Detyra jonë nuk është të përgatisim nxënësit dhe studentët për diçka; detyra jonë është ti ndihmojmë ata të përgatisin veten për gjithçka – A.J.Juliani
Ndonjëherë nxënësit dhe studentët më inteligjentë nuk shkëlqejnë në testet dhe pranimet standarte, pikërisht sepse nuk kanë mendje standarte – Diane Ravitch
Me kaq shumë mundësi zgjedhje, konkurrencë të fortë dhe pasiguri se çfarë shkollimi dhe karriere është e duhura për ta, nxënësit dhe studentët ndihen të zhytur plotësisht. Ky ankth mund të çojë në vendime të gabuara që sjellin humbje të mëdha në kohë, para dhe energji. Ne jemi të specializuar në trajtim dhe menaxhim rasti per orientimin arsimor dhe profesional. Ne ndihmojmë nxënësit dhe studentët të gjejnë shkollimin, studimin dhe punën që i përshtatet më së miri personalitetit, vlerave, aftësive, interesave dhe sjelljeve individuale të tyre. Ne ofrojmë shërbime orientimi edukimi dhe karriere për nxënës, studentë dhe të rritur, për t'i ndihmuar ata të përcaktojnë qëllimet e tyre të karrierës dhe të krijojnë një plan për arritjen e tyre. Zbuloni studimet dhe karrierën që dëshironi të keni, shqyrtoni mundësitë tuaja dhe krijoni një plan si ta arrini! Orientimi arsimor dhe profesional ofrohet për individët duke filluar nga mosha 14 vjeç, që të bëjnë zgjedhjen e duhur të studimeve dhe ndjekjen e strategjisë së duhur për te gjetur shpejt punën e duhur. Duke njohur veten, me besim tek vetja ndërton që në moshë të re të ardhmen si profesionist i suksesshëm pa humbur kohë, energji e paratë dhe gëzon një jetë të shëndetshme. Anjeza Dishnica, psikologe, konsulente dhe pedagoge