të dytë
Të gjitha çastet janë një
Nuk ka bashkim, as ndarje
Veç kujt i lëndohet egoja
Dëshiron t'i kërkohet falje
Aty ku gjallon dashuria
Koha me kërkimfalje s'humbet
Veç çasti kur humbet koha
Është çasti që quhet jetë
Çdo nxjerrje fryme është vdekje
Që marrje e saj, ngjallje
Vetëdija për Frymimin
Është çasti që quhet Falje. ~ Fatmir Muja

01/10/2022

Kur një derë e braktisur
Mbas shumë kohësh të jetë hapur
Natyrisht, do të bëjë zhurmë
Ndryshku lidhëzat do t'ia ketë kapur
Sa zhurmë mund të bëjë një zemër
Kur të jetë hapur mbas shumë kohësh?
Do ta ndiejnë toka dhe qiejt
Tingujt e mallit do t'ia njohësh
Se atë që mban një zemër
Toka e qiejt nuk mund ta mbajnë
Veç kujt zemra i ka vdekur
Sytë prej ashkut s'do t'i qajnë. ~ Fatmir Muja

Address

Rruga E Bogdaneve, Vila 22, Nr. 2, Tirane
Tirana
1000

Telephone

+355682050015

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sukůn posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Sukůn:

Shortcuts

Share

Category